LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk do të lidhem pas të shkuarës time"/ Supermodelja rrëfen për lidhjen e saj me pedofilin Epstein

22 Gusht 2019, 08:40, Kosova & Bota CNA
"Nuk do të lidhem pas të shkuarës time"/ Supermodelja

Supermodelja Naomi Campbell ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë rreth takimit me pedofilin Jeremy Epstein në një party disa vite më parë.

Ajo ishte prezantuar me finacierin që kreu vetvrasjen në 10 Gusht, në festën 31 vjetorit të saj në 2011.
Një aritkull nga Daily Mail, vuri në pikëpyetje lidhjet e Naomit me Epsteinin, ku pretendohej se Epstein kishte të bënte me abuzimin seksual ndaj saj, duke e bërë atë të sqaronte lidhjen që kishte me financierin.

Në një video në YouTube të publikuar të Mërkurën, modelja dhe filantropja 49-vjeçare merr pjesë në një intervistë me një reporter, i cili e ka realizuar jashtë syrit të kamerave, për t’iu përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me marrëdhënien e saj me Epstein.

“E kam thënë gjithnjë nuk jam një shenjtore. Por punoj të jem një njeri i mirë. Nuk do të lidhem pas të shkuarës time.”

Duke iu referuar takimit të saj të parë me financierin 18 vjet më parë, Naomi shpjegoi: ?Po, e njihja. Unë u njoha me të në ditëlindjen time të 31-të nga ish-i dashuri im Flavio [Briatore]. Ai ishte gjithmonë në rreshtin e parë të shfaqjeve të Victoria Secret.’

Epstein akuzohej se ka patur ‘skllave seksi’, të cilat ishin në moshë të re, përkatësisht adoleshente. Para se të vdiste, ai u dënua me 45 vjet burg për trafikimin e vajzave të mitura në pronat e tij në Neë York dhe Florida në fillim të viteve 2000.

Duke mohuar njohuritë për krimet seksuale të Epsteinit, Naomi tha: ?Ajo që ai ka bërë është e pafalshme. Dhe kur dëgjova se çfarë kishte bërë më vinte pështirë njësoj sio të gjithëve kur dëgjuan për krimet e tij. Sepse ashtu si gjithë të tjerët edhe unë e kam vuajtur pjesën e të qënit e ngacmuar seksualisht.

Lajmet e fundit nga