Connect with Us

Video-1 600 forca policie në aksion/ Kontroll masiv kundër kultivimit të kanabisit

Kronika

Video-1 600 forca policie në aksion/ Kontroll masiv kundër kultivimit të kanabisit

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se ka ndërmarë një kontroll masiv në të gjithë territorin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Sikurse bëjnë të ditur burime zyrtare, në kontroll të angazhuara Drejtoritë Vendore të Policsë, Polica Kufitare, Forcat e Lëvizshme Operacionale, nën drejtimin e grupeve të posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Mësohet se 1 600 forca policie, prej ditës së djeshme dhe paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin  periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis.

LEXO EDHE:  Kundërshtojnë policinë në Tiranë/ Arrestohet i riu, zhduken dy tjerët

Njëkohësisht, çdo Drejtori Vendore të Policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e ka pajisur me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.

Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e konrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike.

Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bajlozi i Kanabizimit të Shqipërisë emërohet Kryekomisar i Tiranës

LEXO EDHE:  U largua nga banesa para dy ditësh/ Gjendet 37 vjeçari

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gara për kreun e SPAK/ Zbulohet kandidatura e dytë

Publikuar

-

Nga

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Një tjetër kandidat ka dorëzuar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke shprehur interesin për të marrë detyrën e kreut të SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion).

KLP bën të ditur se kandidatura e dytë për drejtues të SPAK, është Edvin Kondili.

Sipas KLP, kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Kundërshtojnë policinë në Tiranë/ Arrestohet i riu, zhduken dy tjerët

LEXO EDHE:  Vjedhja në rrugën e Durrësit/ Policia arreston autorin

Kujtojmë këtu se sot paraqiti kërkesën për kandidat për kreun e SPAK, edhe Arben Kraja.

LEXO TE PLOTE

Kronika

KLGJ cakton gjyqtarët për Mediat/ Zbardhen emrat

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme, në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, vendosi caktimin në pozicionin e Gjyqtarit për Mediat, gjyqtarët e mëposhtëm:

Vojsava Osmanaj – juridiksioni i Apelit Shkodër

Edlira Petri – juridiksioni i Apelit Tiranë

Desart Avdulaj – juridiksioni i Apelit Durrës

Klodiana Gjyzari – juridiksioni i Apelit Vlorë

Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë

Enton Dhimitri – juridiksioni i Apelit Gjirokastër

Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ

Saida Dollani – juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda / për gjykimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një gjykim të drejtë. Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por edhe të shihet që bëhet, e për këtë, transparenca, në mënyrë të veçantë karshi medias, është thelbësore. Nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut, gjyqësori do të mund të evidentojë vlerat e gjyqtarëve, të lehtësojë ndërveprimin me publikun e të forcojë besimin e publikut në të, si mbrojtës i interesit publik dhe i të drejtave e lirive themelore të individit.

LEXO EDHE:  U largua nga banesa para dy ditësh/ Gjendet 37 vjeçari

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 720 fishekë/Arrestohet një person

Vendimi i sotëm konfirmon angazhimin e Këshillit për vendosjen e marrëdhënieve të mira me mediat, duke marrë masat për të lehtësuar realizimin e misionit të tyre sa më mirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban në konsideratë se komunikimi me mediat si një institucion social, për të qenë efektiv e në shërbim të drejtësisë, si komponent thelbësor për një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jetë sa më i përgjegjshëm dhe profesional. Këshilli njeh dhe kontribuon në lirinë e dhënies së informacionit të hapur dhe transparent për publikun, të shprehjes së lirë të mendimit dhe opinioneve, si themeli esencial i një shoqërie të hapur dhe demokratike, duke inkurajuar edhe formimin dhe shprehjen e mendimit të lirë kritik për vetë funksionimin e Këshillit dhe të sistemit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në veçanti anëtari i caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun, do të bashkëpunojë ngushtësisht me Gjyqtarët e Medias për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun dhe mediat, me synim rritjen e transparencës dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”, njofton Këshilli i Lartë Gjyqësor.

LEXO TE PLOTE