LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokimi i naftës në Ballsh/ Reagon Rama: “O sipas ligjit o goditjen e ligjit”

21 Gusht 2019, 14:01, Politikë CNA
Bllokimi i naftës në Ballsh/ Reagon Rama: “O sipas ligjit o

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të 550 tonë nafte në rafinerinë e Ballshit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se sasia e bllokuar ishte jashtë standarteve.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë paralajmëron të gjitha bizneset e karburanteve se kush merret me naftë duhet të zgjedhë: o sipas ligjit, o goditjen e ligjit, ndërsa shton se goditja ndaj të mëdhenjve do të vazhdojë çdo ditë.

Reagimi i plotë

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT?

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit?

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s?do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga