Connect with Us

Sekuestrohen armë, municione dhe drogë/ Në pranga dy persona

Kronika

Sekuestrohen armë, municione dhe drogë/ Në pranga dy persona

Publikuar

-

Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ka vënë në pranga dy persona.

Gjithashtu mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, si dhe janë asgjësuar 60 bimë kanabis.

Të arrestuarit janë shtetasit: L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë dhe P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare.
Dy shtetasit e sipërpërmendur dyshohen si autorë të kultivimit të kanabisit dhe armëmbatjes pa leje.

Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni “Bulceshi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë.
Sekuestrohen 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, si dhe asgjësohen 60 bimë kanabis.
Në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit dhe armëmbatjes pa leje.
Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, është finalizuar operacioni policor “Bulceshi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Drogë buzë liqenit të Shkodrës/ Arratisen trafikantët

L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë;
P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë;

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“E linte vajzën në gjumë dhe e gjente në gjumë”/ Historia e dhimbshme e Kreshnikut që u gjet i pajetë në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me Kreshnik Dashajn i cili u gjet i pajetë me një plagë në shpatull ditën e djeshme në Vlorë.
Dashaj ishte bababi i një vajze 7 vjeçe.
Sipas Abc News, ai ishte me origjinë nga fshati Lubonjë dhe ishte transferuar me banim në Vlorë 12 vjet më parë.
Dashaj punonte në një fabrikë këpucësh, por paga e ulët e detyronte që të punonte dy turne, plot 16 orë në ditë. Fqinjët tregojnë se ai ishte një person i qetë dhe pa probleme me njerëz të tjerë.

LEXO EDHE:  Ja kush u perplas me arme ne Shkoder

LEXO EDHE:  “Kandidati i Skraparit u kërcënua”/ Patozi: Arben Skënderi modeli i duhur për Tiranën

“E linte vajzën në gjumë dhe e gjente në gjumë pasi punonte dy turne”, shprehen ata.
Policia është duke punuar në disa pista për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Publikohet raporti/ Antidroga greke: 62% e marijuanës së kapur erdhi nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni antidrogë/ Arrestohen tre persona, një në kërkim

LEXO EDHE:  “Grusht shteti” në Shqipëri/ Ish-deputeti thirrje të fortë qytetarëve

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni antidrogë/ Arrestohen tre persona, një në kërkim

LEXO EDHE:  Pas daljes nga Policia/ Kryemadhi kërkon Gjiknurin

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE