Connect with Us

Trump sërish i pakënaqur me Gjermaninë

Bota

Trump sërish i pakënaqur me Gjermaninë

Publikuar

-

Presidenti amerikan, Donald Trump gjithmonë ankohet, se vendi i tij trajtohet kudo “jo drejt”. Madje edhe në tregjet financiare, gjermanët kanë kushte shumë më të mira se SHBA-ja e fuqishme, kjo nuk është “fair”…

“Gjermania paguan norma zero interesi dhe paguhet vërtet që të marrë borxh para?” -shkruan presidenti Trump në twitter dhe ankohet njëherazi, që SHBA “shumë më e fuqishme dhe më e rëndësishme” nuk merr kondicione të tilla kaq të favorshme. Në një kohë që dollari është më i fortë se kurrë, po ashtu edhe eksportet, dhe se nuk ka inflacion.

Vërtet për herë të parë Gjermania ia ka dalë që me një obligacion shtetëror për 30 vjet të fitojë madje para. Ankandi solli rendite mesatare prej minus 11%, përmes së cilës federata për një kohë të caktuar ka një suficit të ardhurash, megjithëse është kredimarrëse. Normat negative të interesit janë pasojë e kërkesës së lartë për letrat me vlerë, ku bëjnë pjesë obligacionet e federatës.

Është e qartë, se kujt i drejtohet ankesa e Trumpit: FED-i amerikan, Banka Federale Amerikane e Thesarit, i ka rritur përqindjet “shumë shpejt e pa kontroll”, sipas tij. Nëse FED do ta bënte punën e saj si duhet, do kishim një “rritje ekonomike si kurrë më parë”, ka thënë Trump.

USA Jerome Powell Notenbankchef mit Trump vor dem Weißen Haus (Getty Images/D. Angerer)

Disa analistë thonë, se presidenti ka interes për normat e ulta të interesit për të zbutur efektet e konflikteve tregtare që janë ndezur prej tij. Prej kohësh qeveria amerikane flet shumë pozitivisht për gjendjen e mirë ekonomike në vend. Trump është në konflikt të vazhdueshëm me FED. Kreu i saj, Jerome Powell pritet të flasë këtë të enjte në Jackson Hole në takimin vjetor të bankave qendrore për zhvillimet e normave të interesit. Vendimi tjetër i FED pritet më 18 shtator.

Deficiti buxhetor amerikan, sipas të dhënave të zyrës së pavarur të buxhetit të kongresit amerikan, CBO do të rritet në vitin e ardhshëm me 1 bilionë dollarë. Me këtë ky deficit e arrin këtë shifër dy vite para parashikimit./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksion masiv në Maqedoninë e Veriut/ Konfiskohen armë dhe drogë

Publikuar

-

Nga

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një aksion të koordinuar me Ministrinë e Brendshme, ku janë sekuestruar armë dhe drogë.

Sipas mediave vendase, aksioni policor është shtrirë në 24 qytete, ndërsa janë kontrolluar 54 lokacione të ndryshme.

Policia ka konfiskuar një numër i konsiderueshëm armësh jolegale, si dhe 22 kilogramë marijuanë, por dhe drogave të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me dron/ Teherani do t’i tregojë kufijtë SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Teherani pretendon se nuk ka të bëjë me sulmin me dron ndaj Arabisë Saudite. Por vëzhguesit shohin në të një strategji të pastër të Iranit: Rritje e presionit si reagim kundër “maximum pressure” të Trumpit.

Irani qëndron “padyshim” pas sulmeve me dron ndaj kompleksve të naftës në Arabinë Saudite, njoftoi qeveria në Riad të mërkurën (18.09) në mbrëmje. Hetimet kanë treguar, se predhat nuk mund të jenë lëshuar nga Jemeni në jugperëndim, por kanë ardhur nga veriu.  SHBA qysh në fundjavë bëri Iranin përgjegjës për sulmet. Dëshmi të qarta për Iranin deri tani megjithatë nuk janë paraqitur.

Lidhur me sulmet, që përkohësisht e përgjysmuan nxjerrjen e naftës saudite, e morën përgjegjësinë rebelët Huthi nga Jemeni në aleancë me Iranin, të cilët prej katër vjetësh luftohen prej aviacionit ushtarak saudit, sulme këto që kanë shkaktuar shumë viktima në radhët e popullsisë.

“Teherani do t’i tregojë kufijtë SHBA-së”

Në një shkresë zyrtare drejtuar SHBA-së, Ministria e Jashtme iraniane hedh poshtë pjesëmarrjejen në çfarëdolloj mënyre në këto sulme ndaj impianteve saudite të naftës. “Irani nuk ka të bëjë me sulmin”, thuhet në një letër, që iu dorëzua SHBA-së në Teheran nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës. Zvicra përfaqëson në Iran interesat diplomatike të SHBA-së. “Në rast se kundër Iranit do të kishte një aksion (ushtarak), ne do të kundërpërgjigjemi menjëherë dhe përmasat nuk do të ishin të kufizuara”, shkruhet ndër të tjera në këtë letër.

“Strategjia e Iranit është pikërisht kjo: Në rast se Irani sulmohet ushtarakisht, i gjithë rajoni do të përfshihet në një luftë të gjerë. Teherani do t’i ekzagjerojë kostot e konfliktit mes SHBA-së dhe aleatëve të tyre nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër”, thotë në intervistë për DW, Farzaneh Roostaei. Gazetarja dhe ekspertja për çështjet ushtarake në rajonin e Gjirit Persik nuk beson, se Irani “nuk ka të bëjë” me sulmin ndaj komplekseve saudite të naftës. “Dyshimi lind logjikshëm, që Irani përpiqet me ndihmën e Huthi-ve dhe të tjerëve milicë shiitë që t’i tregojë kufirin SHBA-së”.

SHBA në maj 2018 doli në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja Ndërkombëtare Atomike me Iranin dhe në valën e strategjisë së vet “presion maksimal” ka vendosur një sërë sanksionesh në shkallë të gjerë kundër Iranit. Presidenti i SHBA-së, sipas të dhënave të veta me këtë do ta imponojë Iranin për një marrëveshje të re më gjithëpërfshirëse, e cila të trajtojë edhe politikën rajonale të Iranit dhe programin e raketave.

Arabia Saudite partnere e SHBA-së në Gjirin Persik

Arabia Saudite, partnerja më e rëndësishme e SHBA-së në Gjirin Persik dhe kryerivalja e Iranit, e mbështet politikën e SHBA-së. Njëkohësisht mes Arabisë Saudite dhe Iranit ekziston një luftë e rrezikshme pushteti për influencë në Lindjen e Mesme. Ndërsa Irani për shkak të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të vitit 2015 nuk mund të importojë armë, Arabia Saudite është ndër vendet me shpenzimet më të larta për armatime në nivel mbarëbotëror.

“Arabia Saudite është një blerëse e rëndësishme e armëve amerikane. Dhjetë përqind e të gjitha eksporteve të armëve të SHBA-së shkojnë në Arabinë Saudite”, vë në dukje eksperti i Lindjes së Mesme, Michael Lüders në intervistë për DW. “Megjithatë disa dron relativisht të thjeshtë mjaftojnë për të paralizuar pjesët qendrore të industrisë së prodhimit të naftës. Ky do të ishte një turpërim për Arabinë Saudite”, gjykon Lüders.

Princi i kurorës në Arabinë Saudite dhe ministri i Mbrojtjes Mohammed bin Salman sulmin me dron e cilësoi si një “test të vullnetit të bashkësisë ndërkombëtare për të reaguar ndaj akteve të tilla, që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”. Presidenti i SHBA Trump ka deklaruar, se ai do t’i “përforocojë ndjeshëm” sanksionet kundër Iranit.

Irani nën presion edhe nga brenda vendit

Irani që ndodhet qysh tani nën presion të jashtëzakonshëm prej sanksioneve të SHBA-së, po përballet edhe me protestat thuajse të përditshme brenda vendit. Këtyre protestave forcat e rendit u kundërvihen duke i sprapsur brutalisht, sikurse ndodhi edhe të hënën (16.09) në qytetin perëndimor të Iranit, Arak. Atje qindra punëtorë të kompanisë Heavy Equipment Production Company (HEPCO) protestuan, sepse që nga qershori nuk kanë marrë pagat. Prodhuesi më i madh i makinerive të rënda në Lindjen e Mesme rrezikon të falimentojë.

Presidenti Hasan Rohani

Presioni në rritje nga jashtë dhe nga brenda ka pasoja. “Irani është në limitet e veta me durimin strategjik”, analizon Ellie Geranmayeh, eksperte e Iranit nga think-tank European Council on Foreign Relations (ECFR). Fillimisht Irani shpresonte, që europianët dhe kinezët do të hartonin për të një paketë ekonomike. Kësisoj Irani do të mund të priste zgjedhjet e ardhshme në SHBA me shpresë që ato mund t’i fitojë ndonjë përfaqësues nga kampi i demokratëve,  mendon  Geranmayeh.

Por mungesa e të ardhurave prej naftës dhe në përgjithësi gjendja në rënie ekonomike do ta zhvleftësonin këtë plan. Si reagim Irani fillimisht shkeli me hapa të matur disa prej detyrimeve të tij nga marrëveshja atomike. Ndërsa tani, mendon Geranmayeh, strategjia e Iranit është rritja e presionit në nivelin rajonal.

Prioriteti i Iranit të ardhurat nga nafta

Edhe pse është ende e paqartë, se deri në ç’masë Irani vërtetë qëndron pas këtij sulmi, mundësitë e tij ushtarake dhe forca goditëse e luftës asimetrike është bërë po aq e dukshme, sa edhe pika nevralgjike e tij në aspektin e furnizmit mbarëbotëror me energji. Kësisoj Irani ndodhet në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. E duket, se ai është i gatshëm për gjithçka që të mbetet në këtë fokus derisa të arrijë qëllimin primar të tij: shfuqizimin e embargos amerikane të naftës./ DW

    
LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta kundër presidentit në Egjipt

Publikuar

-

Nga

Demonstruesit në Egjipt akuzojnë presidentin dhe ushtrinë për korrupsion. Qindra vetë dolën në rrugë për të protestuar kundër lidershipit të vendit të frymëzuar nga një egjiptian në ekzil.

Të premten në mbrëmje qytetarët egjiptianë kërkuan rrëzimin e presidentit, Abdel Fatah El-Azizi, sipas pamjeve të ofruara në rrjetet sociale. Mediat opozitare raportuan për demonstrata në Sheshin Tahrir në Kajro, Aleksandri, Suez dhe Mansura. Në Kajro shumë demonstrues janë arrestuar, ka raportuar, portali online i pavarur “Mada Masr”.

Raportohet, se forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës.

Protestat dhe kritikat kundër presidentit, gjeneralit Al-Zizi i cili rrëzoi nga pushteti në vitin 2013, presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Mursi, ndalohen në masë të madhe.

Mos ki frikë, thuhet në pllakat

Sipërmarrësi egjiptian në ekzil dhe aktori, Mohamed Ali bëri thirrje javën e kaluar për protesta kundër presidentit, Al-Sisi duke i ngritur në këmbë egjiptianët. Ai akuzoi presidentin egjipitan dhe ushtrinë e vendit për korrupsion. Sipas të dhënave të veta, Mohamed Ali ka bashkëpunuar me vite me ushtrinë egjiptianw. Javën e kaluar, presidenti Al-Zizi i hodhi poshtë akuzat./ DW

LEXO TE PLOTE