Connect with Us

Skandali me turistët spanjollë/ Shembet restoranti “Panorma”

Sociale

Skandali me turistët spanjollë/ Shembet restoranti “Panorma”

Publikuar

-

Disa ditë pas skandalit, ku një grup turistësh u dhunuan nga pronari i një restoranti në Himarë, IKMT ka nisur sot shembjen e tij.

Mësohet se aksioni i IKMT-së për shembjen e resortit, “Panorma”, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, kushëri i kreut të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet bëjnë të ditur se restoranti në fjalë, i ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.
Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen spanjolle që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij.

LEXO EDHE:  Ilir Vrenozi videomesazh dhe lot për Koço Kokëdhimën

Ndërkohë pasi ka dhunuar familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón, dhe shoqëruesit shqiptarë, Mihal Kokëdhima është lënë nën masën ‘arrest me burg’./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ulja e temperaturave/ Bora zbardh fshatin turistik të Dardhës

Publikuar

-

Nga

Ulja e ndjeshme e temperaturave, ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje të vendit.

Fshati turistik i Dardhës, është zghjuar nën petkun e bardhë të borës mëngjesin e sotëm.

Dardha është një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e dimrit.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të vazhdojnë të bien, ndërsa reshje bore priten edhe në zonat e ulta.

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës/ Zbulohen detajet e planit Rama-Tahiri

LEXO EDHE:  Të 33 objektet do të prishen sot/ IKMT bën bilancin e objekteve të shembura

LEXO TE PLOTE

Sociale

Policia bën “kërdinë” në Tiranë/ Arrestohen 21 shoferë, pezullohen dhe 89 leje qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Gjatë javës që kaloi janë arrestuar 21 shoferë pasi 12 prej tyre rezultuan të dehur, 8 pa patentë dhe 1 me dokumenta të falsifikuara.

Përveç arrestimeve, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur 45 gjoba.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:

  • Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
  • Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).
  • Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
  • Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.

LEXO EDHE:  Koço Kokëdhima si peshku pa ujë

LEXO EDHE:  Kokëdhima kërkon amnisti për përdoruesit e drogës

# KujdesiiShtuarParandalon🚑
# StopAlkoolitNëTimon🥃
# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻

TiranëPolicia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:• Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.• Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.• Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).• Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.• Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.• Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.# KujdesiiShtuarParandalon🚑# StopAlkoolitNëTimon🥃# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻♂

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 9. Dezember 2019

LEXO TE PLOTE

Sociale

Profesori i sizmologjisë qetëson qytetarët/ Është e provuar, ja kur parashikohet tërmeti i radhës!

Publikuar

-

Nga

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

I ftuar në në emisionin “Open” në Top Channel, Aliaj theksoi  se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike.

LEXO EDHE:  Kokëdhima kërkon amnisti për përdoruesit e drogës

LEXO EDHE:  Bllokohet ndërtimi i pallateve te diga e Liqenit Artificial të Tiranës

Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë nga profesoret e nderuar, ajo nuk u mor parasysh.

Aliaj shpreson se kjo hartë e re, ashtu si në komunizëm, do të merret tani parasysh, pas tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”.

LEXO TE PLOTE