LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të korruptuarit e drejtësisë/ Bëmat e gjyqtares së Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj

20 Gusht 2019, 10:07, Vetingu CNA
Të korruptuarit e drejtësisë/ Bëmat e gjyqtares së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ka përcaktuar me anë të shortit listën  me 36 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do t’i nënshtrohen me prioritet skanimit të trefishtë.

Bëhet fjalë për prokurorët  për SPAK dhe gjyqtarët për Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, por edhe për kandidatët për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Në procesin rivlerësimit ndodhet edhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Marsela Balili.

Kjo e fundit, që tashmë synon Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, mbart një histori në sistemin e drejtësisë.

Për Marsela Balilin më herët prokuroria pati kërkuar që të dënohej me dy vite burg me akuzën e korrupsionit.

Akuza nuk u arrit të provohej nga prokuroria në gjykatë, e cila shpalli të pafajshme gjyqtaren Balili.

Ndërsa bashkëshorti i saj, ish prokurori Aleksandër Plepi u dënua me një vit burg me akuzën për korrupsion dhe sot është avokat.

Ndërsa Balili kërkoi nga KLD që ta rikthente në detyrë.

Pas pezullimit për gjashtë vite e gjysëm Këshilli i Lartë i Drejtësisë,   vendosi të rikthente në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Marsela Balili,
Balili ishte pezulluar me dyshimin se kishte favorizuar nëpërmjet një vendimi gjyqësor, të pandehurin P.Dh. dhe B. B.

Prokuroria kishte dyshime se Balili ishte përfshirë në një aferë korruptive, dhe për këtë  kërkoi dënimin e saj me 1 vit burg, por që Gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim  të pasurisë së Balilit, nga viti 2003 deri në vitin 2018, ku rezulton e mbytur në kredi dhe borxhe.

Por, duke pasur parasysh të shkuarën e saj dhe të bashkëshortit në sistemin e drejtësisë, apo dhe rastet që janë proceduar deri më tani nga Vettingu,  Balili, duket se është drejt shkarkimit.

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrusion, nuk mund të jetë pjesë një gjyqtare, bashkëshorti i së cilës ish prokurori Aleksandër Plepi është akuzuar për korrupsion.

Në fakt kandidimi i saj për në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është një sulm që bëhet institucionit më të ri, të prodhuar nga reforma në drejtësi.

Tashmë Plepi është avokat, por është bërë e modës që të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit e drejtësisë të kalojnë në avokati. Por, kjo është një temë tjetër, të cilën CNA.al do ta trajtojë gjërësisht ditët në vijim.

Më poshte po sjellim  pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Marsela Balili.

Viti 2003

Apartament me sip.72,5 m2 me vlerë, 364 7384 lekë.

Apartament 1+1 me vlerë 4 308 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 339 204 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 739 896 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 739 896 lekë.

Viti 2004

Depozitë për fëmijën në shumën 240 000 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 100 000 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 049 360 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, si prokuror në Kurbin në shumën 739 896 lekë.

Viti 2005

Llogari në depozitë në shumën 250 000 lekë.

Depozitë për fëmijët në shumat, 20 000 lekë dhe 70 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 10 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 049 360 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 765 228 lekë.

Viti 2006

Depozitë për fëmijët në shumat, 50 000 lekë, 50 000 lekë dhe 70 000 lekë.

Depozitë për fëmijët në shumat 50 000 lekë, 40 000 lekë dhe 10 000 lekë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse. Vlera 248 74 euro.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 049 360 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 762 228 lekë.

Viti 2007

Depozitë për fëmijët në shumat 50 000 lekë dhe 70 000 lekë.

Depozitë për fëmijët në shumat 50 000 lekë dhe 50 000 lekë.

Pakësuar llogaria. Është tërhequr shuma, 1130 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 252 750 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 897 069 lekë.

Kredi bankare, vlera 40 000 euro, për zgjerim banese. Paguar 4 këste, në shumën 1 188 64 euro.

Viti 2008

Depozitë për fëmijët në shumat 70 000 lekë dhe 20 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 151 575 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 887 069 lekë.

Viti 2009

Depozitë për fëmijët në shumat 60 000 lekë dhe 40 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 160 056 lekë.

Nga kredia, shlyet vlera 3 290 euro.

Viti 2010

Depozita bankare në shumat 10 000 lekë dhe 10 000 lekë.

Gjyqtarja Balili nuk ka deklaruar të ardhurat në emër të saj dhe të bashkëshortit për arsye se KLD i është hequr imuniteti gjyqtare, ndërsa bashkëshorti, Aleksandër Plepi është pezulluar dhe shkarkuar nga detyra.

Viti 2011 (Deklarata pas largimit nga funksioni)

Depozita bankare në shumat 10 000 lekë dhe 10 000 lekë.

Gjyqtarja Balili nuk ka deklaruar të ardhurat në emër të saj dhe të bashkëshortit për arsye se KLD i është hequr imuniteti gjyqtare, ndërsa bashkëshorti, Aleksandër Plepi është pezulluar dhe shkarkuar nga detyra.

Kredia, janë shlyer 2 668 euro.

Viti 2014

Transfeërtë nga llogari bankare e motrës në llogarinë e gjyqtares, në shumën 9 497 39 USD.

Kursime nga prindërit në shumën 403 065 91 lekë.

Kredia bankare, shlyer shuma 1 534 47 euro, ndërsa pa shlyer 33 980 euro.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Vit 2015

Llogari bankare me vlerë, 100 585 25 lekë.

Babai nga SHBA, i ka transferuar shumën prej 29 969 00 USD. Shuma u përket kursimeve të prindërve. Është tërhequr shuma 25 000 USD dhe 20 000 euro janë trabsferuar në një llogari bankare në Vlorë, për të blerë një apartament në pronësi të prindërve.

Babai ka transferuar shumën 16 469 00 USD. Shuma u përket kursimeve të prindërve. Është tërhequr shuma 16 450 00 USD dhe janë transferuar 15 000 euro për  blerjen e një apartamenti për prindërit.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, shlyer shuma 1 143 00 euro, ndërsa pa shlyer 33 667.76 euro.

Viti 2016

Llogari bankare në shumat, 141 232,09 lekë, 10 000 lekë dhe 1 220 USD.

Llogari të krijuara dhe të administruar sipas vullnetit të prindërve në kushtet që banojnë në SHBA. Të dyja llogaritë janë krijuar pas transfertës 9 497 39 USD për arsye të largimit jashtë shtetit të motrës Laerta Balili, Gjuzi e cila e e administratonte deri para largimit. Prindëri janë larguar  nga Shqipëria në vitin 2008.

Llogari në emër të babait në shumën 50 746 00 lekë.

Llogari në emër të nënës, në shumën 76 950 48 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat në shumën 283 336 lekë.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, pashlyer shuma 34 032 56 euro.

Viti 2017

Llogari kursimi ekzistuese, në shumat 5 227 441 69 lekë dhe 3 000 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 220 USD.

Pensionet e prindërve në shumat, 61 021 00 lekë dhe 36 405 00 lekë.

Transfertë nga familjarët në shumat  200 dhe 400 USD.

Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rëna, në shumën 903 543 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat në shumën 342 852 lekë.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, pashlyer shuma 33 183 72 euro.

Viti 2018

Llogari ekzistuese, në shumën 734 078 50 lekë.

Me datë 19.10.2018 janë transferuar 2 000 000 lekë në llogarinë rrjedhëse. Vlera totale është 5 000 486 03 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 220 USD.

Blerë automjet me datë 5.05.2018 në shumën 8 000 euro.

Shitur motorri Pegaso në shumën 50 000 lekë.

Llogari në emër të fëmijëve, në shumat 43 585 00 lekë dhe 32 933 00 lekë.

Llogari në emër të prindërve në shumat, 20 577 00 lekë dhe 67 954 48 lekë.

Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rëna, në shumën 1 663 779 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat në shumën 234 760 lekë.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Shlyer shuma 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, pashlyer shuma 32 204 95 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga