Connect with Us

Tjetër tragjedi në vendin e punës/ Humb jetën një person

Kosova & Rajoni

Tjetër tragjedi në vendin e punës/ Humb jetën një person

Publikuar

-

Një tjetër tragjedi në vendin e punës është shënuar ditën e sotme në një kantier ndërtimi në Gjilan.

Sipas njoftimi të policisë së Kosovës, viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet B.E. nga komuna e Vitisë.

“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën  e Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia tutje ka bërë të ditur se derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i ndjeri kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç ‘rast dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE:  Policia Kufitare masa për përballimin e fluksit dhe goditjen e paligjshmërisë

“Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit  të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin  është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar”, tha policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti tha se zoti Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë:

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi, raporton radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  “Kush je ti more, trego dokumentin!”/ Bardh Spahia si kapter kontrolli

LEXO EDHE:  Kalonte emigrantë të paligjshëm përtej kufirit/ Pranga 39 vjeçarit në Kamëz

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërthen bombula e gazit/ 3 të vdekur e 6 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Romanocë të Kumanovës sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas mediave vendase 3 persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Ja dyshimet e para të policisë

LEXO EDHE:  "Kush je ti more, trego dokumentin!”/ Bardh Spahia si kapter kontrolli

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj thirrje sërish Kurtit/ Mos e hiq taksën pa na njohur Serbia

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë sërish thirrje Haradinajt që të mos dorëzohet përballë presionit për heqjen e taksës dhe marrëdhënien me Serbinë.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që taksën ta heq veç nëse Kosovën Serbia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë sipas tij, sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë.

LEXO EDHE:  I drejtoi armën babait 71-vjeçar/ Në pranga durrsaku

LEXO EDHE:  Kalonte emigrantë të paligjshëm përtej kufirit/ Pranga 39 vjeçarit në Kamëz

“Tregu vetëm për njohje!”.

E këto reagime të Haradinajt rrodhën si pasojë e deklaratave që lider të LDK’

 

LEXO TE PLOTE