Connect with Us

Gjermania dëbon gjithnjë e më shumë të huaj/ Zbardhen shifrat  

Bota

Gjermania dëbon gjithnjë e më shumë të huaj/ Zbardhen shifrat  

Publikuar

-

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Këto shifra i njoftoi në Bundestag Ministria e Brendshme Gjermane.

Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014. Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 4500 vetëve të largohen nga Gjermania. Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung”, Ministria e Brendshme e ka komunikuar këtë në Bundestag, pas një pyetjeje të partisë E Majta.

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Por po të hedhësh një vështrim në bazën e të dhënave të të gjithë të huajve të dëbuar ndonjëherë nga Gjermania, rezulton që vendin e parë e zë Turqia, me më shumë se 50,000 shtetas të dëbuar.

Kur një person merr një të ashtuquajtur “urdhër dëbimi”, atij zakonisht i kërkohet të largohet nga Gjermania brenda një afati të caktuar. Nëse ajo nuk e bën këtë, ai mund të dëbohet nga autoritetet, pra të nxirret me detyrim nga vendi. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri në fund të qershorit 2019 një urdhër të tillë dëbimi e kanë marrë gjithsej rreth 300,000 vetë. Rreth 30.000 vetë prej tyre në këtë kohë ndodheshin akoma në Gjermani, të tjerët qenë larguar vullnetarisht ose me detyrim.

Immigration Menschen Koffer Ausreise Reise Symbolbild (picture-alliance/dpa/H. Tittel)

Por midis 16 landeve federale ka dallime të mëdha : në Baden-Württemberg, vitin e kaluar u regjistruan gati 1.600 dëbime, kurse në Mecklenburg-Vorpommern,sipas gazetës ishin vetëm 12.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi - sfida e madhe e politikës dhe shoqërisë shqiptare

Kritikë nga e majta: “zhvillim fatal”

Zëdhënësja për politikën e brendshme e Grupit Parlamentar E Majta në Bundestag, Ulla Jelpke, e kritikoi ashpër praktikën e dëbimit. Ajo i tha “Neue Osnabrücker Zeitung” se “dëbimet përfaqësojnë një ndëshkim të padrejtë të dyfishtë, i cili kërcënon vetëm të huajt”.

Shpesh preken njerëz, të cilët e kanë qendrën e jetës së tyre në Gjermani. Rregullat u ashpërsuan për herë të fundit në vitin 2016, pas sulmeve në natën e Vitit të Ri në Këln. Numri i dëbimeve, që nga ajo kohë është rritur. “Ky zhvillim fatal duhet të ndalet,” kërkoi Jelpke./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili i mori jetën 9 personave dhe la pas 37 të plagosur.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Regjistrohet viktima e tretë në Itali

Publikuar

-

Nga

Është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Itali.

Sipas mediave vendase viktima është një grua nga Cremona.

Numri i të prekurve ka shkuar në 132 persona nga të cilët 89 janë në Lombardi dhe 24 në Veneto. 25 prej tyre janë shtruar në spital në kujdes intensiv.

Ndërkohë, veriu  i Italisë është vetëizoluar.

LEXO EDHE:  Kështu Europa ia fali borxhet Gjermanisë

LEXO EDHE:  Nga grabitjet me dhunë, te dëbimi nga Gjermania/ Zbardhen faktet e reja për vëllain e Ervin Salianjit

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

Publikuar

-

Nga

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve. Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë.

Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

LEXO EDHE:  A ka ndonjë lidhje mes azilkërkuesve, dhe kërcënimit nga emigrantët?

LEXO EDHE:  Nga oferta për emigracion deri tek futja e vizave - Debati për refugjatët nga Ballkani në Gjermani

Ndërkohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme: deri përpara pak ditësh, vendet evropiane po diskutonin hapat që duhen marrë për të mbrojtur veten nga “kërcënimi” i jashtëm. Por tashmë virusi, është këtu, dhe ka një potencial të fortë për tu shndërruar dhe një problem të brendshëm të Europës.

Komisionerja e shëndetësise e BE-së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme./TCH

LEXO TE PLOTE