LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha ironizon Lleshajn/ 1600 forca policie zbuluan vetëm 133 bimë kanabisi

21 Gusht 2019, 13:13, Politikë CNA
Berisha ironizon Lleshajn/ 1600 forca policie zbuluan vetëm 133 bimë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një operacion antikanabis, ku pretendohej se janë angazhuar 1600 forca policie.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ironizon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa shkruan se ?Kur gjeneral Hashashi behet minister rendi. Kanabisi behet kalli misri!?.

Më tej, Berisha në vijim të ironisë së tij shkruan se ?1600 forca te narkopolicise zbulojnë vetem 133 bimë kanabisi, miliona te tjera ishin kallij misri!?.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, ?pas deklarates se prokurorit te antimafies Gratieri, se nje e treta e siperfaqes se Shqiperise sipas filmimeve nga ajri te Guardia di Financia, kupola e narkoshtetit me ne krye kreun e meduzez dhe gjeneral Hashashin etj u hodhen ne sulm kunder, sipas tyre mashtrimeve te autoriteteve italiane. Per te hedhur poshte nga terreni deklaratat e prokurorise antimafia kreu i meduzes dhe gjeneral Hashashi urdheruan badiguardin e Eskobarit te Ballkanit, fake operacionin gjigand kunder kanabisit me 1600 forca policie te llojit te operacioneve te vitit 2016.?.

Postimi i plotë i Berishës:

Kur gjeneral Hashashi behet minister rendi,
Kanabisi behet kalli misri!

Miq, perfundoi me sukses te madh narkofarsa e Policise kunder kanabisit!

1600 forca te narkopolicise zbulojnë vetem 133 bimë kanabisi, miliona te tjera ishin kallij misri!
Pas deklarates se prokurorit te antimafies Gratieri, se nje e treta e siperfaqes se Shqiperise sipas filmimeve nga ajri te Guardia di Financia, kupola e narkoshtetit me ne krye kreun e meduzez dhe gjeneral Hashashin etj u hodhen ne sulm kunder, sipas tyre mashtrimeve te autoriteteve italiane. Per te hedhur poshte nga terreni deklaratat e prokurorise antimafia kreu i meduzes dhe gjeneral Hashashi urdheruan badiguardin e Eskobarit te Ballkanit, fake operacionin gjigand kunder kanabisit me 1600 forca policie te llojit te operacioneve te vitit 2016.

Rezultati ishte mahnites. Pas disa dite kerkimesh intensive ne male, gerxhe, pyje, lugina, lumenj, prroje te vendit u gjeten vetem 188 rrenje pothuaj te ngordhura hashashi.
Kishte ndodhur mrekullia shqiptare!
Zoti e do Shqiperine!

Miliona e miliona bime kanabisi ishin shnderruar brenda nate ne Kallinj Misri!
Por mbajeni mend, mrekulli te tilla mund te ndodhin vetem ne Narkoshtetin e vetem te Europes!
Çka tregon qarte o miq se italianet e hane sapunin per djathe!(Hahaha) sb.

Video-1 600 forca policie në aksion/ Kontroll masiv kundër kultivimit të kanabisit

Lajmet e fundit nga