LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE t’i japë fund neglizhencës ndaj Ballkanit, përndryshe rajonin e dominon Rusia

22 Gusht 2019, 09:36, Blog CNA
BE t’i japë fund neglizhencës ndaj Ballkanit, përndryshe

Nga Bojan Stojkovski ?International Politics and Society?

* Gjatë muajit të shkuar, 2 komedianë rusë të njohur si Vovan dhe Leksus, publikuan në internet një regjistrim audio prej 1 orë, të disa telefonatave që kishin kryer me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në ato biseda, komedianët e mashtruan liderin e Maqedonisë së Veriut, duke e bërë atë të besonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndër çështjet e tjera, komedianët rusë e detyruan Zaevin të fliste mbi shpresat e Maqedonisë së Veriut për t?u bërë pjesë e NATO-s, mosmarrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, dhe ndërhyrjes së supozuar të Rusisë në Ballkan. Kryeministri maqedonas, tha se prapa idesë së ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, qëndronin Rusia dhe Turqia.

Zaev pranoi gjithashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, ka një kontroll të drejtpërdrejtë mbi homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. Komedianët rusë, janë shpesh të ftuar në mediat e njohura ruse pranë Kremlinit si ?Russia Today? dhe ?Sputnik?. Në shumë raste, ata janë shprehur se punojnë ?vetëm për veten e tyre?, dhe në mënyrë specifike synojnë të vënë në lojë zyrtarët e huaj dhe figurat politike që shfaqin një ndjenjë të fortë anti-ruse.

Disa nga viktimat e tyre të tjera të profilit të lartë, përfshijnë presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrin  e ri britanik Boris Xhonson, dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në OKB Niki Hallej. Megjithëse shakaja e tyre e fundit, rezultoi të ishte jetëshkurtër, dhe Zaev e kaloi atë incident pa pasoja serioze, ajo tregoi se Ballkani mbetet gjithsesi rajoni me i brishtë i Evropës.

Ai është kryesisht i ndjeshëm ndaj ndikimeve dashakeqe, veçanërisht në lidhje me perspektivat që ka për t?u integruar në BE dhe NATO. Edhe një incident i vogël, gati komik si i lartpërmenduri, mund të shkaktojë valë shqetësimi nëpër Ballkan, në një kohë kur shpresat evropiane të rajonit janë të rrezikuara.

Dy muaj më parë, Këshilli i Bashkimit Evropian, vendosi të mos ndiqte rekomandimet e Komisionit Evropian për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli e shtyu vendimin për në vjeshtë të këtij viti, në mesin e një trazire politike aktuale në Shqipëri, dhe një vere të tensionuar politike në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti francez, Emanuel Makron, është më i zëshmi kur flitet për të ardhmen e procesit të zgjerimit. Ai pretendon se BE duhet të reformohet fillimisht së brendshmi, dhe më pas të përqëndrohet në pranimin e anëtarëve të rinj. Edhe pse kjo qasje ka argumente të forta në favor, ajo nuk është pritur mirë nga vendet e Ballkanit.

Dhe ndërsa mesazhi i përgjithshëm i Brukselit nuk dukej inkurajues për Ballkanin, kjo duket se çon ujë ?në mullirin? e Rusisë dhe rolit të saj në rajon. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, dhe përpjekjes së saj për t?u anëtarësuar në NATO deri në fund të këtij viti, është e qartë se përse vendi do të bëhej një shënjestër e propagandës ruse.

Vitin e kaluar, Greqia dëboi 2 diplomatë rusë, duke e akuzuar Moskën që po përpiqej të ndërhynte në dëm të marrëveshjen historike, mbi ndryshimin e emrit të fqinjit të saj verior.

Kjo marrëveshje, ishte thelbësore për përshpejtimin e anëtarësimit të vendit në NATO, dhe fillimin e bisedimeve të hyrjes në BE.

Shqipëria është anetare e NATO-s prej më shumë se 1 dekade, pasi iu bashkua aleancës në vitin 2008. Që të dyja vendet, kanë bërë shumë përpjekje për integrimin e tyre në union. Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit këtë verë, cilësohej si një fitore e madhe për Shkupin dhe Tiranën, por edhe vetë BE-në.

Fatkeqësisht, kjo nuk u arrit që të materializohej, duke e lënë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në paradhomën e Evropës, të paktën deri në tetor. Kursi i vendosur i rajonit drejt BE-së dhe NATO, e ka zemëruar vazhdimisht Moskën. Rasti më i fundit ishte anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, dhe përpjekja e dështuar për grusht shteti në tetorin e vitit 2016.

Në majin e atij viti, një gjykatë malazeze dënoi me nga 5 vite burg 2 politikanë të opozitës pro-ruse, për përfshirjen e tyre në komplot. Që nga ajo kohë, Moska ka pasur një qasje të ndryshme në ushtrimin e ndikimit në një sferë tradicionale të ndikimit të saj gjeopolitik.

Shumë kurthe të ngjashme ruse, si ai që iu ngrit Zaevit, po shënjestrojnë politikanët e rajonit të orientuar nga BE-ja. Dhënia e ndihmës ushtarake kohët e fundit ndaj aleates së saj më të madhe në rajon, Serbisë (një vend kandidat për në BE), tregoi se Moska ende ka miq të rëndësishëm në Ballkan.

Bullgaria dhe Rumania, nuk pranuan të lejojnë transferimin e automjeteve ushtarake në Serbi, duke përmendur sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Por Rusisë i erdhi në ndihmë Hungaria, një vend anëtar anëtar i BE-së dhe NATO-s. Në një kohë kur rajoni ka nevojë të inkurajohet në lidhje me perspektivat e tij evropiane, ndikimi i BE në Ballkan duket se po zvogëlohet.

Vetë Brukseli, po dërgon mesazhe të përziera rreth procesit të zgjerimit. Brenda unionit, ka shumë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë proces, të bëra nga zyrtarët kryesorë evropianë. Në këtë mënyrë, BE e fton Moskën të bëhet më aktive në rajon, dhe t?i largojë vendet e tij nga perspektiva evropiane.

Udhëheqësit politikë ballkanikë, detyrohen t?i interpretojnë deklaratat e zyrtarëve evropianë, në varësi të rrethanave dhe zhvillimeve në vendet e tyre. Ky konfuzion, krijon hapësirë veprimi për çdo lojtar tjetër gjeopolitik. Dhe e gjitha kjo ndodh në një kohë, kur është e rëndësishme të pranohet se disa vende kanë bërë shumë përpjekje, dhe kanë shënuar arritje në synimin e tyre për t?u bërë anëtare të Bashkimit EVropian.

Maqedonia e Veriut, ndryshoi emrin e saj duke e zgjidhur mosmarrëveshjen 3-dekadëshe me Greqinë. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të dhimbshme në sistemin gjyqësor, të cilat kanë tronditur sistemin politik në vend. Nëse BE-ja reagon shpejt, ka ende mundësi ta fitojë betejën gjeostrategjike mbi Ballkanin.

Një Ballkan i qëndrueshëm, dhe i zhvilluar në mënyrë demokratike, mund të jetë vetëm një fitore për BE-në. Brukseli duhet ndërkohë ta bëjë të qartë, se të gjitha përpjekjet që BE-ja ka bërë në dekadën e fundit, nuk kanë qenë të kota, dhe se rajoni po ecën përfundimisht në drejtimin e duhur. Në të kundërt, Brukseli rrezikon të përballet me një konkurrencë të egër politike nga Moska, si dhe me përpjekjet e përsëritura ruse, për të minuar vlerat evropiane në rajon./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga