Connect with Us

Skandali me dosjen 184/ Ibsen Elezi degjeneron Prokurorinë

Politikë

Skandali me dosjen 184/ Ibsen Elezi degjeneron Prokurorinë

Publikuar

-

Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi, ka komentuar në lidhje me skandalin e dosjes së 184, për të cilën Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë duke e çuar në organet hetimore të Dibrës.

Sipas Elezit, konsiderimi i blerjes së votës si krim i lehtë është si të thuash që thyeja e xhamave është krim i rëndë, ndërsa hedhja në erë e shtëpisë krim i lehtë.

“Kjo është teoria Ruse e tokës së djegur, kur të kenë ikur çdo gjë të jetë e shkretë dhe mos të kesh kohë të merresh me ta”, shkruan Elezi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Gjykata per krimet e renda vendos qe blerja e votes eshte krim i lehte.

LEXO EDHE:  Prokuroria mbyll hetimet per ish-guvernatorin e Bankes, Ardian Fullani

Eshte si te quash krim te rende thyerjen e xhamave dhe krim te lehte hedhjen ne ere te shtepise me gjithe themele.

Kjo eshte teoria Ruse e tokes se djegur, kur te kene ikur cdo gje te jete e shkrete dhe mos te kesh kohe te merresh me ta.

Ajo puna e Nexhmie Hoxhes me shoke keto kusure ka, te ishin denuar me vdekje per krimet e tyre, s’do guxonin kaq shume, e kam per gjithe “injorancen pseudo-intelektuale” qe e konsideronin “hakmarrje”.

Zotin se kane frike se s’besojne, njeriun as nuk e llogarisin, pse mos ti bejne.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Nuk ka paqe për Adriatik Llallën/ Zbardhen të tjera detaje nga dosja e prokurorisë

LEXO EDHE:  Fotot-Skandali në "Fiks Fare"/Qumështi shitet me bidona nga kazanët e plehrave

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Fotot-Skandali në “Fiks Fare”/Qumështi shitet me bidona nga kazanët e plehrave

LEXO EDHE:  Merrnin deri në 7 mijë euro për ndërtimet pa leje/ Kush i “fundosi” policët e zyrtarët

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE