Connect with Us

Video-“Do t’i zmbrapsim barbarët”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Lajm i Rekomanduar

Video-“Do t’i zmbrapsim barbarët”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.

Duke iu uruar Ditën e Pelegrinëve besimtarët bektashinj, kreu i qeverisë paralajmëron se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë ata që ai i cilëson se “barbarët e pangopur.”

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video nga Mali i Tomorri, ndërsa bashkangjitur shkruan “Mirëmëngjes dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por, qytetarët të cilët mesa duket janë të lodhur nga propaganda boshe e kryeministrit, pas këtij postimi kanë “shpërthyer” në komente kundër kreut të qeverisë.

“Shumë mirë që vendi ynë mund të jetojë me turizmin, prandaj nderto rruget. Po te permend dy vende shumë te frekuentuara, ku rruga eshte cope – cope: rruga e Komanit per te hyp ne traget per ne Valbone dhe Syri i Kalter”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Beje ate rrugen që shkon tek Abaz Aliu, se do tre dite te shkosh atje.
Dhe per ato guroret aty. Si shpejt u kujtove zotrote”.

“Si nuk vuri njeri dore per ate rrugen,13 km eshte turp mos te behet.”-shkruan një tjetër.

Por ashtu një qytetar shkruan “Ato tymrat qe dalin nmes te dites pse nuk i reklamon mor pis”.

Gjithashtu një tjetër shkruan “Serbi, greku po ta preke joooo, ti dhe rraca jote e keni ngrene dhe tani thoni mos ma prek”./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Historinë nuk do ta shkruajë Elisa Spiropali/ Qytetarët i tregojnë vendin Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, edhe mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet një video ku propagandon punët e “mëdha” që pretendon se po bën qeveria e tij.

“Mirëmëngjes dhe me kantieret e Programit Kombëtar të Rindërtimit të 300 QENDRAVE SHËNDETËSORE për qarkun Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.


Por, qytetarët të cilët duke se janë të lodhur nga propaganda boshe e kreut të qeverisë kanë shpërthyer në komente e kritika të forta.

Një qytetar shkruan “Shiko edhe pak rrogat se të ikën të gjithë. Do bëhesh vet edhe doktor tani. Për 2-3 vite gjuha shqipe do jetë gjuhë zyrtare në spitalet gjermane.
Përshëndetje të përzemërta nga Berlini jot i dashur!”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Mirë që ndertoni por te pakten mos publiko video ku punetoret punojne si spiderman, pa asnje mase sigurie ne çati.”.

Një tjetër qytetar rikthen vëmendjen te mungesa e ujit të pijshëm, ndërsa shkruan “Erdh gje ujti??? Edhe pak muaj 2020 shqiperia ka ankesa akoma per uje per drita.. triste realtà!”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ai ka publikuar një intervistë ku flet për cështjen e negociatave, një qytetar shkruan “Duhen me shume vepra jo vetem fjale si puna juaj”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan se e gjithë klasa politike shqiptare n aka lënë pas gjithë Europës, në këto 29 vite tranzicion.

“Pyetja qe shtrohet është shumë më e thjeshtë se 15 minuta video qe ke postuar! Ç’farë keni bërë ju (e gjitha klasa politike PS, PD, LSI) këto 29 vite? E kuptoni se sa qesharakë bëheni që jepni premtime bosh edhe lëmosh popullit? Të gjithë e dimë qe Shqipëria është shumë larg plotësimit të standarteve për t’iu bashkuar Europës. Ndoshta ti ke pjesërisht përgjegjësinë, që ne nuk ndodhemi ende në Europë, as kemi për të qenë për të pakën 10-15 vite akoma. Që të jemi realistë.”-shkruan qytetari.

Gjithashtu një tjetër shkruan “Shoku Kryeminister. Nje gje duhet te dini,se kohen e blen dhe gazetaret dhe tv i blen . Por historine nuk e bleni dot dhe ate nuk ka per ta shkruar Elisa Spiropalla,ju do jeni njeriu me i keq ne historine e shqiperise. Mund qe qeshni te shani ofendoni,por historia do ku ju vleresoj negativ….”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“The Indipendent” zbulon letrën kërcënuese/ Shantazhi i Veliajt për Bechettin i kushtoi 140 milionë euro shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

E përditshmja prestigjioze britanike “The Indipendent”, i ka kushtuar një artikull shterues mbylljes së televizionit “Agon Channel” nga qeveria “Rama”, ku pas një përshkrimi telegrafik të ngjarjes, ka zbuluar një letër kërcënuese që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar në adresë të medias.

I zemëruar nga mbulimi që televizioni në fjalë i kishte bërë dasmës së tij që cilësohej si “luksoze” dhe “e sofistikuar”, Veliaj nuk ka ngurruar që të kanosë stafin drejtues, duke i shpallur madje armiqësi në emër të qeverisë. “Nuk e kuptoj pse po ma bëni këtë? Ju po më detyroni të jem armiku juaj. E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye.”- citohet të jetë shkruar në letrën e Veliajt.

Sipas “The Indipendent”, ishte pikërisht kjo letër që shënoi pikënisjen e mospajtimeve midis qeverisë dhe televizionit, që u përshkallëzua më tej nga tensionet midis qeverisë shqiptare dhe Francesco Becchetti-t për investimet e tij në sektorin e energjisë. Qasja kritike dhe ndër të tjera, transmetimi i disa lajmeve përmes të cilave ngrihej pretendimi për mashtrim në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ku përfshihej publikimi mbi një qytetar që votonte 20 herë me karta identifikimi të ndryshme, patën rol vendimtar në vendimin e qeverisë për “asgjësimin” e “Agon”-it.

Në shkrim vihet në dukje se në kuadër të sulmeve që kishin shenjestruar “Agoni”-in, sipërmarrësi italian u akuzua nga prokurorët shqiptarë për falsifikim, pastrim parash dhe evazion fiskal dhe filluan manovra ligjore për të marrë nën kontroll “Agon”-in. “Me një të rënë të lapsit, Shqipëria, një vend i Ballkanit Perëndimor dhe anëtar i NATO-s, aleat i SHBA-ve, vrau përgjithmonë një nga eksperimentet mediatike më premtuese në Ballkan dhe ndoshta në të gjithë Europën“, shkruhet në artikullin e gazetës britanike, duke iu referuar “Agon Channel”-it.

Në vijim të shkrimit nënvizohet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, që gjobit Shqipëinë me faturën e majme prej 140 milionë eurosh, shuma që duhet t’i paguhen në formën e shlyerjes së dëmit, sipërmarrësit Italian, Francesco Becchetti-it, pronarit të “Agon Channel”it. “Më herët këtë vit, Shqipëria u urdhërua nga një gjykatë arbitrazhi që t’u paguante pronarit të “Agon Channel” 99.5 milion € në dëme për stacionin dhe investimet e tjera në sektorin e energjisë, dhe shumën deri në 8,8 milion euro në tarifa ligjore për shpronësimin efektiv të televizionit. Për më tepër, partnerëve shqiptarë të televizionit iu dhanë indirekt afërsisht 30 milion €.”

Shkak për këtë, Referuar këtij rasti, britanikja bën një deduksion duke e kategorizuar Shqipërinë në grupin e vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore, ku politikanët autoritarë pë cënojnë ndjeshëm lirinë e shtypit. “Që nga mbyllja e “Agon”, Shqipëria ka rritur përpjekjet për të imponuar kufizime dhe presion mbi shtypin. Që nga viti i kaluar, ajo ka rënë nga vendi i 75-të në të 82-tin në renditjen e “Reporters Sans Frontier. Zyrtarët e BE-së kanë filluar të marrin njoftimin, duke shprehur shqetësim këtë javë pasi Shqipëria propozoi një ligj për të forcuar kontrollet në median online.”

Më tej, përmendet ndër të tjera edhe mbyllja e dy emisioneve kritike ndaj qeverisë, “Të Paekspozuarit” drejtuar nga Ylli Rakipi dhe “A Shoë” nga Adi Krasta, nën presionin e supozuar të kryeministrit, që vazhdimisht u referohet gazetarëve shqiptarë si “kazan”.

Shkrimi i plotë i “The Indipendent”:

Drejtpërdrejt për të dhënë emisionin e saj të rregullt të lajmeve në mëngjes, Sonila Meco u detyrua të fillojë të tregojë për audiencën se çfarë po shpalosej para saj – agjentët e qeverisë kishin zbarkuar në studion e televizionit.

Ata pretenduan se vinin nga ndërmarrja shtetërore e energjisë në Shqipëri dhe donin të bisedonin me menaxherët e televizionit. Agon TV-ja  filloi të transmetonin ndodhinë drejtpërdrejt, ndërsa Meco shikoi zhvillimin surreal.

‘Kjo është një ditë e errët për gazetarinë në Shqipëri’, deklaroi ajo në transmetim.

Autoritetet në shtetin ballkanik të Shqipërisë kishin paralajmëruar muaj më parë televizionin dhe pronarin e tij Italian, Francesco Becchetti, për këtë “bastisje”.

Mbulimi mediatik pa censurë kishte ndjellë zemërimin e elitës politike të Shqipërisë, që akuzohet për

Kishte një shef të ri të ngarkuar në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Edi Rama, ish-kryebashkiak i kyreqytetit, ishte bërë kryeministër në një fitore të papritur të zgjedhjeve të vitit 2013.

Një raport i një delegacioni të grupeve të mbrojtjes së mediave këtë vit në Shqipëri zbuloi se liria e shtypit nën Ramën është përkeqësuar, duke përmendur sulme fizike ndaj gazetarëve, apo njollosjen e zyrtarëve të lartë ndaj mediave kritike.

“Agon TV”, që nisi transmetimin në vitin 2013 me ambicie për ta kthyer Shqipërinë e vockël në një qendër mediatike evropiane, ishte pa kompromis në mbulimin e saj dhe në vitin 2015 filloi transmetimin e raporteve që pretendonin mashtrim në zgjedhjet lokale, përfshirë një raport për të njëjtin njeri që votonte 20 herë me karta identifikimi të ndryshme.

Raportet shkaktuan një tronditje. Por, shumë pak parashikuan se çfarë do të vinte më pas.

“Unë po flisja për të gjithë [agjentët] që ishin në stacion,” kujtoi Meco në një intervistë për “The Independent”, duke përshkruar incidentin e 10 tetorit 2015. “Në atë moment energjia elektrike në kanalin tonë u hoq,” vijoi ajo.

Në ditët në vijim, autoritetet morën pajisjet e televizionit dhe pothuajse të gjithë arkivën e tij.

Më një të rënë të lapsit, Shqipëria, një vend i Ballkanit Perëndimor, i lidhur ngushtë me SH.B.A., vrau një nga eksperimentet më premtuese të mediave në Ballkan, ndoshta edhe në të gjithë Evropën.

“Investimi ishte 150 milion €. Ata morën gjithçka.”- thotë Becchetti për “The Independent”.

Më herët këtë vit, Shqipëria u urdhërua nga një gjykatë arbitrazhi që t’u paguante pronarit të “Agon Channel” 99.5 milion € në dëme për stacionin dhe investimet e tjera në sektorin e energjisë, dhe shumën deri në 8,8 milion euro në tarifa ligjore për shpronësimin efektiv të televizionit. Për më tepër, partnerëve shqiptarë të televizionit iu dhanë indirekt afërsisht 30 milion €.

Rasti ilustron se si një grup autoritarësh në Evropën Lindore dhe Juglindore po përpiqen të zhdukin lirinë e shtypit, shpesh abuzojnë me mjetet ligjore. Zyrtarët e BE-së kanë filluar të marrin njoftimin, duke shprehur shqetësim këtë javë pasi Shqipëria propozoi një ligj për të forcuar kontrollet në median online.

“Ndërsa ne ndajmë shqetësimet e autoriteteve shqiptare në lidhje me dezinformimin, Komisioni [Evropian] rekomandon qasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një qasje të vetë-rregullimit,” paralajmëroi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca këtë javë.

Qeveria shqiptare pretendon se “pushtimi” i televizionit ishte një përdorim i ligjshëm i kompetencave ekzekutive dhe policore në përputhje me ligjin shqiptar. “The Independent” kërkoi koment nga zyrtarët shqiptarë dhe firmat ligjore përfaqësuese të çështjes në Arbitrazh, por nuk morën asnjë përgjigje thelbësore nga publikimi. Një firmë juridike në Mbretërinë e Bashkuar që përfaqëson Shqipërinë tha se avokatët e saj ishin “të gjithë shumë të zënë me klientët” për të komentuar.

Nga dhjetëra miliona euro që ishte urdhëruar të paguante Shqipëria, deri tani ka paguar vetëm “një qindarkë”.

Kishte shpresa të mëdha kur Becchetti dhe partnerët e tij të biznesit hynë në vend si investitorë në industrinë hidro-elektrike gjatë viteve 1990, pasi Shqipëria doli nga një nga diktaturat më shtypëse komuniste në Evropë. Ai lançoi në fillim gazetën e përditshme falas “AgonFree” në vitin 2006, duke aplikuar për hapjen e një stacioni televiziv satelitor në 2013.

Stacioni u zgjerua me shpejtësi, duke filluar transmetimet 24-orëshe vitin tjetër, dhe duke filluar një kanal simotër në gjuhën italiane në 2015.

“Ne ishim të pavarur dhe nuk kishim frikë të kritikonim partitë në pushtet,” thotë Becchetti, i njohur më së miri në Mbretërinë e Bashkuar si pronar i klubit të futbollit “Leyton Orient” për disa vite të pakënaqur – klubi u zhvendos dhe u rrënua me mbi 5 milion borxhe gjatë mandatit të tij .

Becchetti shpresonte të investonte në Shqipëri, duke përdorur kosto të ulët prodhimi për të filluar transmetimet në italisht dhe mbase përfundimisht në anglisht apo kanale të tjera gjuhësore.

Gazetarët si Meco që punuan në televizionin “Agon”, e përshkruajnë atë si një strehë për profesionistët. Ai përdori teknologjinë e azhurnuar të transmetimit me cilësi HD. Rreth 500 të punësuar ishin vendosur në një zyrë pak larg qendrës së Tiranës.

Televizioni punësoi redaktorë dhe editorë të niveleve të larta, duke paguar paga tre ose katërfish më të larta se përgjithësisht në treg.

“E kuptova këtë si një shembull të televizionit evropian të globalizuar”, thotë Becchetti. “Më pas, ne do të shkonim në Francë, Gjermani, Britani të Madhe. Ky ishte qëllimi ynë ”

Por problemet midis qeverisë së Ramës dhe televizionit filluan menjëherë. Në një incident, Erion Veliaj – një aleat i Ramës, i cili tani është kryetar i Bashkisë së Tiranës – u zemërua që Agon mbuloi dasmën e tij të sofistikuar në shtator të 2014-s.

“Unë nuk e kuptoj pse po ma bën këtë,” shkroi Veliaj në një letër. “Ju po më detyroni të jem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armiku i [Becchetti] pa asnjë arsye. ”

 

 

Beteja midis televizionit dhe qeverisë u përshkallëzua, madje u përkeqësua edhe më shumë nga tensionet midis Shqipërisë dhe Becchetti-t për investimet e tij në sektorin e energjisë.

Agon raportoi lajmet që janë përshkruar si pretendime të përhapura për mashtrim elektoral në zgjedhjet bashkiake të 20150s që panë fitore për Ramën dhe partinë e tij.

Ndërkohë, prokurorët shqiptarë zyrtarisht akuzuan Becchetti dhe partnerin e tij Mauro De Renzis për falsifikim, pastrim parash dhe evazion fiskal dhe filluan manovra ligjore për të marrë nën kontroll “Agon”-in.

Rama pësoi sulme në lidhje me ngjarjen në intervistat televizive, ku vinte në dukje se “qeveria i ka shpallur luftë këtij fenomeni skandaloz” dhe duke e akuzuar Bechetti-n atë për financimin e “parave të pista”.

Agon vazhdoi të transmetojë, megjithëse punonjësit e saj nuk mund të paguheshin. Përpjekjet për të transferuar para nga Italia u bllokuan nga bankat shqiptare. Qeveria ngriti presionin: Gazetarët, redaktorët, analistët, kameramanët dhe madje parukierët e “Agon”, janë mbajtur në kufijtë e Shqipërisë dhe janë ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit.

Paneli i arbitrazhit i konsideroi të pabaza akuzat për pastrim parash dhe shmangie të taksave ndaj Becchetti-t.

Nga ana tjetër, ngriti pretendimin se fushata shqiptare kundër tij ishte e rrënjosur në investimet e tij në sektorin e energjisë, si dhe në përmbajtjen e “Agon TV”, me konkurrentë të fuqishëm në Itali dhe Shqipëri që “godisnin” Ramës.

Rama, i pyetur në fillim të këtij viti në lidhje me rastin, nuk pranoi të zbulojë detaje ose të komentojë vendimin. Çështja i ka kushtuar vendit të varfër miliona euro tarifa juridike.

Becchetti tani kalon pjesën më të madhe të kohës së tij duke mbikëqyrur betejat e tij të ndryshme ligjore me Shqipërinë, por gjithashtu po përpiqet të nisë projektin e një fondi investimesh për sipërmarrësit në rang ndërkombëtar. Ai thotë se po shkruan edhe skeanrin e një filmi për fatkeqësitë e tij në Shqipëri.

Beteja për “Agon TV” i ka kushtuar atij katër vjet të jetës së tij, por ai thotë se humbja e vërtetë është Shqipëria që mund të ishte bërë.

Që nga mbyllja e “Agon”, Shqipëria ka rritur përpjekjet për të imponuar kufizime dhe presion mbi shtypin. Që nga viti i kaluar, ajo ka rënë nga vendi i 75-të në të 82-tin në renditjen e “Reporters Sans Frontier”.

Rama vazhdimisht u referohet gazetarëve shqiptarë si “kazan” – megjithëse ai u premtoi një grupi avokatësh ndërkombëtarë për lirinë e mediave më të cilët u takua në Tiranë në qershor, se do të përmbahej nga vazhdimi i njollosjes.

Gjatë verës, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi – të dy gazetarët që janë kritikë ndaj Ramës dhe mbrojtësit së tij Veliaj – u pushuan nga emisionet në kanalin televiziv shqiptar “Neës24”, nën presionin e supozuar të qeverisë.

“Pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria filloi të ndërtojë demokracinë e saj nga e para – dhe falë punës së palodhur të popullit shqiptar, të ndihmuar nga investitorë ndërkombëtarë si unë, vendi shpërtheu në inercinë e së kaluarës së tij dhe kishte bërë shkëlqyeshëm përpara.”- thotë Becchetti.

“Por qeveria Rama vendosi një seri masash kundër lirisë së njerëzve, përfshirë mbylljen e kanalit Agon dhe përpjekjen për të më arrestuar mua, që ishte një hap i madh prapa.”/ Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Faktet që “gozhdojnë” Lulzim Bashën dhe tregojnë dështimin e tij

Publikuar

-

Nga

Ka një debat të fortë në lidhje me sjelljen politike të kreut të Partisë Demokratike. A është ai njeriu i duhur, a është vizionari, njeriu që ngjall shpresën për opozitën shqiptare dhe për vetë popullin shqiptar?

Në fakt ka shumë këndvështrime. Shumica e militantëve përpiqen ta mbështesin, por duket që Basha, në të vërtetë, nuk ka gjetur mbështetjen e duhur dhe nuk është në pritshmëritë e opinionit publik. Kjo duket qartë edhe nga të gjitha proçeset zgjedhore që kanë ndodhur që nga dita që ai ka marrë detyrën si kryetari i PD-së.

Por të braktisim çdo lloj statistike dhe fjalë dhe le ti rikthehemi shifrave konkrete për të bërë një analizë mbi dështimet e vërteta të Lulzim Bashës.

Për këtë po sjellim një informacion zyrtar të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në lidhje me proçesin elektoral, rezultatet nga viti në vit dhe gjendjen në të cilën e solli Lulzim Basha Partinë Demokratike.

Nga viti 2009, kur PD drejtohej nga Berisha, kjo parti, bashkë me aleatët, ka mundur të sigurojë 712.000 vota, nga të cilat 610.000 i ka Partia Demokratike dhe pjesën tjetër, rreth 100.000 vota aleatët e saj republikanë dhe disa parti të tjera. Ndërsa socialistët kanë rreth 688 000 vota, pra gati 24 mijë vota më pak, ndërsa aleatët e tyre kanë vetëm 68.000 vota, çka tregon se në vitin 2009, ka qenë koalicioni ai që i ka dhënë fitoren Partisë Demokratike dhe ka pasur dhe dy koalicione të tjera që është Poli i Lirisë, me rreth 27.000 vota dhe koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim, me rreth 84.000 vota, nga të cilat 73.000 i ka LSI.

Në vitin 2009, Partia Socialiste ka rreth 10.000 vota më shumë sesa demokratët por, gjithsesi, nuk mundi të bëjë shumicën për shkak të sistemit, ku PD mori rreth 70 mandate, nga të cilat 68 i kishte vetë dhe dy i kishin aleatët  e saj, një PDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim), sot PDIU dhe një Partia Republikane.

Atë vit demokratët në koalicionin e tyre kishin rreth 24 mijë vota më shumë në rang kombtarë, por, gjithsesi, në shumë qarqe ata mundën të kishin diferenca me socialistët dhe të merrnin jo pak, por katër mandate më shumë, çka e çuan në 70 mandate, dhe, më pas, u desh aleanca me LSI-në për të qeverisur.

                             Rama, Meta

Më tej, në zgjedhjet e 2013-ës, pas katër vitesh Partia Socialiste bashkohet me LSI-në dhe, së bashku, në koalicion, ata mundën të sigurojnë rreth 993.000 vota, ku vetëm Partia Socialiste ka rreth 713.000 vota, që janë gati 100.000 vota më shumë se në vitin 2009 vetë si subjekt dhe ka marrë 65 mandate fiks sa në vitin 2009. Pjesën tjetër të mandateve, rreth 16 mandate, i ka marrë LSI-ja, një Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe një Partia Kristian Demokrate në atë kohë me Mark Frrokun në Shkodër.

Demokratët kanë marrë rreth 680 000 vota. Pra, nga viti 2009 në 2013, katër vite më pas, në total me 8 vite qeverisjeje nuk është se ka pasur një katastrofë të madhe elektorale. Ata kanë rënë vetëm 30 mijë vota në rang kombëtar dhe kanë mundur të sigurojnë të vetëm rreth 530 000 vota, që janë në fakt rreth 90 mijë vota më pak se sa 4 vite më parë, si subjekt politik, por ka një ngritje të madhe të aleatëve ku Partia Republikane është me rreth 52 mijë vota apo dhe forca të tjera në koalicion, që kanë mundur sërish të marrin mbi 150 mijë vota në vitin 2013.

Pra, në total, si koalicioni i demokratëve, kanë ruajtur thuajse të njëjtën situatë në 2013, por ndoshta sistemi dhe aleatët, bashkimi i PS me LSI bëri që të kishte një përmbysje të pushtetit dhe largim të demokratëve nga qeverisja.

Po të shohim në atë vit ka dhe një rritje të madhe PDIU, që është rreth 50 mijë vota në koalicion me demokratët, pra të dy me republikanët bënë gati 100 mijë vota dhe pjesën rreth 50 mijë i kanë aleatët e tjerë.

Por këto dy prova elektorale kanë qenë prova të pakontestuara, megjithë tezën e socialistëve në 2009 “hap kutitë ose largohu”,  ndërsa rezultati i 2013 si rezultat i pranuar pa asnjë kontestim, nga nga të gjitha palët, që duket të ketë një realitet ku socialistët janë dicka vota më shumë në rang kombëtarë se demokratët. Demokratët që ruajën votat e tyre dhe aleatët, që iu marrin shumë vota dhe për shkak të votave që jepeshin brenda koalicionit dhe kandidatëve të ndryshëm që zgjidheshin nëpër qarqe.

Gjithsesi, në total, në finale rezultati i 2013 është një rezultat i paanikimuar dhe i pakontestuar. I vetmi ndryshim, në të dy proçeset zgjedhore, është se pjesëmarrja në vitin 2009 ka qenë 1 milion e gjysëm votues (1 milion e 520 000),  ndërsa në vitin 2013 ka pasur  1 milion e 725 000, gati 200 mijë votues më shumë. Këto ndoshta janë dhe votat më të shumta që kanë kaluar në krahun e socialistëve dhe aleatëve të tyre të LSI-së, e cila nga rreth 70 mijë vota në vitin 2013 kishte një rritje spektakolare, që shkoi në rreth 180 000 vota. Një rritje me gati 100 mijë vota, që, mesaduket, ka ardhur edhe nga pjesmarrja e lartë dhe fryma e krijuar për LSI-në, si një forcë politike në pushtet, që do të ishte gjithë jetën në pushtet. Por, ajo i la jo pak pasoja si demokratëve edhe socialistëve.

Por, le të kthehemi tek shifrat e Lulzim Bashës, pasi këto të mësipërmet ishin të Sali Berishës dhe janë shifrat zyrtare të publikuara nga KQZ.

          Basha në çader

Në vitin 2017 kemi përballjen e tij të parë elektorale, në një situatë shumë të favorshme politike për Lulzim Bashën, pas një marrëveshjeje me Edi Ramën dhe një periudhe 3 mujore në çadër, e cila ishte një periudhë ushtrimi për demokratët, ku tregoi dhe forcën e tij Basha me çadrën e famshme para Kryeministrisë.

Në atë kohë aleanca Rama-Basha shpalli armik LSI-në, e cila në vitin 2017, sërish, u rrit me rreth 45 mijë vota, pra nga 180 mijë në vitin 2013 shkoi rreth 225 mijë vota dhe, nga 16 mori 19 mandate.

Përtej pritshmërive, LSI sërish tregoi se ishte faktor poltik në vend, pasi, me 225 mijë vota dhe rreth 19 mandate, nuk mund të jesh forcë politike e pakonsiderueshme, pavarësisht akuzave dhe superakuzave për korrupsionin e kësaj force politike dhe kapjes së liderit të saj Ilir Meta në një video-pazar korruptiv me te ndjerin, ish deputetin e LSI-së Dritan Prifti.

Por sërish e vetme Partia Socialiste në vitjn 2017 arrin të marrë 764 mijë vota, pra të mos bjerë nga 700 mijë vota e vitit 2013, që, në fakt edhe e rriten disi duke marrë rreth 50 mijë vota më shumë.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, me vetëm 456 mijë vota janë në katastrofën më të madhe elektorale, megjithëse PD ka të gjitha partitë aleatë brenda saj, ndërsa socialistët nuk kanë asnjë aleat.

Po të shohësh rezultatin në thellësi konstaton se demokratët janë rreth 300 mijë vota më pak çka bën të arsyetosh se përballja e Lulzim Bashës me Edi Ramën është katastrofë elektorale, nga që edhe pse i ndjekur nga republikanët, nga Partia Agrare, PBDNJ dhe LZHK e Dashamir Shehit, por dhe demokristianët e Nard Ndokës, brenda në koalicionin e PD-LSI të regjistruar në listat fituese të PD-së mundi të siguroi vetëm 456 mijë vota, çka janë rreth 308 mijë vota më pak sesa Partia Socialiste, e cila është e vetme.

Në rast se do të kishte një mbledhje matematike të PS-LSI dhe disa forcave të tjera të majta të cilat u regjistruan në atë kohë në zgjedhje, socialistët, e majta në total janë sërish në kuotat e rreth 1 milion votave, kur në vitin 2017 kanë votuar thuajse sa në vitin 2009, pra rreth 1 milion e 580 mijë votues, sërish janë gati 145 mijë votues më pak sesa në vitin 2013.

Pra, sipas shifrave zyrtare të KQZ, në vitin 2017, Partia Demokratike ka regjistruar një katastrofë elektorale.

Përtej çdo akuze që hidhet ndaj Lulzim Bashës, apo përtej çdo pretendimi të tij, ka në fakt 300 mijë vota diferencë me socialistët dhe rreth 230 mijë vota më pak sesa në vitin 2013. Pra në ditën më të zezë të PD, me ndërrimin e pushtetit e kthyen në një ditë më të zezë akoma në qershor të 2017, pas katër viteve të drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha, çka tregon një keqorientim të asaj force politike, një mosbesueshmëri sepse pas katër vitesh qeverisjeje të dobët të socialistëve me LSI-në aleate, PD-ja pritej të kishte të tjera shanse elektorale dhe një ngritje të saj. Gjë që nuk shihet askund, pasi ka pasur një rënie drastike.

Çdokush që pretendon se atëherë janë blerë votat, nuk ka të drejtë, sepse sado vota të kenë blerë socialistët diferenca është kaq e madhe sa e bën të frikshme situatën dhe tregon dështimin total e përgjegjësinë kryesore të Lulzim Bashës për këtë situatë.

Më pas, nisur nga ky realitet trishtues, i vetëdijshëm për pritshmëritë e rezultatit të zgjedhjeve lokale, ka qenë një arsye më shumë që Basha të mos hynte në zgjedhje duke tentuar në çdo moment të ketë marrëveshje dhe pazar në tavolinë për të siguruar pushtet dhe aleancë me Edi Ramën, gjë, që në fakt, deri më sot nuk ka ndodhur.

Me këto shifra, me situatën dhe me gjendjen e brendshme që po kalon PD, Lulzim Basha do ta ketë të vështirë një përballje me socialistët në rast zgjedhjesh të parakohshme.

Basha-Rama, pas marreveshjes se 17 majit

Ndoshta Rama nuk do të sigurojë dot më 400 apo 750 mijë vota, mund të ketë një ulje, por duke parë dhe pritshmëritë e një stanjacioni të pjesëmarrjes në votime, po me rreth 1 milion e gjysëm votues, PD-ja me këtë strukturë dhe me aleatët që ka do ta ketë të vështirë të përmbysë Edi Ramën për të dalë forca e parë politike.

Ajo që ngelet për të parë është vetëm sa vota do të mundet të marrë LSI-ja dhe a do të bëjë dot kjo forcën e madhe për të bërë përmbysjen e Edi Ramës, qoftë kjo edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi aleatët e vetëm që mund të sjellin Bashën në pushtet janë LSI-ja dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, e cila ka rreth 75 mijë vota në vitin 2017, ndërsa LSI rreth 225 mijë, pra të dyja bashkë bëjnë rreth 300 mijë vota, dhe, me një mbledhje të thjeshtë aritmetike, PD me këtë aleacë do të shkonte, afërsisht, diku tek 750 mijë vota.

Nëse socialistët do të kenë një rënie të lehtë, sërish ky do të dukej një rezultat thuajse i barabartë, por gjithsesi Basha nuk mund ta quajë fitore apo sukses të tij, pasi ajo që duhet parë është dhe rezultati që do të ketë PD-ja në krahasim me vitin 2013, 2017, por dhe 2009.

                 Idrizi, Basha, Kryemadhi

Pra si do të jetë ecja elektorale e kësaj partie që duket se me drejtimin e Bashës ka një humbje të madhe votash? Shpëtimi i vetëm i Lulzimit do të ishte Shpëtim Idrizi dhe Monika Kryemadhi. Në të kundërt gjithçka do të ishte akoma një katastrofë. Ndaj dhe vetë Lulzim Basha e shtrëngon fort koalicionin e tij me Monikën dhe aleatët e tjerë.

Ndoshta për të fshehur edhe dështimin e tij personal, për të patur edhe një shans e mundësi për të tentuar të vijë në pushtet, gjë që, nga sa duket është mjaft e vështirë, por jo e pamundur me aleatët dhe me lëvizje që mund të vijnë më tej. Veç në rast se LSI-ja do të kishte rënie elektorale dhe PD-ja do të kishte ulje të pjesmarrjes së zgjedhësve të saj. Apo ulje të votave në total për shkak të drejtimit të Lulzim Bashës, sërish do të dukej mjaft e vështirë situata për të përmbysur direkt në zgjedhje Edi Ramën, me gjithë problematikat e mëdha që ka krijuar qeverisja, mungesën e një qeverisjeje të mirë e të fortë dhe akuzave të forta për korrupsion.

E gjitha shkon tek fakti se opozita është e mefshtë, Lulzim Basha i paaftë dhe që nuk po arrin të krijojë një alternativë të fortë bindëse për të përmbysur kryeministrin Rama. Shifrat që përmendëm më lart i keni dhe më poshtë në tabelat përmbledhëse zyrtare të KQZ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE