Connect with Us

Rasti “Reket”/ Arrestohet kryeprokurorja speciale

Kosova & Rajoni

Rasti “Reket”/ Arrestohet kryeprokurorja speciale

Publikuar

-

Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar rreth mesditës së sotme, kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket”, por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.

Rasti “Reket”, u publikua pak kohë më parë nga gazeta italiane “La Verita”, ku për zhvatje të biznesmenëve janë të akuzuar Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Në materialet  e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”.

LEXO EDHE:  Arrestohet çifti shqiptar/ Po kalonin drogë në Maqedoninë e Veriut

Deri më tani për rastin “Reket” nga PSP-ja kanë dëshmuar prokurorët, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti tha se zoti Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë:

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi, raporton radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Artan Hoxha: Tom Doshi ka kontaktuar izraelitin për pajisjen

LEXO EDHE:  Arrestohet çifti shqiptar/ Po kalonin drogë në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërthen bombula e gazit/ 3 të vdekur e 6 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Romanocë të Kumanovës sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas mediave vendase 3 persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

LEXO EDHE:  Berisha hap dosjen e përgjimeve dhe spiunëve

LEXO EDHE:  Përgjimet e dosjes "Babalja"/ Manjani: Pse janë në dorë të Salianjit?

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj thirrje sërish Kurtit/ Mos e hiq taksën pa na njohur Serbia

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë sërish thirrje Haradinajt që të mos dorëzohet përballë presionit për heqjen e taksës dhe marrëdhënien me Serbinë.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që taksën ta heq veç nëse Kosovën Serbia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë sipas tij, sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Artan Hoxha: Tom Doshi ka kontaktuar izraelitin për pajisjen

LEXO EDHE:  Berisha hap dosjen e përgjimeve dhe spiunëve

“Tregu vetëm për njohje!”.

E këto reagime të Haradinajt rrodhën si pasojë e deklaratave që lider të LDK’

 

LEXO TE PLOTE