Connect with Us

 “Dosja 184″/ Ish Ministri i Jashtëm zbardh prapaskenat

Politikë

 “Dosja 184″/ Ish Ministri i Jashtëm zbardh prapaskenat

Publikuar

-

Prokuroria per krime te renda perfshihet ne skandal

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar vendimin e Krimeve të Rënda për të hequr dorë nga dosja 184.

Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë, duke e dërguar dosjen në Prokurorinë e Dibrës.

Sipas Mustafajt, dërgimi i kësaj dosjeje në periferi, do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kapitulluar para presionit të Qeverisë.

“Një prokurori rrethi e ka të pamundur të hetojë zyrtarë të lartë, ministra apo deputetë”, ka thënë Mustafaj i ftuar në Neës 24.

Më tej ish Ministri i Jashtëm, ndërsa e ka cilësuar si akt të rëndë transferimin e dosjes 184, ka thënë se fajtore për këtë është Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.

“Kjo është taksa që Marku duhet të paguajë, për t’u emëruar sërish Prokurore e Përgjithshme, pasi aktualisht është me statusin e përkohshme”, është shprehur më tej Mustafaj./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndihma për të prekurit nga tërmeti/ Fabian Topollaj nxjerr zbuluar Veliajn

Publikuar

-

Nga

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topollaj, ka publikuar mashtrimin e radhës së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Topollaj ka publikuar postimin e djeshëm të Veliajt përmes të cilit, kryebashkiaku tregonte se bashkia e Tiranës është vënë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

Por, Veliaj del zbuluar pasi fotoja që ai ka publikuar dje, është publikuar edhe disa muaj më parë nga vetë kryebashkiaku.

“Dmth duhet të jesh i sëmurë si Veliaj të arrish të manipulosh dhe fotot vetëm sa për të thënë që Bashkia është në krye të detyrës me rastin e tërmetit.
Foto e parë është ribotuar sot nga Veliaj, ndërsa origjinalja disa muaj më parë kur Bashkia Tiranë ka dërguar ndihma për tërmetin në zonën e Korccës”, shkruan Topollaj në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha me qytetarët pas tërmeteve/ Opozita jo parlamentare me pushime në Hollandë

Publikuar

-

Nga

I vetmi që ka reaguar nga opozita parlamentare lidhur me dëmtet e shkaktuara nga tërmeti është ish kryeministri Sali Berisha.

Së fundmi, Berisha ka publikuar rastin e njërit prej shumë pallateve në Durrës që është çarë, mes për mes, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Në faqen e  tij në Facebook, Berisha ka publikuar vazhdimisht shumë raste të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Që prej ditës së djeshme Berisha nuk është ndalur së publikuari rastet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti. Ndërkohë opozita jo parlamentare nuk ndihet, për t’iu gjendur pranë banorëve në nevojë.

Mesa duket opozita jashtë parlamentit ndodhet me pushime në Hollandë, duke harruar kështu situatën alarmante që kanë krijuar tërmetet në Shqipëri. Kryedemokrati, Lulzim Basha nuk është “ndiher” më, që pas mesazhit të tij solidarizues, pesë orë pas tërmetit. Vazhdon të vadisë tulipanët në Hollandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmetet e fuqishme në Shqipëri/ Reagon Mogherini

Publikuar

-

Nga

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, i ka shprehur solidaritet kryeministit, Edi Rama, për situatën e tërmeteve.

Mogherini uron që të gjithë të lënduarit nga lëkundet sizmike të mund të shërohen sa më shpejt.

“Uroj që të plagosurit nga tërmeti të shërohen sa më shpejt. Solidarizohem me kryeministrin Rama për këtë situatë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë për të rimarrë veten”, thotë ndër të tjera në mesazhin e saj Mogherini.

Komunikatë e Zyrës së BE-së:

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kryeministrit shqiptar Edi Rama për një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Përfaqësuesja e lartë iu uron të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ajo gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ndërsa kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai do të zëvendësohet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në darkën që përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë sot me krerët e Ballkanit Perëndimor./CNA.al

LEXO TE PLOTE