LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demaskohet Reforma në Drejtësi/ Marku dhe Prela përfshihen në skandal?

23 Gusht 2019, 12:00, Politikë CNA
Demaskohet Reforma në Drejtësi/ Marku dhe Prela përfshihen

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media një ditë më parë, sipas të cilit Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë për dosjen 184.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?peshqit e mëdhenj?, u shpëtuan nga prokuroria në mënyrën më kriminale dhe sipas tij ky është demaskimi i plotë dhe pa alibi për Reformen në Drejtësi të Rilindjes.

Më tej, Vasili i drejton edhe disa pyetje kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe drejtueses së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela, të cilat sipas tij janë bërë ?memece? para këtij skandali të madh.

Postimi i plotë i Vasilit:

Goodbye Reforma dhe udhe te mbare per ne Diber!!

Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar per tre vjet dhe ku “peshqit e medhenj” kryeminister, ministra, deputete etj, qe i mori vesh gjithe bota dhe u shpetuan nga prokuroria ne menyren me kriminale eshte demaskimi i plote dhe pa alibi per reformen ne drejtesi te rilindjes qe zgjodhi Arta Markun me 69 vota.

Pse nuk e hetuan dhe cuan perpara drejtesise Arta Marku dhe Donika Prela per tre vjet dosjen 184?

Po ministrat dhe deputetet Gjykata e Dibres do ti gjykoje?

Po qe do pergjigjen deri ne nje per shperdorim detyre keta prokurore a e dine?

Po qe kane pergjegjesi shume te rende per moshetimin dhe mosdenimin e krimit zgjedhor a e dine?

Po qe nuk do ti fale askush dhe toleranca oer keta shperdorues detyre do jete zero a e dine?

Pres te te degjoj ndonje opinion edhe nga keta duartrokitesit e medhenj ne anglisht te reformes ne drejtesi.

Por, jo jo, keta jane memece edhe perpara skandalit sa nje mal.

Keta flasin vetem per “mrekulline imagjinare” te reformes ne drejtesi si e bukura e dheut te globit dhe “sukseset” e saj madheshtore ne shkretimin dhe shkaterrimin e drejtesise.

Euraliusi mund te transfetohet tash ne Diber!!

Reforma e rilindjes ishte kapje e drejtesise,pandeshkueshmeri dhe autostrade per kriminelet, kush nuk e sheh i placin syte, kush e sheh dhe e fsheh paste faqen e zeze.

Goodbye reforma ne drejtesi dhe udhe te mbare per ne Diber./ CNA.al

Lajmet e fundit nga