LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset rëndë një turiste në Durrës

21 Gusht 2019, 20:04, Kronika CNA
Plagoset rëndë një turiste në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një turiste polake ka mbetur e plagosur rëndë pas rrëzimit nga lartësia në Velierën e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetësja me inicialet S.M 23 vjeç ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash.

Ajo është nisur menjëherë me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga