Connect with Us

Zgjidhja e krizës italiane/ Partitë kërkojnë më shumë kohë

Uncategorized

Zgjidhja e krizës italiane/ Partitë kërkojnë më shumë kohë

Publikuar

-

Në Itali, Presidenti Sergio Mattarella njoftoi se disa nga partitë politike i kishin bërë të ditur se kishin nevojë për më shumë kohë për të zgjidhur krizën qeveritare dhe shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe se ai u kishte thënë të ktheheshin përsëri të martën.

Duke folur para gazetarëve të enjten pas bisedimeve dy ditore, zoti Mattarella tha se shpërbërja e parlamentit ishte një vendim që nuk duhej marrë lehtë. Po të enjten, Partia Demokratike e qendrës së majtë vendosi të enjten kushte të vështira për krijimin e një koalicioni me Lëvizjen e 5-Yjeve, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës po përballet me trazira politike ndërkohë që qeveria e saj, e gërryer nga grindjet e brendshme, nuk arriti të rezistojë, duke bërë që kryeministri Giuseppe Conte të jepte dorëheqjen këtë javë. Kriza erdhi në një kohë që Roma do të fillonte përgatitjen e buxhetit të vitit 2020.

Rënia e qeverisë u shkaktua nga partia Lega e krahut të djathtë, kreu i së cilës Matteo Salvini e shpalli të vdekur koalicionin qeverisës, duke thënë se nuk mund të punonte më me 5-Yjet, partnerja e tij e koalicionit. Salvini bëri thirrje për zgjedhje, për të përfituar nga popullariteti në rritje, me shpresën se do të kthehet në pushtet si kryeministër.

Ai shpreson gjithashtu të nisë një fushatë të madhe shpenzimesh vitin tjetër dhe të sfidojë rregullat fiskale të Bashkimit Evropian. Megjithatë, synimi i tij mund të mos ketë sukses, sepse kreu i shtetit, Mattarella, do ta shpërndajë parlamentin vetëm nëse është e pamundur të formohet një koalicion tjetër, ndërkohë që tani 5-Yjet dhe Partia Demokratike shikojnë mundësinë e një marrëveshjeje për ta mënjanuar Salvinin. /Voa/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Historia-Tërmetet më vrastarë në Shqipëri/ Deri në 400 viktima

Publikuar

-

Nga

Tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Dëmet materiale qenë të mëdha.

Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 Prill 1979, ku një tërmet 8 ballë shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi. Por ky nuk ka qenë më vdekjeprurësi për qytetin verior. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti në Shkodër la pas 200 të vdekur.

Në 22 dhjetor të 1919-ës, lëkundjet tronditën zonën e Leskovikut, Konicës dhe zonat kufitare me Greqinë ndërsa nuk pati të dhëna për viktima, por dëmet ishin të mëdha.

Një vit më vonë, ishte radha e Elbasanit, ku u regjistrua një tërmet, i cili shkaktoi 14 viktima, mbi 300 të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Në 30 mars të 1921-shit, lëkundjet u ndien në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, por nuk pati të dhëna për dëme në njerëz, ndërsa dhjetëra shtëpi u rrënuan. Katër vite pas çlirimit të vendit, në gusht të 1948-ës, zona e Shkodrës u prek nga tërmeti dhe atëherë u raportuan një i vdekur dhe 27 të plagosur, por edhe dëme të mëdha, ku ndër të tjera dëmtime të shtratit të Bunës.

Në 1 shtator të 1959-ës, tërmeti përfshiu zonën e Myzeqesë. Në total janë dëmtuar 944 shtëpi, ndërkohë që shkatërrohen shumë objekte të tjera.

Pas 8 vitesh një tërmet i fortë tronditi zonën e Librazhdit dhe Dibrën e Madhe në Maqedoni. Atëherë u shënuan 12 të vdekur dhe 174 të plagosur, si dhe mbi 6,336 ndërtesa të shkatërruara.

Tërmeti i fundit i fortë është regjistruar në Tiranë në janar të 1988-ës, ku dëmet kryesore ishin në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.(TCH)

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vendimi i Gjykatës për Tahirin/ Si i shpëton burgut ish ministri

Publikuar

-

Nga

Pas gjashtë orësh pritje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka vendosur 5 vite burg që sipas gjykimit të shkurtuar përkthehen në 3.4 vite që konvertohen në shërbim prove.

Pra, Tahiri njihet fajtor për shpërdorim detyre nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vendimi për Tahirin/ Maks Haxhia: Gjykata nuk ka rrugë tjetër, të jap pafajësinë

Publikuar

-

Nga

Avokati i ish ministrit Tahiri, Maks Haxhia, ka theksuar se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.

“E them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie”, tha Haxhia për Open.

Më herët Haxhia  zbuloi arsyet e vonesës prej më shumë se pesë orësh të trupës gjykuese në dhënien e vendimit. Haxhia tha se vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar.

“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar. E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veçse të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia./CNA.al

LEXO TE PLOTE