Connect with Us

Plumb në kokë 26-vjeçarit/ Prangosen katër persona, në kërkim dy të tjerë

Kronika

Plumb në kokë 26-vjeçarit/ Prangosen katër persona, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka zbardhur sot detajet e ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku një 26-vjeçar u qëllua me plumb në kokë dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Në një deklaratë zyrtare, policia bën të ditur se ka zbarhdur ngjarjen dhe janë prangosur katër persona, për moskallëzim të krimit si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes.
“Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

LEXO EDHE:  Tenton të vjedhë në një banesë/ E pëson keq 36-vjeçari

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetssit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”./ CNA.al

U qëllua me plumb në kokë/ Ndërron jetë 26-vjeçari

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas motoçikletën/ Plagoset i moshuari

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësajtë diele në Belsh.

Një makinë ka përplasur motocikletën e për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.
I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohe që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestuan për ushtrimin e lojërave të fatit/ Gjykata cakton masën e sigurisë për disa të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për të arrestuarit e 20 shkurtit, në kuadër të operacionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Mësohet se Gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit dhe ka liruar disa prej tyre. Ndër ta, 84 janë administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizoheshin lojërat e fatit.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Fier.

Në total u arrestuan 115 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 24 dhe 2 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

LEXO EDHE:  Akademia e Sigurisë/ Certifikohen 25 trainerë për policinë FLO

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Disa nga masat e marra nga Gjykata:

-Ali Çaushi, arrest me burg.

-Ilirjan Balla arrest me burg.

-Redinel Hamolli arrest shtëpie.

-Erjon Kreka arrest me burg.

-Igli Spaholli arrest me burg.

-Klajdi Kuqo arrest me burg.

-Adi Murra arrëst shtëpie.

-Elvis Brahimi arrest me burg.

-Melaim Hyka arrest me burg.

-Endri Osmanaj arrest shtëpie.

-Taulant Reci arrest me burg.

-Haxhi arrest me burg.

-Erjon Muja arrest me burg.

-Klajdi Toska arrest shtëpie.

-Romir hamitaj arrest me burg.

-Ledion Malicka detyrim paraqitje.

-Klevis Dedja detyrim paraqitje.

-Isuf Tato detyrim paraqitje.

-Arjan Kasellari detyrim paraqitje.

-Drini Gora detyrim paraqitje.

-Denis Hysko detyrim paraqitje.

-Edrian Myftari detyrim paraqitje./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fyen dhe kundërshtuan policinë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të “fortët” në Bllok

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë vënë në prangat e bluve të kryqytetit, pasi kundërshtuan kontrollin e mjetit nga patrulla e policisë.

Sipas njoftimit, mësohet se në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet K.Rr., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç.

 Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja kush është viktima e atentatit në Kinostudio

LEXO EDHE:  Erion Braçe sulmon Policinë e Shtetit

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE