Connect with Us

“Për të mos u kthyer më kurrë pas”/ Mesazhi i fortë i Metës

Politikë

“Për të mos u kthyer më kurrë pas”/ Mesazhi i fortë i Metës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë sot, me rastin e përkujtimit të Ditës Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologji, që sipas tij shkaktuan mijëra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.

“Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre.”-shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, kreu i shtetit thekson se është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Postimi i plotë i Metës:

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.
Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre.
Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.
Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.
Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne.
Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.
Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.
Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria.
Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bie nga kati i gjashtë në Korçë/ Vajza në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente më parë.

Mësohet se vajza 30-vjeçare ka rënë nga taraca e një lokali dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije identiteti apo rrethanat se si e reja ra nga lartësia, por është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Festa e Flamurit/ Meta: Dita më e ndritur e historisë së kombit

LEXO EDHE:  Hetimi ndaj Metës/ Ironizon Agron Duka: "Ku ka më mirë se një gjyq publik"

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  Ngërçi për Kushtetuesen/ Bojaxhi: Rama dhe Meta shohin interesin personal, nuk besoj në parimet e tyre

LEXO EDHE:  Hetimi ndaj Metës/ Ironizon Agron Duka: "Ku ka më mirë se një gjyq publik"

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE