Connect with Us

Basha zbulon faktet tronditëse/ Ja kush po e drejton PS-në

Politikë

Basha zbulon faktet tronditëse/ Ja kush po e drejton PS-në

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se Partinë Socialiste, e cila qeveris vendin, e drejton Tom Doshi.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar pjesë nga debati mes kupolës së PS në Shkodër, shkruan se “nga ky debat del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.”.

Sipas Bashës, “Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave.”

Më tej, kryedemokrati shkruan se personi në fjalë, në Tiranë vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës.

“Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.”-shkruan Basha.

Gjithashti Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, se sipas tij

është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia.

“Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.”-deklaron kreu i opozitës.

Po ashtu, Basha vijon ta cilësojë kreun e qeverisë si “hajduti psiqik”, që sipas tij ka vjedhur zgjedhjet.

“Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.”-përfundon Basha./ CNA.al

3 Komente

3 Comments

  1. Une,Lubonja

    21 Gusht, 2019 at 1:30 pm

    O te shtrenjtet e CNA! Te jeni kaq naive te besoni Lulin? Nuk e besoj! Jeni medioker apo te shitur? Prape nuk ma mer mendja! Cfare ndodh me ju dhe mendjet tuaja! Money talks? Mendoj se keni probleme edhe me inteligjencen!

  2. Bali

    21 Gusht, 2019 at 3:21 pm

    Krejt e vertete cfare thote Baha!
    P Gjoka shoku i ngushte i Dritan Hallunaj
    I ka blere shtepine e nepermjet Rames i siguroi vetingun
    💪rrofte Rilindja!

  3. Bali

    21 Gusht, 2019 at 3:23 pm

    A ka ndonjje bir kurve qe thote te kunderten?
    Le ta thoje e te me shohe sa seriozisht e kam.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër të vrarë në Bulevard/ Tahiri akuza të forta Bashës ?

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, ka folur sot me tone të forta në lidhje me akuzat në drejtim të tij dhe vendimin e Gjykatës, dy ditë më parë e cila rrëzoi tre akuzat kryesore, por e shpalli fajtor për shpërdorim të detyrës.

Saimir Tahiri e cilësoi këtë si jo drejtësi e plotë dhe paralajmëroi se betejës së tij për të vërtetën do i shkojë deri në fund.

Por, Saimir Tahiri ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa riktheu në vëmendje 21 janarin e vitit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, katër persona u vranë në Bulevard, kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha.

“Minstri i Brendshëm dhe nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë në bulevard? As Kryeministri? Ministër i Mbrojtjes nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur la të vdekur 28 burra, gra e fëmije në Gërdec?

Askush, ministër a kryeministër që në këto 30 vjet ka vjedhur paratë e shqiptarëve sa është shqepur, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre?”-tha ndër të tjera Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Saimir Tahiri flet për rikthimin në politikë/ Bën dhe “mea culpa”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur rreth procesit të tij gjyqësor maratonë dhe vendimit të Gjykatës.

Por, ndërsa është pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në politikë, ai deklaroi se nuk e ka menduar rikthimin në politikë dhe se e vetmja çështje në të cilën është përqendruar është rruga e drejtësisë.

Tahiri theksoi se ka marrë mijëra mesazhe nga kolegë dhe nga qytetarë të thjeshtë që i kanë besuar gjatë kësaj kohe, ndërsa shpehu keqardhjen për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Kam marrë mesazhe nga ish kolegët po s’besoj se ka kuriozitet për publikun. Komunikoj normalisht me disa por kjo nuk është kuriozitet për ju dhe publikun. Por jam i lumtur që kam marrë mijëra sms nga qytetarët edhe pse ishte sakrificë të besoje tek unë.”-tha Tahiri.

Më tej, i pyetur se nëse është kjo drejtësia që donte kur votoi reformën në drejtësi, Tahiri nuk ka nguruar të bëjë edhe një “mea culpa”, për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtesinë që kërkoj. Unë nuk hy te ata që do mjaftonte vendimi im që të them drejtësia nuk funksionoi edhe sikur vendimi ndaj meje te ishte i gabuar do ishte nëse sistemi do ishte i gabuar. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësisht dhë atyrë që u kemi rënë në qafë. Unë e kam kuptuar shumë vonë këtë por më vjen shumë keq.”–u shpreh Tahiri.

Sa i takon një rikthimi në PS, Tahiri tha se “Sa i takon rikthimit, sështë patjetër në qeverisje, sdo të thotë të kesh një karrige. S’e kam menduar këtë cështje tani. Po luftoj për të drejtën time deri në fund. Pastaj nuk e ka në dorë partia karrierën time, e kam vetëm unë. Më lini ti shkoj deri në fund drejtësisë sime.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i dërgoi mesazh pas vendimit të Gjykatës?/ Ja si përgjigjet Tahiri

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të sqaruar sikurse kishte paralajmëruar, të vërtetën e tij, pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda e cila rrëzoi tre akuzat kryesore ndaj Tahirit, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre.

Gjatë deklaratës, Tahiri e ka cilësuar këtë si drejtësi jo e plotë dhe ritheksoi se do ti shkojë deri në fund betejës së tij.

Por, ndërsa ish-ministri tha se pas vendimit të Gjykatës ka marrë mesazhe nga miq dhe dashamirës, ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse i ka ardhur ndonjë mesazh nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk e kuptoj pse duhet te me pyesni a ka folur kryeministri për kete vendim. S’kam folur fare. Rruges se drejtësise i shkoj vete përpara.”-u përgjigj ish-ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE