Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve duke ndotur bregun e Jonit!!!

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve duke ndotur bregun e Jonit!!!

Publikuar

-

Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, qe u ankorua sot ne Sarande e ka kapacitetin e serbatorit 1.2 milione litra karburant.

Per shkak te nje politike absurde fiskale Shqiperia ja u shet karburantin jahteve me 0.58 dollare per liter. Aq eshte sot. Arsyeja? Nafta e jahteve ne Shqiperi nuk paguan akcize 350 leke per liter, nuk paguan takse qarkullimi 270 leke per liter, nuk paguan tvsh 300 leke per liter. Nuk paguan asnje takse sepse konsiderohet rieksport.

Ne France, cmimi i naftes per jahtet sot eshte 1.54 dollare per liter sepse qeveria franceze i ka vene takse te posacme karburantit te jahteve si mall luksi qe jane. Dhe Saint Tropez eshte vendi ku ankorohen jahtet e pjeses derrmuese te pasanikeve te botes.

Ne Itali, cmimi i nafte per jahtet sot eshte 1.72 dollare per liter. Dhe Italia eshte nje nga vendet me te vizituara nga jahtet e pasanikeve per shkak te plazheve fantastike qe ka, vecanerisht Porta Cervo dhe Sardenja.

Morali? Me nje te mbushur te jahtit, Shqiperia i fali sheikut multimialirder qe erdhi sot disa ore ne Sarande 704 mije dollare. Llogaria: 1.2 milione litra x (1.54$-0.58$) = 704 mije $.

LEXO EDHE:  "Një muaj nga jeta e një rrogtari"/ Gazetari i përvishet qeverisë

Para 20 ditesh erdhi jahti i vellait te ketij po ne Sarande. Mori 600 mije litra karburant. 350 mije dollare te tjera te falura.

Nafta e ambulances 1200 leke takse per liter. Nafta e jahteve 0 leke takse per liter.
Une nuk e di se ca emri mund t’i vesh tjeter kesaj politike, pervecse cmenduri.

E dini sa jane perfitimet per turizmin nga kjo taksa? Zero. Pervec ndotjes se bregdetit nga jahtet qe vijne ketu dy ore sa te mbushen.

E dini pse behet gjithe kjo? Qe te fitojne leke ca te babezitur, te cilet i jane qepur Portit te Sarandes dhe ca agjenci turistike te zoteruara nga ca ish zyrtare ne konflikt te paster interesi. Kjo eshte e peshtire. Neveri.

Por pjesa me e ndyre eshte kur zarat e ketyre perfituesve, keta qe lepijne ndonje kocke, nisin e sulmojne te gjithe ata qe denoncojne kete padrejtesi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Koha kur opozita nuk është më një emër

Publikuar

-

Nga

Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republikës caktoi e 8 dhjetorin si datë ku do thërriste shqiptarët në protestë. Një datë që përkonte me lëvizjen studentore të vitit 1990. Arsyeja të mbrojnë Kushtetutën e vendit. U përmend aty për një vendimmarrje më të gjerë, pra qytetare. Madje dhe zgjedhja e presidentit të bëhet me votën e popullit. Një protestë që nuk u bë për shkak se ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Një fatkeqësi që i dërrmoi më keq shqiptarët por që i ra si flori me bollëk kryeministrit Edi Rama. Filloi një fushatë të fortë propagandistike, ku si përfundim u siguroi shqiptarëve një borxh të jashtëm për të gjithë ata që do lindin nga ky vit e deri në 2040-tën. Megjithatë të gjithë e quajnë sukses. Dhe për një shoqëri propagandë që nuk njeh brinjët e piramidave financiare të kreditimeve, suksesi është një masivitet me 2 gisht mjaltë përsipër. Afërmendsh nuk ishte më koha e tubimeve. Sot presidenti po bën të njëjtën gjë, ka ftuar shqiptarët më 2 mars, kjo përkon edhe me stinën, por edhe pranverat politike që tashmë janë bërë pjesë e ndryshimeve të mëdha në rajon e me gjerë. Dhentë Zoti dhe realizohet…, në sfond po kërcënon një virus famëkeq dhe Shqipëria po mbrohet përmes propagandës së një zonje me flokë të kuqe, kimi e gjallë, shkurt propagandë. Ajo që më bën përshtypje në gjithë këtë histori është qullosja e argumentave që jam edhe nuk jam me presidentin. Apo propaganda shtetërore që ka përmbledhur gjithçka në historitë e së shkuarës me florinj dhe vila të Ilir Metës, pra me Ilirin. Në fakt është presidenti që na e ofruan vetë nga një darkë ngjalash në pazarin e Tiranës, nuk është presidenti i zgjedhur nga populli. Aq sa shqiptarët ata që kanë mbetur qytetarë, jo pensionista partish, janë viktima të postulatit hip se të vrava, zbrit se të vrava. Edi Rama ka arritur në mënyrën më perfektë të krijojë instanca paralele megjithëse Shqipëria i ka. Të gjithë janë të magjepsur përshembull përballë OFL, kjo forcë që gjoja po mbledh paratë e krimit dhe të drogës, mbi deklarimin brenda 48 orëve të pasurisë. Por askush nuk pyet veten, përse Edi Rama dhe OFL-ja e tij nuk bastisin dhe vilat e politikanëve? Sipas Vetingut thuajse në masën 80% arsenali i juristëve shqiptarë nuk justifikonte pasurinë. Kjo i përjashtoi ata nga e drejta për tu zgjedhur në organet e reja të drejtësisë së ahtuqujtur të reformuar, por askush nuk pyeti përse nuk janë pjesë e OFL, a letrave të deklarimit të pasurisë për 48 orë. Askush nuk pyet veten se sa janë dëmet ekonomike nga gjyqet e humbura të qeverisë nga tritoli dhe mbyllja arbitrare e bizneseve të mëdha. Askush nuk thotë përse OFL-ja nuk i dorëzon edhe vet Edi Ramës një mandat 48 orësh për ta plotësuar?

Ky është rasti më i veçantë në historikun e protestave, një president nxjerr qytetarët në shesh. Janë të paktë popujt që Kushtetutën e kanë mbi çdo emër të përveçëm. Në historinë 30 vjeçare të demokracisë sonë, instancat paralele kanë qënë shkelje flagrante e saj. Shqipëria krijon një OFL, megjithëse ka një RENEA apo Grupi Shqiponja, krijon ligje paralele megjithëse i ka qartësisht në Kushtetutë. Madje thyen rekord të injorimit duke emëruar gjyqtarë të lartë në zyra rruge noteriale. Por qeveritë shqiptare krijojnë me shumicë instanca paralele madje sjellin si shembull Italinë e Benito Musolinit, manovrat drastike me Mafien, por që në fund rezultoi jo për të mirën e popullit italian. Por për konsolidimin e një shteti fashist me moton bindu dhe vepro. Viktimë e këtij fashizmi ishim edhe madje pasojat e tija i vuajmë edhe sot në raportet me Greqinë mbi të të ashtuqujturin ligji i luftës. Eshtë rasti i parë që një president kërkon të nxjerrë në shesh shoqërinë civile. Duhet ta bënte opozita por ajo ka hallin e Lulit, jo të shqiptarëve. Askush sot nuk di si ta konceptojë djegien e mandateve. Megjithëse qe sfida më bukur historike karshi një kuvendi të kapur totalisht nga krimi dhe mbetjet e diktaturës së proletariatit. Premtimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për listat e hapura, për një president nga populli, mbushi sheshet. Në këtë shpërndarje besimi ku pragu elektoral nuk është më populist si ai vitit 1992, qe një domethënie madhe. Por Luli preferoi këshillat e ca ambasadorëve jo vullnetin e shoqërisë. Dhe nëse vjen në pushtet do kemi një dështak të radhës si ky që kemi, jo atë që i duhet vendit. Kam përshtypjen se lideri që nuk e kupton se fija e ndan triumfin nga humbja, më shumë ka hallin e të ndenjurave të tija se sa të atyre që po flenë akoma në çadra. Nuk është e rastit edhe kjo heshtje për mos deklarimin se do dali apo jo opozita në shesh më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës. Megjithëse koha ka vërtetuar se opozita nuk është emri, a lideri aktual që ka, por rënia totale, pakënaqësia, aspiratat për progres.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Tanush Çaushi/ Ndizni motorin e ekonomisë

Publikuar

-

Nga

Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe prish natën, a nuk duhet që për çështje të tilla si ekonomia dhe investimet të kemi vetëm një stategji të vetme? Ekonomia kombëtare nuk mund dhe nuk duhet të jetë pre e interesave të ngushta të një mandati qeverisës, por një motor energjetik për zhvillimin e vendit.

Tashmë që është viti i shtatë i qeverisjes së majtë, pyetja më normale që u vjen ndërmend shqipëtarëve është:

– Çfarë keni realizuar në këto vite që u kemi dhënë besimin dhe të drejtën për të qeverisur? Çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë mund të bëhej më keq?

Duke mos dashur të marr përsipër rolin e gjykatësit, pasi është votuesi që e gjykon le të hedhim një vështrim të shkurtër realist për sferat më të rëndësishme siç është Ekonomia dhe Investimet dhe cilat janë arritjet dhe të metat që duhen rregulluar:

Ekonomia dhe Investimet:

Të metat kryesore:

Bie në sy mungesa e Investimeve të mëdha me financim publik. Autostrada të reja, Tunele dhe vepra të mëdha Infrastrukturore nuk janë ndërtuar. Nëse në qeverisjen e djathtë, u realizua rruga e Kombit, Tuneli i Elbasanit dhe shumë vepra të rëndësishme infrastrukturore, duket se mandati qeverisës do të mbyllet vetëm me krenarinë për Investimet e kryera me PPP-të.

Shkurtimisht kanë munguar Investimet e mëdha publike me financim nga buxheti dhe donatorët.

Ka pasur investime të vogla, por modeste për rolin e tyre në ekonomi.

Nga ana tjetër nuk kemi edhe investime të mëdha të huaja. Kujtojmë rolin pozitiv në ekonomi të TAP dhe HEC Devolli. Por këto projekte janë të periudhës demokrate dhe nuk ka kontribut qeverisja e majtë.

Rasti i biznesmenit të dhunuar që do investonte qindra miliona dollarë në gjirin e Lalëzit është rasti i klimës së keqe ndaj biznesit të huaj.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Projekti kriminal që hap zgavrat fiskale në të gjithë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Parlamenti vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta

Menaxhimi i projekteve nuk është në nivelin e duhur. Vihen re vonesa dhe mungesa në cilësi që nga hartimi i projekteve, prokurimi deri tek zbatimi i punimeve. Pra edhe menaxhimi çalon.

Lufta ndaj informalitetit është bërë me aksione dhe jo e qëndrueshme.

Mosnxitja e bizneseve të reja të mesme dhe të vogla.

Arritjet:

Arritja më e rëndësishme duket stabilizimi i pagesave dhe ulja e borxhit në pagesa ndaj biznesit.

Pagesat në Sistemin elektroenergjetik dhe Investimet në këtë sektor janë përmirësuar.

Edhe Ujësjellësi ka një rritje të arkëtimeve dhe investimeve, por mbetet shumë punë për të bërë.

Rritja ekonomike ka qenë pozitive, megjithëse e pandjeshme në jetën e qytetarëve.

Inflacioni ka mbetur në nivele të ulta.

Konkluzioni:

Përfundimisht si konkluzion i përgjithshëm është se ekonomia dhe Investimet nuk po ecin me ritmin e duhur që kërkon shoqëria dhe zhvillimi i vendit. Qeverisja e majtë në këtë drejtim nuk ka çfarë ofron më.

Nevojitet një strategji kombëtare për Ekonominë dhe Investimet e huaja në tërësi. Pamvarësisht kush është dhe do jetë në pushtet kjo strategji duhet të jetë në fuqi dhe ti rezistojë kohës.

Duhet që forcat opozitare dhe pozitare të bashkëpunojnë në këtët drejtim. Për rastin e menaxhimit të fondeve për tërmetin, duhet të menaxhohen në mënyrë bipartizane, sepse janë fonde që i takojnë kombit dhe jo partive politike dhe një qeverije të caktuar.

Pamvarësisht kontradiktave të shumta dhe mosmarrjes vesh, është e detyrueshme që për shumë çështje që tejkalojnë mandatet qeverisëse,të kemi një strategji afatgjatë dhevta zbatojmë atë.

Për çështje si ekonomia të merremi vesh dhe të hartojmë dhe zbatojmë një Strategji të vetme.

Ka ardhur koha dhe ka kaluar tashmë që duhet të ndezim motorim e ekonomisë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  Parlamenti vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta

LEXO EDHE:  “Fiks si ata tek torta për 100-vjetorin e pavarësisë”/ Gazetari “degjeneron” Gjonajn

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE