LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kush janë 10 vendet më të sigurta në botë, nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

21 Gusht 2019, 08:44, Blog CNA
Ja kush janë 10 vendet më të sigurta në botë, nëse

A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bërthamore? Po, janë disa vende të largëta dhe të izoluara në botë, që e ofrojnë këtë siguri. Lufta e Tretë Botërore, do të jetë bërthamore dhe shumë shkatërruese. Ai që kërkon të shpëtojë jetën e tij, duhet të shkojë në një nga vendet më të largëta në botë, shumë larg nga epiqendrës së bombave bërthamore. Dhe kjo epiqendër do të jetë në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

10. Ishujt Sejshell

Ky koleksion ishujsh, ndodhet 1000 kilometra larg nga Afrika, India dhe Gjiri Persik, duke qenë kësisoj një nga vendet më të sigurta në botë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, këto ishuj u përdorën si pika mbështetëse, por nuk u bombarduan. Zyrtarisht, Ishujt Sejshell nuk kanë pasur asnjë luftë që pas pavarësisë së tyre në vitin 1976.

9. Zelanda e Re

Ky vend, ndodhet larg kontinenteve kryesore të botës. Ai ka një ekonomi dhe pasuri të mjaftueshme për të siguruar burime jetike si uji, energjia dhe ushqimi. Kërcënimi më i afërt për Zelandën e Re, duhet të jetë nga Australia. Por pse duhet që dikush ta bombardojë këtë vend? Do të ishte humbje kohe, parash dhe energjish.

8. Ishulli Niue

Kombi ishullor, është një nga vendet më të izoluara të botës. Ai ndodhet në jug të Oqeanit Paqësor Jugor, 2.400 kilometra në verilindje të Zelandës së Re. Një luftë bërthamore, nuk do
ta dëmtojë dot kurrë këtë ishull të vogël. Niue, është një nga ishujt më të mëdhenj koralorë në botë. Plazhet dhe vija bregdetare janë përallore. Ai varet nga bujqësia, minierat, tregtia dhe turizmi.

7. Tuvalu

Ky ishull në Oqeanin Paqësor, është aq i vogël, sa që thuajse nuk duket fare në hartën botërore. Tuvalu është një arkipelag vullkanik, dhe përbëhet nga ishuj koralorë. Ai është vendi i katërt më i vogël në botë. Asnjë vend i madh nuk do të shpenzonte miliona dollarë, për të bombarduar këtë komb të vogël, për shkak se nuk ka asnjë përfitim.

6. Kili

Kili, është pjesë e një kontinenti të madh, Amerikës së Jugut. E megjithatë është i sigurt, pasi është i rrethuar nga malet e Andeve, shkretëtira e thatë e Atakamës, dhe një vijë bregdetare tepër e thyer. Ky vend, qëndroi neutral gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, ai ka edhe Ishujt e Pashkëve, ku mund të strehoheni të sigurtë gjatë Luftës së Tretë Botërore.

5. Islanda

Islanda është larg pjesës kontinentale të Evropës dhe Britanisë së Madhe, dhe më pranë Polit të Veriut. Ky vend nuk është shumë i populluar, çka e shndërron atë në një destinacion të sigurtë, në rastin e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Islanda ishte neutrale. Vendi ka shumë fusha vullkanike, male dhe akullnaja. Ekonomia e tij është e qëndrueshme.

4. Ishujt Kuk

Janë një grumbull ishujsh të shpërndarë në jugun e Oqeanit Paqësor. Kombi ishullor, bashkëpunon kryesisht me Zelandën e Re. Vendi ka një ekonomi të vogël, dhe një popullsi të paktë. Burimi kryesor i ekonomisë është turizmi. Ai mbijeton falë peshkimit, eksporteve detare, dhe atyre të frutave.

3. Tonga

Tonga ndodhet në rajonin e Oqeanisë, dhe përbëhet nga 169 ishuj të vegjël. Mbretëria e Tongas, është një shtet Sovran, ku të banuar janë vetëm 36 ishuj. Shumica e popullsisë banon në Tongatapu, që mbrohet nga lagunat dhe shkëmbinjtë gelqerorë. Për shkak të shtrirjes së gjerë në oqean, bonbardimi i të gjithë ishujve do të ishte i vështirë. Prandaj nëse shpërthen lufta, është një destinacion i sigurtë.

2. Ishujt Fixhi

Është një vend i vogël në Paqësorin Jugperëndimor, i përbërë nga 332 ishuj të vegjël. Vetëm 106 prej tyre janë të banuar. Ato ndodhen 2.000 km larg nga Zelanda e Re. Fixhi është një nga ekonomitë më të zhvilluara në Paqësor. Ky vend ndodhet larg kontinenteve kryesore, ndaj është një nga vendet më të sigurta në botë. Kombi është paqësor, dhe gjatë historisë së tij nuk është përfshirë në asnjë luftë.

1. Ishujt Vanuatu

Është një vend i përbërë nga rreth 80 ishuj, që shtrihen në një sipërfaqe prej 1.300 km2. Ai ndodhet 1.750 km në lindje të Australisë. Edhe pse pati njëfarë roli gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai mbetet i sigurtë. Dy luftërat botërore, nuk e dëmtuan këtë vend. Ai ndodhet rreth 11.000 km larg SHBA-së, dhe është një destinacion i sigurtë për refugjatët e luftës./ Përshtatur nga CNA.al.

Lajmet e fundit nga