Connect with Us

KLSH “shuplakë” Veliajt/ Bashkia Tiranë nuk ka përmbushur detyrimet

Politikë

KLSH “shuplakë” Veliajt/ Bashkia Tiranë nuk ka përmbushur detyrimet

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit në Qershor të vitit 2019 përfundoi auditimin e performancës me temë “Ndotja akustike”, i  kryer pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Bashkisë Tiranë, për të cilin Kryetari i KLSH mori Vendimin nr. 31 datë 30.07.2019 në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e këtij auditimi.

Nisur nga impakti i madh që ka në shëndetin e njeriut, ndotja akustike, përbën një nga problemet më të mëdha sociale në qytetet kryesore të vendit tonë. Fokusi i auditimit krahas zbatimit të politikave qeveritare në mbrojtje të zhurmave në mjedis sipas standardeve kombëtare, ka qenë përshkrimi i situatës aktuale, vlerësimi i monitorimit dhe inspektimit, si dhe evidentimi i studimeve apo projekteve të realizuara nga institucionet përgjegjëse. Në këtë auditim, i cili ka mbuluar periudhën 2016–2018 është analizuar efektiviteti i institucioneve subjekt auditimi të cilat janë përgjegjëse për manaxhimin e zhurmave në mjedis dhe problematikave të dala prej tyre.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duke mos miratuar një sërë udhëzimesh ka dështuar të plotësojë kuadrin ligjor mbi zhurmat mjedisore me akte nënligjore edhe pse kanë kaluar 12 vite që nga krijimi i ligjit kryesor të zhurmave.

Bashkia Tiranë nuk ka hartuar politika të përshtatshme lidhur me manaxhimin e zhurmave mjedisore. Plani Vendor i Veprimit të zhurmave, hartëzimi i zhurmave, shpallja e zonave të qeta urbane janë disa nga detyrimet ligjore të cilat Bashkia Tiranë nuk ka arritur t’i përmbushë. Nga ana tjetër, monitorimi i zhurmave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme për qytetet përkatëse si pasojë e buxhetit të vogël të alokuar nga MTM, çka evidentohet edhe në mos përmbushjen e objektivave që vetë Ministria e Turizimit dhe Mjedisit vendos. Mosakreditimi i procesit të monitorimit të zhurmave ndikon gjithashtu në besueshmërinë e ulët të të dhënave. Mungesa e aparaturave të matjes së zhurmave në ISHMPUT, sjell vështirësi në inspektim dhe marrjen e masave konkrete kundrejt subjekteve që lëshojnë zhurma sipër normave të lejuara.

  • Këshilli Teknik për Zhurmat nuk është ngritur dhe nuk ka funksionuar asnjëherë. Ai duhet të funksionojë pranë Ministrit të MTM si një organizëm ndërinstitucional këshillimor për çështjet e zhurmës.
  • Ministri i MTM, në bashkëpunim me Ministrin që mbulon rregullimin e territorit, nuk kanë miratuar udhëzimin për kërkesat dhe rregullat për reduktimin e zhurmave në mjedis që në procesin e hartimit të planeve të rregullimit të territorit.
  • Ministri i MTM, në bashkëpunim me Ministrin që mbulon punët publike, nuk ka miratuar udhëzimin për rregullat teknike dhe masat e mbrojtjes nga zhurma që në fazën e projektimit dhe gjatë ndërtimit të ndërtesave.
  • Ministri i MTM, në bashkëpunim me Ministrin që mbulon punët publike, nuk ka miratuar udhëzimin për kërkesat dhe rregullat e verifikimit akustik të ndërtesave, para se ato të vihen në përdorim. Projektimet për ndërtime, rikonstruksione ndërtesash për banim apo veprimtari ekonomike e shoqërore, realizohen të tilla që zhurmat në brendësi apo në afërsi të saj të jenë brenda nivelit kufi. Mungesa e Udhëzuesve nga MTM dhe Ministria përgjegjëse për punët publike në përcaktimin e kritereve teknike dhe të masave mbrojtëse ndaj zhurmave që në fazën e projektimit, ndërtimit  dhe para përdorimit të ndërtesave çojnë në ekspozimin e banorëve ndaj zhurmave duke rritur efektet negative që ato (zhurmat) sjellin në shëndet.
  • Bashkia Tiranë nuk ka miratuar Planin Vendor të Veprimit për zhurmat.
  • Bashkia Tiranë nuk ka realizuar hartëzimin e zhurmave për qytetin e Tiranës. Hartëzimi i zhurmës është paraqitja me indikatorë e të dhënave për zhurmën, për një gjendje ekzistuese ose të parashikuar, që tregon kapërcimin e nivelit kufi, numrin e njerëzve të ndikuar në një zonë të caktuar ose numrin e banesave të ekspozuara ndaj disa vlerave të indikatorit të zhurmës në atë zonë. Hartëzimi i zhurmave realizohet dhe duhet të jetë në sinkron me Planin Vendor të Veprimit për zhurmat.
  • Orari i punimeve në lejet e ndërtimit që Bashkia e Tiranës miraton, nuk është i përcaktuar. Në formularët e aplikimit dhe në lejet e ndërtimit që Bashkia Tiranë miraton nuk janë të përcaktuara oraret në të cilat duhet të kryhen punimet e ndërtimit nga subjektet që përfitojnë leje ndërtimi. Mos vendosja e orareve të caktuara se kur duhet të kryhen punimet, bën që në mjaft raste të punohet në orët e vona të natës duke sjellë shqetësim për banorët e Tiranës.
  • Bashkia Tiranë nuk ka vendosur kritere për përdorimin e materialeve të izolimit akustik në lejet e ndërtimit. Materialet e izolimit akustik janë shumë të rëndësishme sa i përket reduktimit të zhurmave mjedisore në ambientet e brendshme të banimit. Duke mos vendosur kritere fikse për subjektet/kompanitë e ndërtimit mbi llojet e materialeve izolues-akustik që duhet të përdorin, nuk ndikon në përmirësimin e cilësisë së godinave sa i përket reduktimit të zhurmave.
  • Bashkia Tiranë nuk ka asnjë të dhënë mbi numrin e popullsisë së ekspozuar në territorin e Bashkisë së Tiranës.
  • Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nuk ka mundur të vlerësojë nëpërmjet studimeve epidemiologjike efektet negative në shëndet të zhurmave mjedisore për sëmundje të caktuara si për shembull sëmundje kardiovaskulare, hipertension, etj.
  • ISHP nuk ka asnjë metodologji/manual/udhëzim për të vlerësuar barrën mjedisore të zhurmave duke përllogaritur “YLL” (Vitet e humbura të jetës) dhe “YLD”, (Vitet e jetuara me paaftësi). Studimet epidemiologjike janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar lidhjen shkak pasojë midis zhurmave mjedisore dhe sëmundjeve të ndryshme si ato kardiovaskulare etj. Fakti që ISHP nuk ka të dhëna mbi këto sëmundje bën të pamundur vlerësimin e efektit real që ato (zhurmat) japin në shëndetin e popullatës. Pamundësia për të realizuar studime epidemiologjike, ku të bëhet i mundur vlerësimi i barrës mjedisore të sëmundjes, përllogaritjeve të YLL dhe YLD lidhet edhe me performancën jo të mirë të shërbimit parësor shëndetësor si dhe me ngarkesën që sektori i Fizikës Sanitare në ISHP ka në trajtimin e ankesave lidhur me zhurmat por edhe me kryerjen e matjeve për subjektet që aplikojnë per leje mjedisi.
  • Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) ka kryer monitorimin e zhurmave në kundërshtim me Ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, neni 7 dhe VKM nr. 1189 datë 18.11.2009, “Për rregullat dhe procedurat për hartimin dhe zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit”, Aneksi 1, pika 3, gërma “ë”.
  • Frekuenca ose numri i monitorimeve të bëra nga AKM në një vit nuk përfaqëson mesataren e nivelit të zhurmave për pikat e monitorimit. Sistemi i monitorimit nuk është gjithëpërfshirës dhe prezantues për të gjetur mesataren e një qyteti të caktuar. Frekuenca ose matja në pikat e monitorimit nga AKM në vetëm 1 ose 2 ditë në vit nuk mund të nxjerrë rezultate për gjendjen reale të zhurmave gjatë një viti. Për të dalë në këtë konkluzion jemi mbështetur në prakikën zviceriane të përmendur në pyetjen audituese “3.2.1” në të cilën theksohet se frekuenca e monitorimit të zhurmave duhet të jetë disa ditë në stinë
  • Në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit (PKMM) dhe në Raportin e Gjendjes së Mjedisit (RGJM) për vitet 2016 dhe 2017 nuk është përshkruar metodika e përzgjedhjes së pikave të monitorimit për qytetet përkatëse.
  • ISHMPUT nuk disponon aparatura matëse të nivelit të zhurmave dhe në inspektimet në terren mjaftohet vetëm me kontrollin e lejeve mjedisore të subjekteve zhurmëlëshuese.

 

Në Vendimin e Kryetarit të KLSH-së për auditimin e performancës “Ndotja akustike” janë dhënë 39 rekomandime për organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të cilat synojnë reduktimin e problemeve të ngritura në këtë auditim dhe përmirësimin në tërësi të situatës aktuale lidhur me zhurmat mjedisore dhe efekteve negative që ato japin në shëndetin e popullatës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta jep alarmin dhe apelon politikën/ Ja çfarë po ndodh në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ku ndër të tjera thuhet se në Shqipëri vijon largimi i popullsisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i drejton një apel të fortë klasës politike, ndërsa shkruan se “Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.”.

Më tej, Meta jep alarmin e boshatisjes së vendit, ku dhe thekson nevojën immediate për ndryshim.

“u ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi!”-shkruan ndër të tjera Ilir Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.
Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.

Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin”/ Nuk përmbahet Spartak Ngjela

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se “të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Mattheë Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.”.
Ngjela shkruan edhe në lidhje me hapjen e negociatave me BE, pasi sipas tij do të jetë çelja e negociatave, pastaj do të vijnë kushtet.
“Të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.”-thekson Ngjela.
Më tej, Ngjela shkruan se “Secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.”

Postimi i plotë:

Të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Mattheë Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Sidomos, të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.
Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.
Kjo në fakt është risi që nuk pritej nga korrupsioni në Tiranë. Por janë naivë, sepse mendja iu qëndron prore me frikë te SPAK-u. Kurse pyetja që ngrihet këtu është kjo: A do të ketë realisht një presion politik kundrejt lidershipit aktual shqiptar për shpejtimin e SPAK-ut?

Sigurisht që po. Tani historia e Shqipërisë ka hyrë në rrugën reale të rivlerësimit të saj.

l. Vetëm injorantët nuk e kuptojnë dot, kur situata është kundër tyre, dhe prandaj vijojnë me shpresa fëminore të luftojnë kundër ligjit. Kështu po ndodh sot edhe me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë.
Shqipëria në këtë çast historik përbën një impenjim parësor të politikës amerikanë dhe gjermane. Edhe Kosova, edhe Maqedonia gjithashtu. Dhe kjo është në fakt një arsye që vjen nga përplasja e interesave të Perëndimit të lartë në funksion të interesit për Ballkanin Perëndimor. Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit.
Por edhe politika amerikane ua ka zbuluar të gjitha, ndonjërit nga kryesorët, ia ka vënë faktin edhe përpara, në tryezën e bisedimeve. Domethënë, janë pa shpresë dhe nuk duan ta kuptojnë.

ll. Po me rivlerësimin e historisë së Shqipërisë, çfarë po ndodh realisht?
Asgjë nuk mund t’iu bëjnë dot më shqiptarëve pushtuesit sllavë dhe grekë këtej e tutje, në kohën që vjen. Gjithçka në Ballkanin Perëndimor do të flasë shqip.
Politika amerikane po zbulon të vërtetën. Jo më larg se dje, CIA ekspozoi materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve. “As ka pasur e as nuk ka turq në Shqipëri, dhe as në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E gjitha kjo tendencë që ka bërë turq shqiptarët, ka qenë politikë serbe antishqiptare… Nuk ka turq në Prizren e Prishtinë, ata janë shqiptarë që dinë një turqishte të çalë e me fjalë shqipe”, – shprehet hapur CIA në materialin e vet.
Ky ishte një fakt i vjetër që dihej, dhe ishte i fshehur me dhunë ekstreme. Tani gjithçka po ekspozohet nga CIA, me burim dokumentar të saktë, deri më tash të bllokuar nga historia genocidiale e Serbisë kundër shqiptarëve.

Por, mos mendoni se kjo është shfaqje e fundit. Ky është i pari ekspozim dokumentar i të vërtetave historike.
Do të ketë akoma?

Sigurisht që do të ketë. Por pyetja më me afekt që ngrihet këtu është kjo: po historia e mbyllur në lidhje me shqiptarët e persekutuar nga grekët në shtetin grek, a do të hapet? A do të ekspozohet historia e fshehur brutalisht që, edhe për këtë rast, të shihet qartë ndërkombëtarisht e vërteta e Çamërisë, e Kosturit, e Follorinës dhe e të gjithë Shqipërisë që u grabit në vitin 1913 nga Greqia me gënjeshtrat se shqiptarët janë turq? Po genocidi grek antishqiptar në Çamëri, dhe dhunimi i gjuhës shqipe në Epir?
Sigurisht që do të dalë edhe kjo histori e fshehur, se është identike me atë të Serbisë genocidiale. Kjo histori e fshehur e Shqipërisë, pritet në fakt të jetë thelbi politik i historisë së afërt që po vjen në Ballkanin Perëndimor.
I gjithë Ballkani Perëndimor ka qenë shqiptar, dhe shqiptarët sot janë aleatët më të vendosur të Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha do të dalin, se ajo që është fshehur është e vërtetë historike.
Pse, ju mendoni që, materiali i sapobotuar botërisht i CIA-s do të jetë një rast i izoluar?
Jo. Aspak. Prisni dhe shikoni!
Po korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë? Për të gjithë këtë që po vjen, ata janë pa fare shpresë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zyrtari i lartë i BE-së zbarkon sot në Tiranë/ Shmang takimin me Metën

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, vjen për një vizitë zyrtare në Tiranë, presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk.

Mësohet se vizita e Tusk në Tiranë, vjen në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në orën 15:00, Donald Tusk do të takojë kryeministrin Edi Rama, ndërsa në axhendë nuk është përfshirë takim me presidentin Meta.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut në orën 11:00 do të takojë Presidentin dhe në 11:45 kryeministrin Zoran Zaev me të cilin do të ketë edhe një konferencë.

Tusk do të jetë edhe i pari zyrtar  që do të japë lajmin për vendimin që do të merret për hapjen e negociatave në tetor.

LEXO TE PLOTE