LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen tre automjete/ Të plagosurit, me urgjencë drejt spitalit

22 Gusht 2019, 06:18, Kronika CNA
Përplasen tre automjete/ Të plagosurit, me urgjencë drejt

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Balldre, të Lezhës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotë ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga