LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenton të grabisë bankën gjatë natës/ Prangoset ish-komandoja

21 Gusht 2019, 07:20, Kronika CNA
Tenton të grabisë bankën gjatë natës/ Prangoset

Një shtetas është vënë në pranga nga policia në Librazhd, pasi rreth orës 01:00 të natës që lamë pas ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Lenci Kazazi, i cili ka punuar si Efektiv i Batalionit Komando, ku ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.

Kujtojmë se dy tentativa të vjedhje të bankës kanë qënë edhe para një viti, ku në Mars 2018 policia arrestoi një person.

Mbrëmë është rasti i tretë i tentativës ku policia ndaloi L.Kazazin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga