Connect with Us

Topalli zmbraps Bashën/ Kreu i Republikës së re pranon dështimin, zbulohet skenari i radhës  

Lajm i Rekomanduar

Topalli zmbraps Bashën/ Kreu i Republikës së re pranon dështimin, zbulohet skenari i radhës  

Publikuar

-

Disa ditë më parë, Partia Demokratike publikoi një dosje sipas të cilës, kandidati fitues për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar në Itali për trafik droge, rreth 16 vite më parë.

Por, menjëherë pas publikimit të këtij skandali filloi një sulm i paprecedentë në drejtim të ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

Gjithçka ndodhi, sapo Topalli reagoi për zgjedhjet e 30 qershorit dhe dorëzimin e 61 bashkive në tavolinë nga Lulzim Basha, duke e akuzuar këtë të fundit se vazhdonte marrëveshjen me kryeministrin, si njeriu që kishte shkërmoqur PD-në, duke e marrë partinë me shumë bashki, deputetë dhe përfaqësi dhe sot për interesat e Edi Ramës dhe të tij personale e kishte çuar në shkatërrim total, pas djegies së mandateve dhe dorëzimit në tavolinë edhe të pushtetit vendor, përfshirë edhe Bashkinë e Shkodrës, betejën për të cilën e quante një farsë.

Por, menjëherë pasi Topalli reagoi për situatën, PD zyrtarisht, por edhe nga Shkodra, në rrjetet sociale, në call centera, por dhe vetë ish-deputetë apo militantë iu vërsulen Jozefina Topallit me një akuzë të urdhëruar. Akuza ishte se Valdrin Pjetri gjatë kohës së qeverisjes së PD-së, në 2010-2014, e kishte emëruar Jozefina Topalli.

Një akuzë e cila filloi të shpërndahej fort. Filluan sharjet, sulmet dhe fyerjet ndaj zonjës Topalli.

Por, çfarë ndodhi?

E vërteta u zbulua dhe doli se në fakt ishte Alfred Rushaj ai që kishte sjellë Valdrin Pjetrin në PD dhe gjithçka u zbardh. CNA.al nxori të gjitha detajet sesi qëndronte e vërteta e këtij rasti. (lexo këtu)

Por, akuzatorët e Republikës së re vazhdonin ta sulmonin zonjën Topalli, ndërsa më në fund pasi e kuptuan që gënjeshtra e tyre nuk ngjiti, pasi e kuptuan se e vërteta ishte krejt tjetër, reaguan dhe dje kanë përdorur një portal periferik të tyre, e cila është media e këshilltarit mizerabël, e “strategut” të madh të Lulzim Bashës që çoi në katastrofën elektorale të 2017-ës dhe katastrofën e 2019-ës, duke thënë se Valdrin Pjetri kishte qënë i emëruar në kohën e PD-së, por ishte si një ndër administratorët e thjeshtë dhe se këtë detyrë nuk e kishte përfituar në shtet, por e kishte si punonjës privat.

LEXO EDHE:  Basha: PD do hyjë në zgjedhje

“Ushtarët” e Lulit janë lodhur të shkruajnë memo dhe artikuj për t’ju treguar se Valdrin Pjetri nuk ka qënë asnjëherë i punësuar gjatë qeverisjes së PD-së, ç’ka tregon se Lulzim Basha këtë herë, pasi kuptoi që dështoi me gënjeshtrat e tij për Jozefina Topallin, po përdor një gënjeshtër tjetër për të thënë që ai nuk ka qënë asnjëherë i punësuar në administratën e PD-së.

Pra, me një gur Luli kërkon të vrasë dy zogj. Së pari të heqë përgjegjësinë për anëtarin e kryesisë Alfred Rushajn, dhe së dyti edhe të heqë akuzat se Valdrin Pjetri ka qënë i punësuar gjatë qeverisjes së PD-së.

Por, këtë herë, duke rrëzuar këto akuza, rrëzon edhe gjithçka që ai ka thënë në drejtim të Jozefina Topallit. Të gjitha sharjet, akuzat dhe shpifjet.

Me justifikimin që po përdor Basha në mediat e tij periferike të paguara nga kunati, tani në vetvete kreu i PD-së dhe gjithë shpura e tij e dështakëve rreth e rrotull pranojnë se nuk ka qënë Topalli që e ka emëruar Valdrin Pjetrin, pranojnë që Valdrin Pjetri nuk ka qënë i punësuar në kohën e PD-së. Kjo me qëllimin e vetëm për të justifikuar Alfred Rushajn, anëtarin e kryesisë së sotme të PD-së.

Por, në fakt e vërteta është një dhe vetëm një. Valdrin Pjetri ka qënë i punësuar dhe justifikimet e sjella nuk janë gjë tjetër veçse pranimi i dështimit të Lulzim Bashës, duke përdorur një gënjeshtër dhe një skenar të radhës, ku çdo ditë e më shumë Basha përpiqet të gjejë armiq brenda PD-së, sesa të luftojë me Edi Ramën.

Mirë akuzat që Valdrin Pjetri ka qënë i punësuar në kohën e PD-së i hodhën poshtë, dhe e zëmë sikur e besuan njerëzit, por ku shkuan akuzat për Topallin, për të cilën thatë që e ka punësuar ?!/ CNA.al

Kush e emëroi Valdrin Pjetrin drejtor gjatë qeverisjes së Berishës/ Zbulohen detajet

A do e shkarkojë Basha zyrtarin e tij, për emërimin e Valdrin Pjetrit?

Luli, pse të tremb Jozefina?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta themeluesi i PD

LEXO EDHE:  Përçarje mes aleatëve?/ Zbulohet çfarë e ndan Bashën me Dukën

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Elbasan/ PS akuza Bashës

LEXO EDHE:  Goxhaj zbulon zullumin e radhës të dyshes Basha-Soros

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Basha: PD do hyjë në zgjedhje

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta themeluesi i PD

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: