LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta jep alarmin/ Bën thirrje për masa emergjente

23 Gusht 2019, 11:25, Kronika CNA
Meta jep alarmin/ Bën thirrje për masa emergjente

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja masive e zjarreve në Qarqet Gjirokastër dhe Lezhë

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Presidencës, thuhet se Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Gjithashtu kreu i shtetit i bën thirrje për personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t?iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t?u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga