Connect with Us

Akuzat e forta/ Arta Marku, “kamikaze” e qeverisë

Politikë

Akuzat e forta/ Arta Marku, “kamikaze” e qeverisë

Publikuar

-

Lëvizja Socialiste për integrim ka reaguar në lidhje me kalimin e dosjes 184, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tek Prokuroria e Dibrës.

Në një deklaratë për mediat, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama dhe ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, duke thënë se ata po varrosin dosjen ‘184’.

Më tej, Vasili ka cilësuar kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku, si një ‘kamikaze’ e qeverisë, ndërsa shton se Prokuroria e Përgjithshme po shpërdoron detyrën për kalimin e dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.

“Se çfarë ndodhi në Dibër është prona e opinionit publik. Falë BILD që nxori përgjimet. Cfarë ka bërë kjo qeveri në këto vite? Nuk çuan para drejtësisë këtë dosje. Ky krim dënohet deri ne 5 vjet heqje lirie. Që nga Edi Rama e te Gjiknuri, Manja etj qe kishin dalë të vidhnin vota. Kjo prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Dënohet deri në 7 vjet ky krim. Sot është përpara akuzës. Më shpejt i zbardhi BILD dhe VOA dhe jo prokuroria e shtetit. Beri bllokimin., Ishin urdhëruar nga Edi Rama. Si mund ta përcjelli në gjykatën  e Dibrës. Kur nën hetim janë ministra kryeministri deputet, kanë juridiksion të merret Krimet e Rënda. Kujt ja përcollën. Gjykatës me pamundësi juridike. Këtë kanë shmangur. Në mënyrë që dosja të bllokohet. E dini se çka ndodhur atje. Në Shqipëri nuk sundon ligji. Reforma në Drejtësi është sabotuar me themel. Ky anti-ligj që funksion është përgjigja popullore…” –u shpreh Vasili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  LSI: Qeveria kërkon të ketë ndikim mbi organet dhe institucionet e pavarura

LEXO EDHE:  Berisha: Gjykata faktoi se Rama fshehu krimin!!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  PD plas “bombën”/Vota e bashkimit PS-LSI vlen 240 milionë euro, e vërteta e mbledhjes së djeshme

LEXO EDHE:  Berisha: Gjykata faktoi se Rama fshehu krimin!!

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE