Connect with Us

Krizë qeveritare në Itali/ Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Giuseppe Contit? 

Bota

Krizë qeveritare në Itali/ Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Giuseppe Contit? 

Publikuar

-

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conti tha se ka ndër mend të largohet nga posti, pas krizës qeveritare të shkaktuar nga kryetari i të djathtës ekstremiste Matteo Salvini dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja elektorale.  

Kryeministri Italian Giuseppe Conte, bëri të martën të ditur se i dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit, duke i dhënë fund qeverisjes 14 mujore të populistëve. “Kur të mbarojnë diskutimet unë do të shkoj tek presidenti i Republikës për ta njoftuar zyrtarisht për dhënien fund të kësaj qeverisjeje dhe për t’i dorëzuar dorëheqjen,” tha Conte, në fjalimin e mbajtur para Senatit.

Dy javë më parë, ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini bëri njoftimin e papritur se Lega e tij ekstremiste e djathtë nuk do të vazhdojë të qëndrojë më në aleancë me Lëvizjen Pesë Yjet, prezantoi dhënien e mosbesimit dhe kërkoi zgjidhje të reja.

Italien Premierminister Giuseppe Conte im Oberhaus (picture-alliance/AP Photo/G. Borgia)
Senati italian, 20 gusht 2019

Çfarë do të ndodhë tani? 

Conte i kërkoi të marten në mbrëmje zyrtarisht dorëheqjen presidentit, Sergio Mattarella. Si kryetar i shtetit Mattarella mund të mos e pranojë dorëheqjen, dhe t’i kërkojë Conte-s të qëndrojë në post, duke u përpjekur që të gjejë një alternativë për të marrë shumicën në parlament. Ai mund ta pranojë dorëheqjen dhe të kërkojë një udhëheqës tjetër, i cili mund të formojë një koalicion të ri. Nëse këto obsione nuk janë të mundshme, parlamenti mund të shpërbëhet duke kërkuar zgjedhje të reja në tetor.

Regierungskrise in Italien | Matteo Salvini (picture-alliance/AP Photo/G. Borgia)
Matteo Salvini kërkon zgjedhje të reja

Kryeministri e kritikon Salvinin si ‘të papërgjegjshëm’

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Paralizohet qarkullimi në akset kombëtare

Gjatë fjalimit të tij në Senat, Conte kritikoi Salvinin, duke thënë se ai ka vepruar në mënyrë shumë egoiste, kur vendosi t’ i japë fund koalicionit në pushtet. “Është e papërgjegjshme të shkaktosh krizë qeveritare,” tha Conte duke shtuar se lëvizja e tij “tregon interesa personale dhe partiake.”

Conte, i cili nuk është anëtar i ndonjë partie pjesë e koalicionit, tha, se vendimi i Salvinit e ka vënë në rrezik Italinë, vendin me ekonominë e tretë më të madhe të zones së euros, duke e futur në mes të “një spiraleje paqëndrueshmërie politike dhe mungese stabiliteti financiar.” “T’i çosh qytetarët që të votojnë është thelbi i demokracisë, t’ i pyesësh ata çdo vit që të votojnë është mungesë përgjegjësie,” tha kryeministri. Salvini, që është zëvendëskryeministër u pa gjatë fjalimit të Contes që të tundte kokën dhe rrotullonte sytë, kurse anëtarë të Ligës së tij i fishkëllyen kryeministrit Italian që nga karrigia ku ishin ulur në Senat.

Italien M5S-Protest (DW/E. Schumacher)
Protesta në Itali

Sipas sondazheve aktuale mbështetja është rritur për Ligën e Salvinit, parti që është kundër emigrantëve, ndërkohë që për Lëvizjen Pesë Yjet ajo ka rënë në mënyrë të konsiderueshme. Analistët mendojnë, se duke u përpjekur të sjellë zgjedhje të parakohshme, Salvini shpreson të fitojë pikë nga rritja e popullaritetit të partisë së tij në mënyrë që të bëhet kryeministri i ardhshëm i Italisë. / DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti tha se zoti Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë:

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi, raporton radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë/ “Italia mund ta pësojë si Turqia”

LEXO EDHE:  Vrasja e adoleshentit/ Përleshje të dhunshme gjatë protestave në Athinë

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Koronavirusi në Itali/ Qytetarët në panik, boshatisin raftet e supermarketeve

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh Italia po përjeton momente të vështira pas përhapjes së koronavirusit në disa zona të vendit.
Njerëzit janë në panik dhe të frikësuar nga përhapja në mënyra masive e këtij virusi.

Ndërkohë që qeveria italiane ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ata janë dyndur nëpër supermarkete duke boshatisur raftet e ushqimeve dhe produkteve të nevojshme për jetesë.

Në videon e mëposhtme duken raftet e boshatisura të supermarketit, pasi njerëzit përgatiten për tu vetëizoluar në shtëpitë e tyre nga frika e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë/ “Italia mund ta pësojë si Turqia”

LEXO EDHE:  Vrasja e adoleshentit/ Përleshje të dhunshme gjatë protestave në Athinë

Autoritetet vazhdojnë të theksojnë kufizimin e lëvizjeve dhe daljeve në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili i mori jetën 9 personave dhe la pas 37 të plagosur.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.

 

LEXO TE PLOTE