Connect with Us

Gjata “kryqëzon” Ramën, Ballukun dhe Markun/ Duhet të përgjigjeni për këtë pyetje

Politikë

Gjata “kryqëzon” Ramën, Ballukun dhe Markun/ Duhet të përgjigjeni për këtë pyetje

Publikuar

-

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike ka reaguar sot në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Voprës, Agim Kajmaku, të cilin PD e akuzon se ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit.

Në një deklaratë për mediat, Gjata akuzoi kryeministrin Edi Rama se sipas tij është ai që i mbron dhe promovon trafikantët.

“Është vetë Edi Rama ai që mbron dhe promovon trafikantët. Edi Rama e di shumë mirë që Agim Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Edi Rama e di që Kajmaku ka probleme të hapura me drejtësinë greke dhe duhet të japë dorëheqjen. Edi Rama e di që është fakt se i përzgjedhuri i tij ka fshehur një procedim penal”-tha Gjata.

Më tej, Gjata i drejtoi një pyetje kryeministrit Rama, kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku, në lidhje me rastin e Agim Kajmakut.

“Pyetja drejtuar Edi Ramës, Arta Markut dhe Belinda Ballukut, është se “A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim në Greqi për vepra të rënda penale dhe a e ka fshehur këtë fakt Agim Kajmaku?

Kajmaku e fshehur, por këta të tre e kanë për detyrë të thonë të vërtetën”-tha ndër të tjera Çlirim Gjata.

Deklarata e plotë:

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ LSI drejt bashkimit me PS?

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bie nga kati i gjashtë në Korçë/ Vajza në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente më parë.

Mësohet se vajza 30-vjeçare ka rënë nga taraca e një lokali dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije identiteti apo rrethanat se si e reja ra nga lartësia, por është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Kryeministër i qeverisë tranzitore?/ Reagon Pandeli Majko

LEXO EDHE:  Rama i dërgoi mesazh pas vendimit të Gjykatës?/ Ja si përgjigjet Tahiri

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  Kryeministër i qeverisë tranzitore?/ Reagon Pandeli Majko

LEXO EDHE:  Fshehën 38 milionë lekë të ardhura/ Ndëshkohet subjekti, bllokohen 1.6 mln litra gaz

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE