LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh me 15-vjeçaren e sëmurë/ Rama jep lajmin e mirë

21 Gusht 2019, 12:41, Sociale CNA
Çfarë po ndodh me 15-vjeçaren e sëmurë/ Rama jep

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, tashmë do të kurohet në një spital publik në Turqi, me shpenzime që sipas tij, do të paguhen të gjitha nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

?Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë?-shkruan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga