Connect with Us

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Zbardhen detajet e reja

Kronika

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë paradites së sotme në Shkodër, ku një person u gjet i plagosur me armë zjarri.

Burimet bëjnë të ditur se shtetasi Lin Doda, 65 vjeç është vetëplagopsur në mënyrë aksidentale, ndërsa ishte duke pastruar armën, tip automatik.

Ngjarja ndodhi në banesën e 65-vjeçarit, në Bushat të Shkodrës.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Raportohet për një të plagosur

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohet 11 kg heroinë në Portin e Durrësit/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Nga

Një sasi prej 11 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë, është sekuestruar nga policia sot në Portin e Durrësit, në një mjet tip Opel.

Gjithashtu mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Mësohet se gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me “Benz”-in

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rendë ka ndodhur në aksin rugor Korçë-Kapshticë, pak më parë, ku një autmjet tip kamion është përplasur me një “Benz”. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për CNA.al se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. E lajmëruar policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por ende nuk ka bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE