Politikë
Bllokoi fondet për Bashkinë e Shkodrës?/ Ministria e Financave përgënjeshtron Ademin

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me një deklaratë për mediat, ku prtendohej se Dega e Thesarit të Shtetit në Shkodër ka penguar funksionimin e Bashkisë së këtij qyteti.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Financave shpjegon se ditën e djeshme janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.
“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.
Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:
Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër, brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.
Për këtë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sa më sipër.
Kështu që, bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.”-thuhet në reagim./ CNA.al
“Bllokuan funksionimin e bashkisëâ€/ Voltana Ademi lajmëron ambasadorët
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...