Connect with Us

30 ditë paraburgim dhe sekuestrime për Prokuroren Speciale të arrestuar

Kosova & Rajoni

30 ditë paraburgim dhe sekuestrime për Prokuroren Speciale të arrestuar

Publikuar

-

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar, pas arrestimit të realizuar paraditen e sotme, ka kërkuar 30 ditë paraburgim dhe sekuestrim të aseteve për prokuroren Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, pas zgjerimit të hetimi për rastin “Reket”.

Sipas hetimit, citojnë mediat maqedonase: Janeva ka përfituar 298,000 denarë pronë, kryesisht në mobilje etj. Prokuroria ka sqatuar se Janeva kishte për qëllim të lehtësonte pozicionin e Kamçevit duke e zëvendësuar paraburgimin e tij me arrest shtëpiak në rrethana të pandryshuara, ku pastaj Kamçevi duhej të transferohej në dëshmitar të mbrojtur ose ti ofrohej marrëveshje, të kthente pasaportën dhe të paguante një dënim minimal për rastin “Perandoria”.

Sot gjatë bastisjes së banesave të saj, ndër të tjera është konfiskuar dhe një kompjuter i Janevës ndërsa deri në fund të ditës do të dihet nëse ajo do të përfundojë në burgun e Shutkës.

Nga Prokuroria thonë se nuk ka asnjë indikacion për atë nëse paratë që Kamçev i ka dhënë Boki 13 dhe Kiceecit, respektivisht rreth 1.5 milion euro, kanë përfunduar tek politikanë vendas dhe të huaj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

Publikuar

-

Nga

Greqia duket se nuk po gjen paqe. Sikurse raportojnë mediat vendase, në ishullin Zakynthos është kthyer makthi i tërmeteve.

Zakynthos, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Kujtojmë këtu se tre ditë më parë, ky ishull u godit nga një tjetër lëkundje më e lehtë, 3.9 ballë i shkallës Rihter, me një gjatësi fokale prej 46 km.

Institutt Gjeodinamik bën të ditur se lëkundjet sizmike të së enjtes ishin 11.4 km fokale dhe 37 km në jug-perëndim të Zakynthos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pas vizitës në Japoni/ Thaçi drejt SHBA për të takuar Trumpin

Publikuar

-

Nga

Një javë pas vizitës së tij zyrtare në Japoni, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Thaçi pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë, njëri prej tyre është dhe takimi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjithashtu, Thaçi do të ndjekë dhe punimet e seancës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Thaçi do të marrë pjesë dhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini, ku do të marrin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor./CNA.al

LEXO TE PLOTE