LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I publikoi mesazhin për teatrin/ Aktorja përgënjeshtron Ramën “Nuk kam dhënë asnjë mendim”

23 Gusht 2019, 18:37, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme mesazhin e aktores nga Kosova Ilire Vinca, e cila sipas tij ishte shprehur për një Teatër të ri Kombëtar.

Mirëpo disa minuta më pas, ka reaguar vet aktorja e cila në një koment të lënë në mesazhin e publikuar nga kryeministri Rama, sqaron se nuk ka bërë asnjë koment për Teatrin dhe se është hera e dytë sipas saj që ndodh ky keqkuptim.

?Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!?, ishte mesazhi që publikoi Rama.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që kryeministri Rama del zbuluar nga aktorët.

Pak ditë më parë, një ngatërresë e ngjashme ishte dhe me qëndrimin e aktores Marjana Kondi, mesazhi i të cilës u deforma nga kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga