Connect with Us

Mallakastër/ Ullinjtë shekullorë në flakë

Kronika

Mallakastër/ Ullinjtë shekullorë në flakë

Publikuar

-

Një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshatin Hekal të Mallakastrës dhe kodrat përreth tij janë përfshirë mesditën e sotme nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Ballshit, të cilët po punojnë për të shuar flakët e zjarrit për të mos u përhapur më tej.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se terreni i vështirë dhe era po favorizojnë zjarrin dhe për këtë arsye është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të Patosit dhe Uzinës së Ballshit./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Akuzat e PD-së për Mark Babanin/ Prokuroria vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është vënë në lëvizje, pas akuzave publike që Partia Demokratike ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar Babanit dorëzimin e shenjave të gishtave, në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I kërkoi favore seksuale studentes/ Universiteti merr vendimin drastik ndaj pedagogut

Publikuar

-

Nga

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka reaguar pas denoncimit të mbrëmshëm në emisionin “Stop”, ku një pedagog i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës.

Mësohet se “Aleksandër Xhuvani” ka pezulluar nga detyra pedagogun Denis Himçi i cili është ndaluar nga policia me akuzën për korrupsion pas shfaqjes së video-skandalit, si dhe është distancuar nga ngjarja në fjalë.

Deklarata e plotë:

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.
REKTORATI/ CNA.al

Pas denoncimit në “STOP”/ Policia shoqëron pedagogun që kërkonte seks dhe para

Skandali i “STOP”-it/ Kush është pedagogu që kërkon seks dhe para (Foto+ Emri)

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish-prokurori bën deklaratën e fortë/ Disa “robotë” do hetojnë “peshqit” e mëdhenj

Publikuar

-

Nga

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion”, vijon të mbetet në qendër të debateve mediatike dhe politike.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari.

I ftuar në Report tv, Hajdari tha se javën tjetër prokurorët shqiptarë do të shkojnë për trajnim në SHBA nga FBI-ja.

“Kolegët e mi në prokurori që do të kalojnë SPAK-un do të shkojnë në SHBA javën tjetër për trajnim nga FBI-ja, llogarit kush do i hetojë ‘peshqit’, do të jenë disa ‘robotë’, që kur të grumbullojnë provat nuk do të shohin si e ka emrin” –deklaroi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE