Connect with Us

Voltana Ademi nuk heq dorë nga Shkodra/ Bllokimi i fondeve, i paprecedentë

Politikë

Voltana Ademi nuk heq dorë nga Shkodra/ Bllokimi i fondeve, i paprecedentë

Publikuar

-

Rama e thumboi/ Voltana Ademi akuza qeverisë: Jemi 7 vite me vonesë, s’na ka dhënë dëmshpërblimet

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar menjëherë pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë hodhi poshtë pretendimet e saj për bllokimin e fondeve për këtë bashki.

Voltana Ademi pretendon se ky vendim është politik dhe i paprecedentë, ndërsa tregoi se do të vijojë të drejtojë Bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse mandati i saj ka mbaruar ditën e djeshme, Voltana Ademi i ka kaluar kompetencat nënkryetares së bashkisë, Emilja Koliqi.

“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme”-tha Voltana Ademi.

Gjithashtu Ademi u tregua e prerë se nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i saj dhe se ajo vijon të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës.

LEXO EDHE:  Auditimi/ KQZ ultimatum partive politike: Të dorëzojnë menjëherë raportet financiare

“Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t’i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh. Legjitimiteti i Këshillit Bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojmë me domemos në zgjedhje”-u shpreh Ademi.

Bllokoi fondet për Bashkinë e Shkodrës?/ Ministria e Financave përgënjeshtron Ademin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Kandidate për Bashkinë e Shkodrës?/ Reagon ish-zv.kryeministrja

LEXO EDHE:  Kandidate për Bashkinë e Shkodrës?/ Reagon ish-zv.kryeministrja

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE