Connect with Us

Hoqi dorë nga dosja 184/ Zbulohet shpërblimi që mori prokurori Klodjan Braho

Kronika

Hoqi dorë nga dosja 184/ Zbulohet shpërblimi që mori prokurori Klodjan Braho

Publikuar

-

Transferimi i dosjes 184 nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës, ka ngjallur reagime të shumta.

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një denoncimi të mbërritur në adresë të tij thotë se prapa këtij skandali qëndron kryeministri Edi Rama dhe krahu i djahtë i tij, Engjëll Agaçi.

”Jam oficer i policisë gjyqësore. Prokurori që ka marrë vendimin për transferimin e dosjes 184 quhet Klodian Braho dhe ka punuar më parë prokuror në Vlorë. Njihet si prokuror tërësisht zemërligë dhe i korruptuar. Në shpërblim të këtij vendimi kaloi shkallën e parë të Vetingut, megjithëse kishte 15.000 euro të “marra hua”nga babai i tij dhe të pajustifikuara, ndërkohë që të tjerë janë rrëzuar për borxhe shumë më të vogla. Me ndërhyrjen e fortë të Engjëll Agaçit, vendimi u mor 2 me 1″, thuhet në denoncimin e mbërritur tek Berisha.

Postimi i plotë:

Edvin Mafia dhe don Agaçio qendrojne prapa vendimit per dosjen 184!
Prokurori qe firmosi kaloi me pare me gjithe mekatet si shperbilm vetingun!
Lexoni mesazhin e oficerit gjyqesor dixhital. sb
Pershendetje z Berisha jam oficer i policise gjyqesore,
Prokurori qe ka marre vendimin per transferimin e dosjes 184 quhet Klodian Braho dhe ka punuar me pare prokuror ne Vlore! Njihet si prokuror teresisht zemerlige dhe i korruptuar! Ne shperblim te ketij vendimi kaloi shkallen e pare te vetingut megjithese kishte 15.000 euro te “marra hua”nga babai i tij dhe te pajustifikuara nderkohe qe te tjere jane rrexuar per borxhe shume me te vogla ! Me nderhyrjen e forte te Engjell Agaçes vendimi u mor 2 me 1! Te shohim cfare qendrimi do mbaje OMN dhe komisioneri publik por me kete vendim me urdher te prere nga vet kryeministri duket se kaloj lumin!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Akuzat e PD-së për Mark Babanin/ Prokuroria vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është vënë në lëvizje, pas akuzave publike që Partia Demokratike ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar Babanit dorëzimin e shenjave të gishtave, në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I kërkoi favore seksuale studentes/ Universiteti merr vendimin drastik ndaj pedagogut

Publikuar

-

Nga

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka reaguar pas denoncimit të mbrëmshëm në emisionin “Stop”, ku një pedagog i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës.

Mësohet se “Aleksandër Xhuvani” ka pezulluar nga detyra pedagogun Denis Himçi i cili është ndaluar nga policia me akuzën për korrupsion pas shfaqjes së video-skandalit, si dhe është distancuar nga ngjarja në fjalë.

Deklarata e plotë:

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.
REKTORATI/ CNA.al

Pas denoncimit në “STOP”/ Policia shoqëron pedagogun që kërkonte seks dhe para

Skandali i “STOP”-it/ Kush është pedagogu që kërkon seks dhe para (Foto+ Emri)

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish-prokurori bën deklaratën e fortë/ Disa “robotë” do hetojnë “peshqit” e mëdhenj

Publikuar

-

Nga

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion”, vijon të mbetet në qendër të debateve mediatike dhe politike.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari.

I ftuar në Report tv, Hajdari tha se javën tjetër prokurorët shqiptarë do të shkojnë për trajnim në SHBA nga FBI-ja.

“Kolegët e mi në prokurori që do të kalojnë SPAK-un do të shkojnë në SHBA javën tjetër për trajnim nga FBI-ja, llogarit kush do i hetojë ‘peshqit’, do të jenë disa ‘robotë’, që kur të grumbullojnë provat nuk do të shohin si e ka emrin” –deklaroi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE