Connect with Us

“Britania shteti më i mirë në botë”/ Boris Johnson i jep mesazhin patriotik Europës

Bota

“Britania shteti më i mirë në botë”/ Boris Johnson i jep mesazhin patriotik Europës

Publikuar

-

Gjatë takimit me Merkel, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka paraqitur pranë kancelares gjermane kërkesën për të negociuar largimin nga BE.

Kryeministri po qëndron i vendosur në vendimin e tij për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Por kancelarja gjermane pritet të kundërshtojë kryeministrin pasi aleatët e saj janë shprehur se protokolli i pikave kufitare duhet të qëndrojë.

Johnson është zotuar të afrohet në bisedimet me Merkel me “shumë vetbesim”.

Por një letër e Johnson drejtuar Donald Tusk nxiti një përplasje shumë të fortë në Bruksel.

Këshilli Europian e refuzoi kërkesën e Johnson, pasi i cilësoi kërkesat si “jo reale”. Pas takimit me Merkel, Johnson do të takojë ditën e nesërme për të biseduar për këtë çështje me kryeministrin francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Boris Johnson vazhdon që t’i qëndrojë besnik vendimit për të dalë nga BE me 31 Tetor duke u shprehur se pas kësaj Britania do të bëhet shteti më i mirë në botë.

Në Twitter ka shpërndarë një video ku shihen avionët në qiell me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe, duke i lënë Europës të kuptojë se shumë shpejt do të shkëputet prej saj.

Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ushtria amerikane në Gjermani – shifra dhe fakte

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Trump kërcënon se do t’i tërheqë trupat amerikane nga Gjermania. Ai ngrihet kundër një tradite që ekziston prej më shumë se 70 vjetësh. Të dyja shtetet kanë kohë që kanë interesa të përbashkëta.

 

Për një kohë të gjatë Republika Federale e Gjermanisë ishte një shtet në vijën e parë të frontit. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo kufizohej drejtpërdrejt me disa nga shtete komuniste, të sunduara nga ish-Bashkimi Sovjetik në Evropën Lindore. Pas humbjes së luftës nga “Rajhu i Tretë”, Gjermania u bë një pjesë e rëndësishme e strategjisë amerikane të mbrojtjes në Evropë. Në veçanti, gjatë pushtimit nga aleatët pas Luftës së Dytë Botërore, prej vitit 1945 deri në vitin 1955, në Gjermani u stacionuan rreth 400.000 ushtarë të huaj, gjysma e tyre amerikanë.

Prej atëherë numri i trupave ka rënë në mënyrë drastike, por ushtria amerikane vazhdon të jetë e pranishme me një numër të konsiderueshëm trupash në Gjermani, pavarësisht nga mosmarrëveshja aktuale për kostot e stacionimit në Gjermani. Ekziston gjithashtu një numër i madh bazash ushtarake amerikane.

Sot, rëndësia strategjike e Gjermanisë për SHBA pasqyrohet në selinë e “Komandës Evropiane të SHBA” (EUCOM), e vendosur në jugperëndim të Stuttgartit. Ajo është instanca qendrore e koordinimit për të gjitha forcat amerikane në 51 vende kryesisht evropiane.

Detyra e EUCOM-it është mbrojtja edhe ushtarakisht e Shteteve të Bashkuara. Kjo arrihet me anë të një veprimtarie me të cilën qendra e komandës parandalon konfliktet sa më shumë që të jetë e mundur, por në rast dyshimi vepron edhe si parandaluese. Ajo gjithashtu mbështet aleancën e përbashkët të mbrojtjes të NATO-s dhe kundërvepron ndaj kërcënimeve transnacionale. Nën komandën e EUCOM-it janë edhe US Army Europe (Ushtria Amerikane Evropë), US Air Forces (Forcat Ajrore të SHBA) në Evropë dhe US Marine Corps Forces Europe (Forcat Detare të SHBA në Evropë), të gjitha këto kanë degë në Gjermani.

Dimensionet e një dislokimi

Në tërësi, Gjermania strehon rreth 38.600 ushtarë, që është pjesa më e madhe e trupave amerikane në Evropë. Sidoqoftë, shifrat ndryshojnë, pasi trupat zhvendosen vazhdimisht në vende të tjera. Pas Japonisë, Gjermania është vendi ku janë vendosur kontingjentet më të mëdhenj të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.

Por shifrat vitet e fundit kanë rënë. Sipas Qeverisë Federale, numri i trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, midis viteve 2006 dhe 2018 më shumë se është përgjysmuar: nga 72.400 në 33.250. Shkaku i rënies është situata e ndryshuar e sigurisë globale, së cilës ushtria amerikane i është përgjigjur me zhvendosje trupash.

Marinsa, ushtarë dhe forca ajrore

Sipas shifrave të publikuara nga ushtria amerikane, pesë garnizonet aktualisht kanë rreth 29.000 ushtarë. Këtu përfshihet edhe “Korpusi Detar i Evropës dhe Afrikës” me qendër në Böblingen në jugperëndim të Gjermanisë.

Veç kësaj rreth 9600 ushtarakë të Forcave Ajrore të SHBA janë të stacionuar në vende të ndryshme në Gjermani, siç janë dy bazat e Forcave Ajrore të SHBA, Ramstein dhe Spangdahlem.

Ushtria amerikane në Gjermani: më shumë sesa thjesht trupa

Në objektet ushtarake amerikane janë të punësuar jo vetëm ushtarë, por edhe civilë amerikanë. Për më tepër, shumë ushtarakë sjellin edhe familjet e tyre jashtë shtetit. Në këtë mënyrë, rreth bazave të SHBA janë krijuar komunitete të mëdha civile. Disa prej tyre, siç është baza ajrore e Ramsteinit, janë bërë qytete të vogla. Në to bëjnë pjesë jo vetëm kazerma, aeroporte, terrene trajnimi dhe depo  materialesh, por edhe qendra tregtare, shkolla, shërbime postare dhe polici. Dollari amerikan është monedha kryesore e ligjshme për pagesa.

Edhe baza më e madhe në botë e ushtrisë amerikane është gjithashtu në Gjermani, përkatësisht Bavaria-Garnison pranë Grafenwöhr, në kufi me Republikën Çeke. Me një sipërfaqe prej mbi 390 kilometra katrorë, ajo ua kalon të gjitha bazave të tjera të SHBA. Atje gjithashtu jetojnë më shumë njerëz që jetojnë në çdo institucion tjetër ushtarak amerikan, rreth 4000 ushtarë dhe të afërmit e tyre.

Në baza shpesh punojnë edhe shumë banorë vendas. Kështu, bazat janë gjeneruese stimujsh ekonomikë për komunat gjermane përreth, ndërmarrjet e të cilave ofrojnë mallra dhe shërbime. Kur u mbyllën disa baza, si garnizoni i ushtrisë në Bamberg në vitin 2014, kjo pati një pati pasoja të ndjeshme në ekonominë lokale. Edhe për këtë arsye, shumë gjermanë që punojnë pranë baza ushtarake amerikane shprehen kundër një pakësimi të mundshëm të trupave.

Kritika ndaj bazave

Por SHBA nuk i stacionojnë avionët e tyre vetëm në bazat e veta. Një numër i madh ndodhet edhe në bazat joamerikane të Forcave Ajrore në Gjermani. Përveç kësaj, në bazë të marrëveshjes bërthamore ushtarake të NATO-s, në bazën ajore gjermane në Buchel në Gjermaninë perëndimore janë stacionuar rreth 20 armë bërthamore – një fakt që shumë gjermanë e kritikojnë ashpër.

Po aq i diskutueshëm është edhe fakti që baza e Forcave Ajrore Ramstein përdoret si qendër kontrolli për sulmet me avionë në Jemen dhe në vende të tjera. Edhe kjo i zemëron shumë gjermanë.

Angazhimi financiar i Gjermanisë

Qeveria gjermane, në shtatë vitet e fundit ka vënë në dispozicion të trupave amerikane të stacionuar në vend rreth 243 milion euro si mbështetje. Kjo shumë përfshin pagesa pensioni për ish-punëtorët, si dhe shpenzime për mirëmbajtjen e ndërtesave dhe të tokave.

Për më tepër, qeveria gjermane vuri në dispozicion 480 milion euro të tjera për të mbuluar kostot e ndërtimit të lidhura me NATO-n në Gjermani. Ata shkuan “pothuajse plotësisht” në tokat e ushtrisë amerikane, siç doli në pah nga një përgjigje e Ministrisë së Financave ndaj një pyetjeje parlamentare të Partisë E Majta./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Oto Skorzeni, si komandoja e preferuar e Hitlerit, u bë një nga agjentët kryesorë të Mossadit izraelit

Publikuar

-

Nga

Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëzakonshëm, i specializuar në luftën guerile dhe operacionet komando gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai organizoi dhe drejtoi operacione të shumta ku përfshiheshin shpëtimet rrëmbimet, atentatet apo mbrojtja e liderëve të shumtë të luftës në Evropë.

Për pasojë, u bë komandoja i preferuar i Hitlerit, dhe u quajt nga aleatët “njeriu më i rrezikshëm në Evropë. Por edhe pse ishte një nazist besnik i Hitlerit, ai do të kthehej kundër ish-bashkatdhetarëve të tij, duke u bërë një nga vrasësit kryesorë në shërbim të Izraelit. Skorzeni lindi në vitin 1908 në një familje austriake të shtresës së mesme.

                                                                  Adolf Hitler dhe Otto Skorzeny

 

Ai u bë nazist që në vitin 1931. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore në vitin 1939, Skorzeni kërkoi t’i bashkohej Luftëaffe-s por u refuzua. Iu tha se ishte shumë i gjatë, dhe tepër i madh në moshë për t’u trajnuar si pilot. Ai nuk u dorëzua, dhe iu bashkua SS-ve nazistë, duke u bërë pjesë e Liebstandarte, regjimentit të truprojës së Hitlerit.

Në vitet 1940-1942, ai luftoi në Hollandë, Francë dhe Frontin Lindor. Në dhjetor 1942, gati sa nuk vdiq në Frontin Lindor, duke u plagosur rëndë nga një predhë. U shtrua për disa kohë në spital, ndërsa iu dha medelja e Kryqit të Hekurt për trimërinë e treguar.

Teksa po rimerrte veten në Berlin, u interesua për operacionet komando, duke lexuar gjithçka që mundi për luftën jokonvencionale dhe taktikat guerile. Idetë e tij, tërhoqen vëmendjen e drejtuesit të SS, Vlter Shellenberg, që e caktoi Skorzenin në krye të një njësie komando.

Misioni i tij i parë, “Operacioni Fransua”, nuk shkoi sipas planit, por ai i radhës do rezultonte suksesi i tij më i madh. Në korrik 1943, qeveria italiane e rrëzoi Benito Mussolinin, dhe më pas e burgosi.

Hitleri u zotua të shpëtojë mikun dhe aleatin e tij, me hartoi Operacionin Lisi. Pas disa javësh kërkimi, Skorzeni e gjeti vendndodhjen e Musolinit në Hotel “Campo Imperatore”, rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit në rajonin e Abrucos. Më 12 shtator 1943, Skorzeni drejtoi një sulm të guximshëm nga ajri, teksa trupat alpine u ngjitën nga ana shkëmbore prapa hotelit. Ai e liroi dhe mori me vete Musolinin. Asnjë person nuk u vra. Plani i guximshëm i Skorzenit u vlerësua nga Fyhreri, që i dha urdhrin e lartë Kryqi i Kalorësve.

Plani i shpëtimit, i bëri përshtypje edhe vetë Uinston Çërçillit. Kështu nisi legjenda e Skorzenit. Disa muaj më vonë, Hitleri i kërkoi të kryente një mision edhe më të rrezikshëm. Këtë here, Fyhreri planifikoi të vriste armiqtë e tij të mëdhenj. Skorzenit dhe komandove të tij iu kërkuas të depërtojnë në Konferencën e Teheranit, për të vrarë “Tre të Mëdhenjtë”:Frenklin Ruzvelt, Uinston Çërçill dhe Josif Stalin.

Disa operativë gjermanë, kishin shkuar me herët në Teheran, për të përgatitur zbarkimin e komandove. Por agjentët sovjetikë përgjuan mesazhet e dërguara nga gjermanët. Ata arrestuan gjermanët, dhe kështu plani dështoi. Në kujtimet e tij të botuara pas luftës, Oto pretendon se luajti një rol kryesor në rivendosjen e rendit në Berlin, pas atentatit ndaj Hitlerit më 20 korrik 1944, duke shfuqizuar operacionin “Valkyrie”.

                                                     Tank gjerman

Skorzeni mori drejtimin e Vehrmahtit, derisa u rikthye normaliteti. Hitleri e dinte tashmë se mund t’i besonte plotësisht Skorzenit, dhe në tetorin e vitit 1944, e dërgoi në një mision për të rrëmbyer djalin e udhëheqësit hungarez Admiralit Horti. Misioni i suksesshëm, e mbajti Hungarinë në anën e Gjermanisë, dhe e përfshiu në luftë muajt e fundit.

Ndërkohë misioni më famëkeq i Skorzenit ishte Operacioni Grifin), që ishte pjesë e përpjekjes së fundit të Hitlerit për të mposhtur kundërshtarët. Objektivi i tij kryesor ishte vënia nën kontroll e urave kryesore mbi lumin Meuze gjatë Betejës së Belgjikës.

Skorzeni hartoi disa lëvizje mashtruese, që për disa javë ngadalësuan përparimin e trupave amerikane në Ardene. Shumë nga njësitë gjermane, u maskuan me uniforma amerikane, dhe u udhëzuan të flisnin anglisht. Për këtë veprim ai u kap, dhe u nxorr para gjyqit në vitin 1947.

Arriti t’i shpëonte dënimitme vdekje, pasi OSS (paraardhësja e CIA-s) kërkoi shërbimet e tij. Në vitin 1950, u transferua në Spanjë, ku kërkuan azil shumë refugjatë nazistë. Në dukje ai kishte një biznes të vogël, dhe një jetë familjare të qetë.

Por puna e tij e vërtetë, ishte ndihma ndaj nazistëve për t’u arratisur në Spanjë ose Amerikën Latine. Në vitin 1962, 2 agjentë të Mossadit shërbimit sekret izraelit, e kontaktuan dhe kërkuan bashkëpunimin e tij. Skorzeni ra dakord, me kushtin që Mossad të hiqte emrin e tij nga lista e të kërkuave për tu eleminuar.

                                                                 Otto Skorzeny ne Spanje

Mossad u përpoq të bindte gjahtarin e nazistëve Simon Vizental të hiqte emrin e Skorzenin nga lista e tij, por ky refuzoi. Në këto kushte, Mossad i paraqiti Skorzenit një letër të falsifikuar, ku Vizental thoshte se binte dakord me kushtet e tij. I bindur, Skorzeni nisi bashkëpunimin. Në Mynih, ai vrau Hajnc Krugun, një nga ish-shkencëtarët kryesorë nazistë që kishte punuar me projektin e raketave.

Në Egjipt, shpërtheu një bombë në një bazë sekrete, ku disa ish-nazistë po ndihmonin në prodhimin e raketave për qeverinë vendase. Frikësimi funksionoi, pasi shkencëtarët gjermanë u larguan të gjithë në fundin e vitit 1963. Se përse Skorzeni vendosi të punojë për Mossadin, është e vështirë të thuhet.

Ai nuk ka të ngjarë të ketë vrarë shkencëtarët nazistë, vetëm që emri i tij të hiqej nga lista e të kërkuave nga Izraeli. Disa thonë se ndjeu keqardhje për veprimet e nazistëve kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cilado qoftë arsyeja, ai e mori atë në varr me vete.

Oto Skorzeni vdiq më 5 korrik 1975, në moshën 67-vjeçare nga kanceri në mushkëri. Për ndër të tij u organizuan 2 funerale, një në Madrid dhe tjetri në shtëpinë e tij në Vjenë. Në të dyja morën pjesë dhjetëra veteranë nazistë, që i dhanë përshendetjen naziste, dhe kënduan disa nga këngët e preferuara të Hitlerit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Bota injoroi shenjat paralajmëruese, tani Lindja e Mesme është buzë humnerës

Publikuar

-

Nga

Nga Simon Tisdall “The Guardian”

* Kriza në Gjirin Persik, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Të dielën, presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA është e gatshme të reagojë pas sulmeve ndaj një rafinerie nafte në Arabinë Saudite, pas së cilave besohet se fshihet Irani.

Por këmbanat paralajmëruese, kanë rënë prej muajsh. Por ato kryesisht janë shpërfillur. Tashmë po vjen fatura e akteve të shumta të dyfytyrësisë politike, e matur në jetë njerëzore dhe petrodollarë. Është e lehtë dhe komode të fajësosh vetëm Iranin, siç bëjnë zakonisht zyrtarët amerikanë dhe britanikë, pa paraqitur prova përfundimtare.

Në një kohë që janë përllogaritjet e gabuara perëndimore dhe rajonale, ato që na kanë tërhequr në mënyrë të pashmangshme në këtë vorbull të frikshme. Po si mund të shmanget katastrofa? Kush mund të ndalojë rrëshqitjen në një luftë më të gjerë, që mund të përfshijë me shpejtësi shtetet rajonale, nga Izraeli tek Arabinë Saudite, dhe të tërheqë në të edhe forcat amerikane, britanike dhe ndoshta edhe ruse?

                           Donald Trump

Ka shumë të dhëna, që mund të gjenden tek gabimet që sollën në këtë pikë. Përgjigjet, nëse ekzistojnë, do të vijnë vetëm përmes administrimit me largpamësi të kësaj situate, diçka që ka munguar deri tani. Kjo na sjell më së pari tek Tramp dhe Irani. Regjimi i Teheranit, është parë si një kërcënim nga SHBA-ja që nga revolucioni i vitit 1979.

Por ishte Tramp, me aftësinë e tij të pakrahasueshme për të përkeqësuar më tej situatat tashmë të këqija, ai që u tërhoq majin e vitit të kaluar nga marrëveshja bërthamore e Iranit, vendosi sanksione ekonomike ndëshkuese, dhe nxiti një krizë të menjëhershme.

Armiqësia e tij ka dëmtuar qytetarët e Iranit, por jo regjimin. Duke gabuar kaq rëndë, Tramp preferoi këshillat e ish-këshilltarit të tij të diskredituar të sigurisë kombëtare, Xhon Bolton, mbi deklaratat e Angela Merkelit dhe Emanuel Makronit.

Udhëheqja e përçarë e Iranit, u unifikua falë Trampit. Tani, ushtarakët dhe klerikët e vijës së ashpër, po zhvillojnë një luftë kundër ndryshimit të regjimit nga SHBA, dhe kundër armiqve të tyre, kryesisht sauditëve dhe izraelitëve. Ndarjet e vjetra gjeopolitike, u thelluan më tej dhe u përshkallëzuan në një mënyrë të pamatur.

Çdo politikë e arsyeshme, do të synonte të ekuilibronte pretendimet rajonale të Iranit mysliman shiit dhe shtëpisë mbretërore saudite sunite. Por Perëndimi, duke bërë një sy qorr ndaj dekadave të tëra të një autokracie të pamëshirshme, mizogjinie të ligjëruar dhe fanatizmit fetar, ka vazhduar të joshë Riadin dhe elitën e tij të korruptuar.

Dhe sërish këtu është Trampi, ai që trazoi ujërat për keq. Duke mos u mjaftuar me çimentimin e aleancën saudite gjatë vizitës së tij të parë jashtë shtetit si president, Tramp bëri mikun e tij më të mirë Princin e Kurorës Mohamed bin Salman. Kur gazetari disident Xhamal Kashoxhi u vra nga agjentët sauditë, Tramp u kthye në avokatin e tij mbrojtës.

Ai madje është duke u përpjekur t’i shesë Salman teknologjinë bërthamore. Çfarë mendonit se do të bënit ju, po të ishit në vendin e Iranit? Dështimi i udhëheqësve amerikanë dhe britanikë, për të ndaluar luftën katastrofike të Salman në Jemen, shënoi një fazë tjetër në këtë spirale rënëse.

Duke injoruar krimet e luftës, dhe atë që OKB-ja e quan katastrofën më të rëndë humanitare në botë, ata vazhdojnë t’i shesin armë, dhe japin këshilla dhe mbrojtje diplomatike Riadit.

              Shpërthim në Bagdad

Kur nisi lufta civile në Jemen në vitin 2015, kishte pak prova për një mbështetje aktive ushtarake iraniane ndaj rebelëve Huthi. Megjithatë, duke reaguar në një mënyrë oportuniste pas tërheqjes së SHBA-së, Garda Revolucionare e Teheranit furnizoi – direkt ose tërthorazi – me dronë, raketa dhe mina, sulmet ndaj fushave të naftës, aerporteve dhe tankerave me naftë të Arabisë Saudite.

Raportet nga Kuvajti, thonë se dronët që goditën rafineritë suadite të naftës në fundjavë, vinin nga bazat e milicisë shiite në Irak. Në këtë luftë rajonale në zhvillim, Izraeli dhe Arabia Sadite, janë në fakt në të njëjtën anë. Qeveria e Irakut, nuk dëshiron të rreshtohet në asnjë kamp të këtij konflikti.

Por, falë vakumit të lënë nga SHBA-ja pas pushtimit të viteve 2003-2011, Teherani ka një ndikim të konsiderueshëm në Bagdad. Gjëja e fundit që duan irakianët, është që amerikanët të rikthehen, për ta përdorur territorin e tyre si një bazë në pararojë, në një rrethim më të gjerë iranian.

E megjithatë Trump sugjeroi pikërisht këtë vitin e kaluar. A mund të përjashtohet ky skenar? Jo plotësisht. Dhe kështu arsyeja arratiset, dhe “stuhia” që po vjen nis të forcohet. Tani duhen urgjentisht udhëheqës kompetentë, që dinë ta qetësojnë një “stuhi”, para se të gjithë të gllabërohen prej saj./ Përshtatur nga CNA.al.

LEXO TE PLOTE