Connect with Us

Gjermania super-oferta për personelin shëndetësor shqiptar/ QSUT drejt zbrazjes

Sociale

Gjermania super-oferta për personelin shëndetësor shqiptar/ QSUT drejt zbrazjes

Publikuar

-

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor që ka prekur prej vitesh Shqipërinë rrezikon të përforcohet edhe më tej për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermiereve nga Shqipëria.

Para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e pa aplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë te vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri kundrejt një pagesë mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për rrogën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ato të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situatë një nga pavionet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30 për qind. Nga 23 infermierë që janë në organike gati 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Burrel/ Mjekët apelojnë: Nuk ka rezerva gjaku

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare sidomos infermierët shqiptare kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë. Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë  Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bene më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialiste ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohen 12 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

Sipas të dhënave, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30%  kimikate dhe toksina duke i bërë ato të rrezikshme për shëndetin.

Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje ftalat e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.

“Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin “CE”. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës.

Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin “CE”, është shprehur kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahiti për Klan Tv.

LEXO EDHE:  Koha për një mision gjerman në Ngushticën e Hormuzit?

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ I sëmuri merr stafilokokun në sallën e operacionit, mjekët kthejnë lekët

Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat, organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës. Ato futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin “CE” do të  asgjësohen.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE