BE t’i japë fund neglizhencës ndaj Ballkanit, përndryshe rajonin e dominon Rusia
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ngjitjen në pushtet në Kubë të komunistit Fidel Kastro. Sipas raporteve, Kastro i mbijetoi mbi 600 atentateve të organizuara nga qeveria amerikane, gjatë gjithë viteve të tij si kryeministër dhe më pas president i Kubës. Shumica e tyre, ishin operacione të mirë-menduara, por disa prej tyre ishin realisht qesharake.
Helmimi i kostumit të zhytjes
Në dokumentet e bëra publike së fundmi, me urdhër të presidentit Donald Trump, u zbulua se CIA leu një kostum zhytjeje me një sëmundje kërpudhore, që paralizon organizimin e njeriut, e kombinuar me bakteret e tuberkulozit. Plani ishte që kostumi t?i dhurohej Kastros, me shpresën që ai ta përdorte dhe të sëmurej. Gjithsesi, për disa arsye diplomati përgjegjës për misionin, i dhuroi Kastros një kostum tjetër.
Atentati përmes të dashurës
Njerëzit përreth Kastros, e dinin dobësinë që ai kishte për gratë. Spekullohet se gjatë gjithë jetës së tij, ai ka fjetur me mbi 35.000 gra. CIA bindi njërën nga ish-të dashurat e Kastros, Marita Lorenc, që të shkonte në Havanë, ta takonte sërish liderin kuban, dhe t?i hidhte disa pilula helmuese në ushqimin e tij. Por Kastro nuhati gjithçka, dhe vetë Marita pranoi se kishte shkuar për ta vrarë.
Sipas raporteve tashmë të deklasifikuara, në vitin 1960 CIA kontaktoi mafiozin Sem Xhankana, dhe e ngarkoi atë me misionin e eleminimit të Kastros. U diskutuan shumë metoda, përfshirë edhe skenarin që një pjesëtar i mafies që vriste Kastron në ndonjë tubim publik, ose t?i jepte pilula vdekjeprurëse. Planet dështuan, për shkak të operacionit të dështuar të zbarkimit të emigrantëve kubanezë në Gjirin e Derrave në vitin 1961.
Atentati ndaj mjekrës së Kastros
Një nga komplotet më qesharake, ishte spërkatja e këpucëve të liderit kubanez me kripërat e taliumit, teksa ai e kishte zakon t?i linte ato jashtë dhomës së hotelit, gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit. Taliumi është një depilator i fuqishëm natyral, dhe mund të shkaktojë rënien e qimeve të trupit. Po përse CIA donte t?i zhdukte mjekrën Kastros? Nga analizat e ndryshme, ishte kuptuar se popullariteti i tij i madh, vinte edhe për shkak të mjekrës së tij karizmatike. Për shkak të orareve të çrregullta të udhëtimit nga ana e Kastros, ky komplot i çuditshëm nuk u vu kurrë në zbatim.
Eksplozivë në molusqe
CIA projektoi vendosjen e eksplozivëve në disa molusqe, pranë pikave të preferuara ku zhytej Kastro në bregdetin kuban. Ideja ishte që ai nuk do t?i rezistonte marrjes së një molusku të tillë, veprim që do t?i shkaktonte vdekjen. Por ky plan nuk u vu asnjëherë në zbatim, edhe pse arsyet e sakta nuk dihen.
Helmim përmes purove të tij
Shefi i Zyrës së Shërbimeve Mjekësore në CIA, Eduard Gan, përgatiti përdorimin e një helmi tepër të fuqishëm të njohur si botulinum, për të vrarë Kastron. Ky lloj helmi ishte efektiv, dhe
për më tepër nuk linte asnjë lloj gjurme. Gan leu me këtë toksinë një pako me puro kubaneze.
Fatkeqësisht, ato nuk arritën kurrë tek Kastro.
Helmimi i qumështit që konsumonte Kastro
Në këtë plan do të përfshiheshin edhe mafiozët amerikanë, që kontrollonin kazinotë në Kubë. Mendohej që qumështi që konsumonte Kastro të përzihej me një helm të fuqishëm, që do ta vriste në cast, pa lënë asnjë gjurmë. Ata gati ia dolën mbanë, pasi helmi mbërriti në frigoriferin e hotelit ku qëndronte Kastro në atë kohë. Mjerisht, pilula ngriu dhe u ngjit pas pjesës anësore të frigoriferit, dhe më pas u ça kur agjentët u përpoqën ta merrnin për të zbatuar pjesën finale të planit.
Vrasja në podium përmes shpërthimit
Për këtë atentat, CIA punësoi terroristin kuban Luiz Karriles. Ai u ngarkua të vendoste lëndë eksplozive në podiumin ku ishte parashikuar të fliste Kastro. Megjithëse Karriles ia doli të vendoste lëndën plasëse, ai e nënvlerësoi aftësinë e zyrtarëve kubanë të sigurisë. Ata e zbuluan me lehtësi eksplozivin, gjatë një kontrolli rutinë përpara nisjes së tubimit.
Vrasja e Kastros, përmes një thike të modifikuar në një stilolaps
Një operativ i CIA shkoi në vitin 1962 në Paris për t?u takuar me zyrtarin kuban Rolando Kubela, që këmbëngulte se kishte planin e përsosur për të vrarë Fidel Kastron. Sipas tij, lideri komunist do të eleminohej përmes një stilolapsi të pajisur me një shiringë hipodermike. Plani ishte në fazat e tij përfundimtare, por për shkak të mjedisit të tensionuar politik në SHBA pas vrasjes së presidentit Xhon Kenedi, ai nuk u zbatua asnjëherë.
Falsifikimi i Ardhjes së Dytë të Krishtit
Meqë kubanët janë njerëz thellësisht fetarë, CIA supozoi se ata do të rebeloheshin nëse ekzistonte një shenjë hyjnore kundër sundimit të Kastros. Agjencia kishte planifikuar të gjuante natën nga një nëndetëse në ajër me predha, që shpërbëheshin në qiell në formë yjesh, për të ndezur qiellin në mënyrë ?hyjnore?, pasi t?u thoshe njerëzve thjesht se Krishti ishte rikthyer, nuk do të ishte e besueshme. Edhe ky plan qesharak, nuk u vu asnjëherë në zbatim./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Nga George Friedman “Geopolitical Futures”Kohët e fundit në ...
Nga Jeffrey Lewis “Foreign Policy”Të enjten më datë 8 gusht,...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...