Connect with Us

Ndikimi i Jeromartirit Shën Kozma për çlirimin dhe pavarësinë e vendit

Sociale

Ndikimi i Jeromartirit Shën Kozma për çlirimin dhe pavarësinë e vendit

Publikuar

-

Shën Kozmai, ose Baba Kozmai emër me të cilin e pagëzuan shqiptarët, lindi në Etoli të Akarnanisë së Greqisë Qëndrore në vitin 1714 dhe vdiq si jeromonak orthodhoks i martirizuar me varje në fshatin Kolkondas të Shqipërisë, me urdhër nga Kurt Pasha i Beratit më 24 Gusht të vitit 1779. Turqit ia hodhën trupin në lumin Seman, por mbas tre ditësh atë e gjetën të krishterët dhe e varrosën me nderime në manastirin e shën Marisë, ku sot gjendet manastiri i hirshëm i shën Kozamait të Kolkondasit.

Ai përveç se një Jeromartir i Kishës Orthodhokse  është edhe një nga figurat qëndrore që ndikoi fort në zgjimin e ndjenjës kombëtare dhe fitores së pavarësisë në të gjithë popujt e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri. Si një apostull Pavël i dytë i cili predikoi Ungjillin e Krishtit nga Jeruzalemi deri në Iliri edhe Shën Kozmai me këtë zell apostolik bëri katër udhëtime apostolike me fjalë, mrekulli dhe profetësi, me urata dhe qortime në pjesën më të madhe të Greqisë, të Shqipërisë së Jugut dhe në pjesë të botës sllave. Në atë kohë të errët të pushtimit Osman gjendja në Epir dhe në Shqipëri ishte e frikshme , mbretëronte anarkia, tmerri nga pushtuesit turq të cilët me shpatë dhe taksa i kishin vënë përfund rajan, romejtë (të krishterët).

Pasojat e këtij pushtimi të dhunshëm dhe të zgjatur ndikuan edhe në anën fetare dhe morale të popullit, të cilët të detyruar nga kjo trysni shekullore, u konvertuan në islamizëm duke marrë fenë e pushtuesit, ose me forcë, ose për interesa ekonomike shmangie nga taksimi i madh, ose për ofiqe dhe pasuri të princave. Në mënyrë të veçantë ky proselitizëm i dhunshëm ndodhi në Epir dhe në Shqipëri, sepse turqit kishin shumë armiqësi ndaj shqipëtarve të cilët për 25 vjet nën udhëheqjen legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeut, thyen mitin e pamposhtur të osmanve dhe i dhanë zëmër popujve  të Europës që të përballen me turqit dhe ta ndalojnë marshimin e tyre drejt Europës Perëndimore.

Kthimi në isalm ishte në interes të pushtusve osman, sepse duke ndryshuar fenë e të pushtuarve ata njësoheshin me pushtuesit dhe kush kthehesh islam kishte përfitime në taksa, ofiqe ,pasuri itegritet shoqëror, madje ai quhej nështetas turk. Kthimi në islamizëm vazhdoi në Shqipëri deri në shek XVII-XVIII. Kjo frymë e mohimit shtohej vazhdimisht dhe në fund të shek XVII ka qënë një moment siç thotë një historian, për të cilin mund të gjykojmë nga fakte të ndryshme, se krishterimi rrezikohej të zhdukej nga një vdekje e heshtur në të gjitha viset e Turqisë.

“Më 1625, udhëtari italian Montealbano theksonte se ishte frika që brenda 10 vjetëve, të gjithë të krishterët e Shqipërisë të bëheshin myslimanë. Më 1690 një turist tjetër, Gerard Megern, shkruante se për çdo ditë pakësohej popullësia e krishterë dhe kishte frikë se mos do të zhdukeshin ata që do tatoheshin. Deri nga mesi i shek XVIII, vazhdonin në Shqipëri  kalimet në masë në islamizëm. Kjo periudhë karakterizohet nga tendenca e përgjithshme për t’u islamizuar. Turqia u shtëngua vetë për ta frenuar këtë tendencë, duke botuar dekretin përkatës. Dhe vetëm pas traktatit të Kuck Kainarxhi më 1774, kjo rrymë u përballua meqë Rusia filloi të interesohej për rajatë dhe t’i mbronte ata në mënyrë më sistematike. Megjithëatë, deri nga fillimi i shek XIX, takojmë islamizime, në masë në Epir dhe në Shqipëri.( Shkëputur nga libri: “Kozmai nga Etolia” me autor Fani Mihallopullu 1696)

Por kur kjo situatë proselitizmi masiv nuk ishte në interes të osmanëve të cilët me dekret përkatës e ndaluan këtë kthim masiv, sepse pushtuesve nuk u interesonte vetëm një fe në vend edhe nqs kjo ishte isalme, sepse nga njësimi i fesë kishin frikë për një bashkim dhe kryengritje popullore. Osmanllijve u interesonte përçarja nga ana fetare dhe që çoi dhe në një përçarje si komb, sidomos në Shqipëri. I vetmi mjet për të ruajtur indetitetin dhe bashkimin kombëtar për shqiptarët mbeti flamuri i shqipes, që i kujtonte popullit në subkoshiencën e tij kohrat e heroizmit , lirisë dhe pjesë së Perandorisë Bizantine.

Shën Kozmai, jeromonark orthodhoks i ardhur në këtë vend dhe në këtë situat ndikoi fort në ndalimin e islamizmit ashtu siç thuhet nga kronistët e kohës: “Në qoftë se shën Kozmai nuk do të vinte në Shqipëri, rrezikonin që të gjithë të ktheheshin mysliman”. Kjo i interesonte dhe Portës së Lartë sepse siç thamë ata nuk donin që të ktheheshin të gjithë mysliman dhe kështu i dhanë leje që Shën Kozmai të predikonte me bekimin e Patriarkut Ekumenik. Shën Kozmai, njeri intelektual me shumë mençuri dhe dije për kohën, por mbi të gjitha me urtësi hyjnore e shfrytëzoi këtë hapsirë që i lejuan osmanët dhe ndikoi jo vetëm në ndalimin e islamizmit në të gjithë vendin, por nxiti më anë të predikimeve të tij çlirimin kombëtar nga turqit. Shën Kozmai e dinte se besimi, shpresa dhe dashuria për Zotin e largon frikën,që e mban të sunduar një popull.

Nuk është e rastësishtme, por është providenca hyjnore që e nxiti at Kozmain të marrë leje zyrtare nga patriarku Serafimi i II, shqipëtari nga Delvina i cili e njihte mirë gjendjen  fetare, morale dhe shoqërore në Shqipëri dhe e nxiti  për të predikuar tek të krishterët në këto vende. Patrikut kaq shumë i  bëri përshtypje vendimi i shën Kozmait, saqë e shoqëroi tek porta e Patriarkanës dhe e bekoi.

Shën Kozmai me predikimin e thjeshtë dhe me shembulllin e jetës së tij asketike ishte një reformator i madh për kohën, ai shpresonte se besimi tek Perëndia realizon tek njeriu një ideal moral që do ta ngrejë në shkallë të lartë jetën shoqërore sipas moralit të ungjillit që përmblidhet i gjithi në:“ Duaje Zotin, duaje të afërmin si veten.” Duke dashur të afërmin njeriu do edhe mbron vendin që Zoti i ka falur për të jetuar. Kështu ai dalëngadalë do të vriste frikën në popull dhe do të zgjonte ndjenjën kombëtare për çlirim duke profetizuar me urtësi që turqit të cilët e përgjonin mos të kuptonin, ai thoshte : “Se e dëshiruara (çlirimi nga Turqia) do të bëhet në brezin e tretë,  do ta shohin nipërit tuaj.” (Profetësia e 4).

Ai duke përdorur fjalët dhe mësimet e Biblës, përpiqej të bashkonte popullin e përçarë që pushtuesi i kishte hedhur kundër njëri-tjetrit. Ai mësonte “të gjithë janë të lindur nga një atë (Adami), nënë(Eva), prandaj të gjithë janë vëllezër”. Ai mësonte sipas mësimit të Krishtit “ T’i doni armiqtë tuaj”. “Prandaj edhe ne kristianët besëmirë, duhet të duam armiqtë tanë, t’i falim, t’i ushqejmë, t’u japim ujë për të pirë, t’i lutemi Zotit për shpirtrat e tyre dhe athere t’i themi Perëndisë: “o Perëndia im të lutem të më falësh, sikur edhe unë i fala armiqtë e mi”, po nuk i falëm armiqtë tanë sikur edhe gjakun tonë të derdhim për dashurinë ndaj Krishtit, përsëri në skëterrë vemi.”(Mësimi 4). Kështu me mësime dhe herë me qortime ndaloi hakmarrjen midis popullit duke i bashkuar kundër armikut të përbashkët , pushtuesit që i sundonte prej kaq shekuj sipas parimit ”përça e sundo”.

Shën Kozmai si askush tjetër ndikoi në arsimimin e popullit të mbetur injorant dhe plot vese . Ai u thoshte: “Meqë dashurinë nuk e njihni duhet vëllezërit e mi të ngrini shkolla, sepse nëpër shkolla ushtrohen njerëzit dhe dinë të mësojnë se ç’është Zoti, ç’janë engjëjt e shenjtë, ç’është virtyti. Shkolla i ndriçon njerëzit, u hap sytë të krishterëve”. Ai në të gjithë vendet ku predikoi, edhe në Shqipëri ngriti rreth 210 edhe në një vend tjetër na thuhet 240 shkolla, një numër shumë i madhë për kohën kur ai veproi.

Kronikat për shën Kozmian na thonë se në vitin 1776 nga Parga kaloi në Sul streha e të gjithë trimave të krishterë të cilët u kallën datën turqve, ku gjatë luftës së fundit ruse-turke morën pjesë në kryengritjen e Himarës dhe nuk lejuan asnjë turk të shkelte në vendin e tyre. Ai u jepte zemër dhe durim trimave me profetësitë e tij se e dëshiruara (çlirimi nga turqia ) : “Me vështirësi do të vijë” ( Profetësi 16).

Shën Kozmai ndikoi me urtësinë e tij edhe tek Ali Pashë Tepelena i cili edhe pse një kaçak i fshehur nga Kurt Pasha, guxoi të bënte një pashallëk të pavarur nga Porta e Lartë. Ai guxoi sepse nga takimi që pati më shën Kozmain në shtëpinë e tij në Tepelenë në vitin 1779, shën Kozmai me profetësi e siguroi se ai : “Do të bëhesh njeri i madh, do të zotërosh të tërë Arvanitinë, do të nënshtorsh Prevezën, Gargën, Sulin, Delvinën, Gardhiqin dhe atë ushtrinë e Kurt Pashait. Do të lesh emër në Igumen”(Profetësia 115)

Por Aliu edhe pse arrtiti të bëhet i madh dhe krijoi një pashallak të pavarur dhe sovran duke i bëri karshillëk Portës së Lartë e duke u lidhur me europianët përsëri dështoi, sepse nuk ruajti një porsi të fundit që shën Kozmai i tha Aliut: “ Të mbash mend gjithmonë që t’i duash dhe t’i mbrosh të krishterët po deshe që pushteti yt të trashëgohet tek bijtë e tu.”

Pavarësisht nderimit që Aliu i dha shën Kozmait, ai nuk e ruajti këshillën e kujdesit Hyjnor, por u soll armiqësisht me të krishterët dhe ndikoi në proselitizmin islamik dhe në shpopullizimin dhe  kolinizimin e jugut me të tjerë banorë, duke bërë krime në fshatra të krishterë si Hormovës, Kardhiqit, Libohovës , Picarit, Lazaratit, Sulit.

Prandaj edhe Aliu e humbi pashallëkun dhe kokën e prerë ia çuan në Stamboll përpara sulltanit ashtu si shën Kozmai kishte profetizuar: “ Do të shkosh në qytet, por me mjekër të kuqe”. Shkatërrimi i pashallëkut të Aliut e dëmtoi çështjen e çlirimit kombëtar dhe e shtyu për gati edhe një shekull çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

Ali Pashë Tepelena kaq shumë e nderonte edhe i ishte mirënjohës shën Kozmait sa me urdhër të tij u ndërtua  Manastiri i shën Kozmait, siç shkruan nga Janina : “Pra të kujdeseni që të gjithë ta ndreqni ( Manastirin) dhe ju rumët e Beratit, të mëdhenj e të vegjël të ndimoni. Po ju shkruaj dhe Ibrahim Arapit t`ju ndimoj në çdo ndihmë në çdo punë. Të bëni sikurse iu shkruaj. Ju përshëndes. (Janar,më 12 Shtator 1814)

Imz. Fan.S.Nol një personalitet i spikatur jo vetëm fetar, por edhe i shtetit demokratik në Shqipëri ishte mirënjohës për veprën e shën Kozmait dhe e pranonte shenjtërinë e tij sa në botimin e “Kremtores” në Boston 1947 citon në parathënie këtë dedikim :“Përkthimin e kemi bërë lirisht , pas kuptimit dhe jo fjalë për fjalë , nga Greqishtja  me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilat i parafrazuam nga versioni Shqip i Krye-Hirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepiskop të Shqipërisë”.

Kanonizimi zyrtar i at Kozamit si shenjtor i gjithë Kishës Orthodhokse u bë më 21 korrik 1961 nga patriku Atinagora me origjinë shqiptare.

Kujtimi dhe  nderimi i këtij shenjtori të madh në ndërgjegjen popullore jo vetëm tek te krishterët, por edhe tek myslimanët tregojnë se shën Kozmai pati një rol dhe kontribut shumë të madh, jo vetëm të ruajë krishterimin apostolik orthodhoks në trevat e Shqipërisë, por si një arkitekt i zoti, vuri një gur themeli në çështjen e madhe të çlirimit dhe pavarësisë kombëtare që ndodhi ashtu siç e profetizoi ai : “Se e dëshiruara do të vijë kur të jenë dy pashka bashkë “ dhe në vitin 1912 kur shqipëtarët fituan pavarëisnë kombëtare nga pushtuesit shekullorë osmanë , vërtetë u kremtuan dy pashkë ( festa të mëdha ) bashkë, e kremtja e Ungjillizimit të Hyjlindëses Mari dhe Pashka, Ngjallja e Krishtit./ Miron Çako/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A na mbron maska nga koronavirusi?/ Këshilla se çfarë duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit është rritur frika për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, pasi deri tani në shtetin fqinj, Itali janë shënuar tre viktimat e para nga ky virus.

Njerëzit nëpër qytete, aeroporte kanë nisur të vendosin maska mbrojtëse, për të shmangur mikrobin e virusit të kalojë nga një njeri tek tjetri.

Por a na mbron maska nga koronavirusi?

Sipas Centre for Disease Control (CDC), maska të këtij lloji janë dizenjuar për të ndaluar përhapjen e stërkalave të virusit që mund të gjenerohen kur një njeri i infektuar flet, kollitet apo teshtin.
Këto stërkala, mund të transferojnë virusin tek personi i shëndetshëm nëse ai nuk ka një maskë të vendosur në fytyrë.

Në 2018-ën, ekspertë të Shëndetit Publik në Angli studiuan dhe arritën në përfundimin se efektiviteti i maskave është i kufizuar.

Sipas CBS NeËs, industria e maskave mbrojtëse është në kulmin e saj, pasi njerëzit po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve, por a na mbron nga Koronavirusi?
“Nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se mbajtja e një maske nga publiku i gjerë, sjell përfitime. Public Health Wales nuk do t’i inkurajonte njerëzit të blinin dhe të vendosnin një maske, përjashto rastin kur një mjek ua ka kërkuar diçka të tillë.”- është shprehur për BBC një prej përfaqësuesve të Shëndetit Publik në Uells të Britanisë së Madhe.

Por çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Lani duart rregullisht me sapun, evitoni sa të mundni prekjen e syve, hundës apo gojës.
Në këtë mënyrë do të parandaloni mikrobet që merrni nga sipërfaqja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se të gjitha informacionet për koronavirusin në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente dhe bën thirrje të mos besojnë mesazhet zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

 

LEXO TE PLOTE