Connect with Us

“Do ti vëmë flakën”/ Nuk përmbahet çuni i Fahriut

Politikë

“Do ti vëmë flakën”/ Nuk përmbahet çuni i Fahriut

Publikuar

-

Siç është bërë traditë, tashmë prej muajsh, banorët e Unazës kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë kundër projektit që prish banesat dhe bizneset e tyre.

Si çdo herë, me ta është bashkuar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, i njohur më tepër si çuni i paçepilafngrenësit me shumicë Fahri Balliu, ish gazetar militant i gazetës”Zeri i Popullit”, organ i partisë së diktatorit Enver Hoxha, aktualisht për turp e pafytyrësi polikëshilltar “part-time” i Lulzim Bashës e presidentit Meta.

Edhe këtë mbëmje, si gjithmonë çuni i Fahro paçe-pilafit nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa paralajmëroi edhe një aksion mbarëkombëtarë për përmbysjen e tij, një refren i bërë “bozë” tashmë për ata që janë të dënuar ta dëgjojnë, por jo për vetë analfabetin fuksional Balliu Junior.

“Ky sistem është në ditët e tij të fundit dhe Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për dhunën dhe vjedhjet që i kanë bërë qytetarëve shqiptar.

LEXO EDHE:  Klevis Balliu në mbrojtje të policisë

Opozita nuk do të harrojë asnjë vuajtje të këtyre qytetarëve.

Këta janë një grup kriminelësh që lëvizin lart e poshtë me makinat e tyre luksoze, dhe policia që nuk i përgjigjet ligjit nuk guxon ti ndalojë.

Unë e kam për nderë të jem këtu mes jush dhe do ta kem për nderë të jem edhe ditën që ata do vijnë të përballen me ju.

Unë ju ftoj ju banorët e Unazës të përgatiteni për aksionin mbarë kombëtarë që do të jetë vullkan. Do ti vejmë flakën këtij sistemi politik.

Ka ardhur kohë që pushtetarët e droguar dhe të inkriminuar si Edi Rama ti hapin rrugën sovranit, në të kundër prit sovranin të të marri para.

Nuk do të harrojmë asnjë koncesion e të tyre, asnjë vjedhje. Rama do të mbajë përgjegjësi”, ka qenë vargjet e recituara nga çuni i Don Fahro Balliut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet/ Banorët e gdhijnë nën çadra

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Banorët e Orikumit kryqëzojnë ministrin dhe kryebashkiakun

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Banorët e Orikumit kryqëzojnë ministrin dhe kryebashkiakun

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Banorët e Orikumit kryqëzojnë ministrin dhe kryebashkiakun

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE