LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Shënim/ Pse i ndyni festat fetare?!

22 Gusht 2019, 10:12, Aktualitet CNA
Shënim/ Pse i ndyni festat fetare?!

Sot ka ndodhur sërish një akt i paprecedentë, ku turpësisht në Pelegrinazhin e Malit të Tomorit, në Teqenë e Abaz Aliut, një festë fetare dhe një simbolikë ku shkojnë me dhjetëra mijëra besimtarë, u dhunua turpësisht dhe politikisht.

Politikanët e kanë rritur dhunimin e festave fetare se shfaqen sa herë ka të tilla në kisha e xhami, por flasin jashtë dyerve të tilla.

Por, sot nga një ceremoni fetare për besimtarët dhe një shërbesë nga komuniteti bektashi, u kthye në një paradë politike e turpshme, ku festa nxinte nga Ilir Meta, një kryehajdut në tribunë që na fliste dhe mbante ligjërata, ndërkohë që nuk ka teqe, nuk ka kishë e xhami të lajë mëkatet e Ilir Metës.

Pas tij, në krah biznesmenë të mbytur në borxhe, vasalë e të korruptuar që nuk pagujanë gazetarë, kapterrë të stisur në miliarderë e të tjerë politikanë flisnin e qëndronin në majë të tribunës si të ishin pronarët e teqes së Abaz Aliut.

Duke dhunuar publikisht dhe turpësisht në media, një kastë politikanësh e biznesmenësh që nuk kanë din e iman, nuk kanë turp që fenë dhe shtëpinë e Zotit ta përdorin për t?u shfaqur dhe për të fituar vota.

Kryehajduti i Shqipërisë qëndronte në krye të Tribunës, i shoqëruar nga një tufë horrash nga pas./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga