Connect with Us

Aksident në Korçë-Pogradec/ Shpejtësia nxjerrë jashtë rruge automjetin

Kronika

Aksident në Korçë-Pogradec/ Shpejtësia nxjerrë jashtë rruge automjetin

Publikuar

-

Një aksident automobilistik ka ndodheur pak më parë në aksin rrugor, Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal ndërsa dy të plagosurit janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burimet nga vendi i aksidentit i thanë CNA.al se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plagë të shumta, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi të lartë. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e të plagosurve, kurse Policia e ndodhur sakaq në vendin e ngjarjes thotë se po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U plagos rëndë në atentat/ 23-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Është nisur pak minuta më parë me urgjencë drejt spitalit të Traumës A.Uruçi, 23-vjeçari që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Mësohet se spitali i Elbasanit e ka nisur drejt Tiranës të riun për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Uruçi u plagos mbrëmjen e sotme në Peqin nga disa të shtëna me armë, ku mbeti viktimë edhe i riu Andi Zylyfi.

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

Sakaq, grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hetimi i ngjarjes tragjike/ Dyshimet e para mbi motivet

Publikuar

-

Nga

Përveç postblloqeve të ngritura në pika kyçe për të kapur atentatorët ndaj dy personave, 26-vjeçarit Andi Zylyfi dhe 23-vjeçarit Ardit Uruçi, policia ka shoqëruar edhe 13 persona që kanë qenë deshmitarë në ngjarje, për t’i marrë në pyetje.

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi fi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

Viktima mësohet të ketë lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati tragjik/ Viktima kishte të atin polic burgu

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja po plotësojnë ngjarjen e atentatit me fund tragjik në fshatin e Peqinit që i mori jetën një personi dhe një tjetër u plagos.

Mësohet se viktima, 26-vjeçari Andi Zylyfi kishte të atin polic në burgun e Peqinit.

Viktima mësohet të ketë lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç./CNA.al

LEXO TE PLOTE