Connect with Us

Verifikim për Agim Kajmakun/ VOA: Edhe Valdrin Pjetri mohoi akuzat

Politikë

Verifikim për Agim Kajmakun/ VOA: Edhe Valdrin Pjetri mohoi akuzat

Publikuar

-

Në Shqipëri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit europian.

Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

Sipas shkresës së Partisë Demokratike “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.

LEXO EDHE:  VOA: Qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për presione mbi drejtësinë

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta uron perandorin japonez/ Partner i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar perandorin japonez Naruhito i cili feston 60- vjetorin këtë vit.

Meta shprehet se Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.’

“Në emrin tim si President i Republikës dhe popullit të Shqipërisë, do të doja të dërgoja urime të ngrohta për Madhërinë e Tij, Perandorin, me rastin e ditëlindjes së tij më 18 shkurt dhe ta uroj Japoninë në këtë ditë Feste Kombëtare.

Isha me të vërtetë i nderuar të vizitoja Japoninë në muajin tetor, duke sjellë angazhime konstruktive këtë vit midis udhëheqjes së dy kombeve tona, ndërsa ne punojmë së bashku për të adresuar sfidat globale. Japonia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

LEXO EDHE:  Luksi i Arbian Maznikut/ VOA “zbardh” Bashkinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian thirrje qeverisë/ Merrni në konsideratë vërejtjet e OSBE-së, ligji i ri ndaj mediave të jetë sipas standardeve

Japonia dhe Shqipëria kanë krijuar një partneritet efektiv bazuar në vlerat dhe interesat tona të përbashkëta. Shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmën bujare teknike dhe financiare të dhënë ndër vite, që kanë forcuar më tej ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Ne i lavdërojmë përpjekjet e Japonisë për forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e fuqizimit të grave, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përgjigjen bujare ndaj sfidave globale dhe forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë botën.

Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të aleancës tonë të palëkundur me Japoninë përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm në vitet në vazhdim.

Ne i urojmë popullit japonez paqe dhe begati edhe në vitet e ardhshme.”, shkruan Meta në urimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që, deri më tani, kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Denoncimin Gazment Bardhi e bëri nga studioja e TV “ABC NEWS” ku deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për Bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se kryetari i një Bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

LEXO EDHE:  Kina zbulon shifrën e “frikshme”/ 10,000 persona të prekur nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Video-Intervista/Basha qëndrim të prerë nga SHBA/Vetëm qeveri teknike!

“Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Luksi i Arbian Maznikut/ VOA “zbardh” Bashkinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha: Ka përpjekje për rikthim të tensioneve mes palëve

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE