Connect with Us

“Koka” e trafikut në Itali/ Arrestohet shqiptari, sekuestrohet kokainë dhe 30 mijë euro

Kronika

“Koka” e trafikut në Itali/ Arrestohet shqiptari, sekuestrohet kokainë dhe 30 mijë euro

Publikuar

-

arrestohen tre shqiptare ne itali

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili nga mediat fqinje cilësohet si “koka” e trafikut të kokainës në zonën e Reggio Emilia.

Sipas mediave Italiane, i arrestuari është shtetasi Elton Barameta, të cilit i janë sekuestruar 3 kg e gjysmë kokainë të pastër, 30 mijë euro dhe një automjet.

Po sipas këtyre mediave, nëse kokaina që posedonte shqiptari hidhej në treg kapte vlerën e më shumë se 250 mijë eurove.

LEXO EDHE:  Bashkëpunim mes 4 shteteve/ Sekuestrohet sasia rekord e drogës  

Sipas policisë, shqiptari nuk furnizonte me kokainë vetëm tregun e Emilia, por edhe atë të Lombaridsë së Poshtme, mes Lodi, Kremona dhe Mantua.

“Ai nuk e shiste mallin me pakicë, por furnizonte bandat”, ka thënë kreu i policisë në Piacenza, Filippo Sordi Arcelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte liruar me leje nga burgu / Arratiset shqiptari i akuzuar për vrasje

Publikuar

-

Nga

Një i burgosur shqiptar është arratisur pasi kishte dalë me leje nga burgu në Kifissos të Greqisë.

Sipas mediave greke shqiptari ndërpreu sistemin e mbikëqyrjes elektronike “orë dore” dhe u nis drejt Shqipërisë.
Raportohet se incidenti ndodhi rreth orës 19:00. Shqiptari i përfshirë në një vrasje i cili ishte liruar me orë dore dhe me leje preu lidhjet dhe u nis për në atdheun e tij.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi i mafjes në Itali/ Shqiptarë të përfshirë, ja emrat

LEXO EDHE:  Goditet banda e drogës në Itali/ Në pranga 3 shqiptarë (Emrat)

Sapo u mor vesh se ai ka shkëputur sistemin e kontrollit, ka shpërthyer alarmi dhe janë informuar autoritetet policore si edhe ato doganore në mënyrë që shtetasi të mos arrijë të kalojë kufirin shqiptar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lajmi i rremë i lidhjes me Cakajn/ Rea Xhillari fiton gjyqin ndaj 7 portaleve

Publikuar

-

Nga

Vajza e Linda Ramës Rea Xhillari ka fituar sot gjyqin për shpifje ndaj 7 portaleve Syri.net, 360grade.al, Standard.al, Faxweb.al, Telegraf.al, Boldnews.al dhe JOQ Alabania.

Mësohet se 7 porlate janë gjobitur dhe janë detyruar të përgënjeshtojnë lajmin e lidhjes se Xhillarit me ministrin e Jashtëm Gent Cakajn, me një tjetër lajm.

Konkretisht raportohet se Syri.net Standart.al dhe Telegraf.al janë gjobitur me një milion lekë të vjetra, ndërsa Artur Zheji me 3 milionë lekë të vjetra.

LEXO EDHE:  Shpërthen bombula në pallat/ Ka të plagosur

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Humb jetën një 21-vjeçar

Kujtojmë se këto portale publikuar një lajm i cili thonte se Rea Xhillari është në një lidhje intime me Cakajn dhe bashkëjetojnë së bashku, por kjo u mohua menjëherë nga thjeshtra e kryeminsitrit Edi Rama.

Ajo i cilësoi këto lajme si përbaltje për shkak të martesës së mamasë së saj me kreun e qeverisë, ndërsa deklaroi se ministrin e Jashtëm në detyrë nuk e njeh personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset motorçikleta në Lushnje, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një motorçikletë është përplasur pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i motorçikletës, S.Gorovelli, i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE