LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj turistëve spanjoll/ Fatos Lubonja kryqëzon Edi Ramën

21 Gusht 2019, 15:34, Aktualitet CNA
Sulmi ndaj turistëve spanjoll/ Fatos Lubonja kryqëzon Edi Ramën

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjen e rëndë në Porto Palermo, ku disa turistë spanjoll u sulmuan nga pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima.

I ftuar në studion e lajmeve në TV “News 24”, Lubonja u pyet se si kjo ngjarje ndikon në imazhin e Shqipërisë.

Sipas Lubonjës, imazhin e Shqipërisë e prishin trafikantët e shumtë që ka Shqipëria dhe skandalet e qeverisë.

?Nëse bën problem duhet të shikosh a ndërhyjnë mediat italiane. Nuk e kam parë të hyj në mediat italiane, si lajm. Një i sëmurë psiqik që bën një akt të tillë, nuk përbën lajm nëse nuk vret. Raste të tilla ka dhe në Itali.Imazhi i Shqipërisë lidhet me trafikantët e shumtë që ka Shqipëria në Itali dhe rritja e një lloj autoritarizmi. Një qeveri që qeveriset nga droga. Dhe tjetra gjë që duhet të them është se çdo shqiptar sa herë që i prishke qefin qeverisë, qëveria të sjell ty fadromat e matrapikët tek shtëpia. Nuk prishet kështu imazhi. Imazhi prishet nga Edi Rama dhe qeveria. Ky është shumë herë më i rrezikshmë se Kokdhima për imazhin?, theksoi Lubonja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga