Connect with Us

Shtypi i ditës, 20 gusht 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 20 gusht 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 20 gusht 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me tiullin “Socialistët marrin Shkodrën, protesta”, ndërsa një tjetër titull vijon “PPP Milot-Balldren, si ndryshoi pazari”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Pronat, formulari për të përfituar kompensimin”, ndërsa një tjetër titull vijon “”Na turpëruat” zbardhet debati mes këshilltarëve të PD e deputetëve në Shkodër: Rama të na kërkojë falje”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 27 gusht 2019

“Shekulli” ka si titull kryesor “Nuk respektuan kriteret në tendera, përjashtohen 18 kompani”, ndërsa një tjetër titull vijon “PS merr Këshillin Bashkiak mes protestave, Shkodra në krizë”.

“MAPO” ka si titull kryesor “Shkodra rikthen protestat dhe tensionet politike”, ndërsa një tjetër titull vijon “Merkel mesazh të fortë për integrimin, ja kush po përfiton që tani”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në kufi/ Avokati i Popullit thirrje autoriteteve: Të ndërmjetësohet sa më shpejt zgjidhja

Publikuar

-

Nga

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në kufi/ Avokati i Poullit thirrje autoriteteve: Të ndërmjetësohet sa më shpejt

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kufirin shqiptaro-grek, ku qindra qytetarë shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar prej 3 ditësh.

Në deklaratën për mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje autoriteteve të ndërmjetësohet së më shpejt një zgjidhje.

“Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në dy Pikat Kufitare të Shqipërisë me Greqinë, atë të Kakavijës dhe të Kapshticës, ku disa mijëra qytetarë shqiptarë po presin në rradhë kilometrike me automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Greqisë.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shqiptare të mbështesin nevojat e familjeve, që kanë në përbërje në një pjesë të madhe, të mitur apo të moshuar dhe që po qëndrojnë në temperatura mjaft të larta prej gati 48 orësh për të siguruar shërbimet bazë si furnizimin me ujë, ushqime, ndihmë mjekësore, shërbime higjieno-sanitare dhe respektimin maksimal të masave parandaluese dhe mbrojtëse për “COVID 19”.



LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, datë 26 shtator 2017

Institucioni i Avokati i Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje autoriteteve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërmjetësojnë sa më shpejt për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate tepër shqetësuese të krijuar në kufirin shqiptaro-grek për të shmangur problemet humanitare që sa vijnë e bëhen më të dukshme.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, datë 26 shtator 2017

Institucioni i Avokati i Popullit u rekomandon emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë plan të udhëtojnë drejt Greqisë, të shohin mundësinë e shtyjes sa të jetë e mundur të kohës së udhëtimit deri në normalizimin e situatës së krijuar në kufirin shqiptaro grek.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë dhe monitorojë hap pas hapi në terren detyrimet e institucioneve përgjegjëse shqiptare për normalizimin e situatës dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që presin në kufi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Xhaçka flet nga Kakavija/ Po punojmë për shkurtimin e radhës, të zgjatet orari i punës

Publikuar

-

Nga

Xhaçka flet nga Kakavija/ Po punojmë për shkurtimin e radhës, të zgjatet orari i punës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkuar sot në pikë kufitare të Kakavijës ku janë regjistruar radhë kilometrike të automjeteve që duan të shkojnë drejt Greqisë.

Xhaçka tha se po merren masa që radha të shkurtohet sa më shpejt, duke qenë se grumbullimet mund të përhapinn më shumë koronavirusin.



“Gjendemi këtu në Kakavijë dhe po marrim masa që kjo radhë të shkurtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’ju vijmë në ndihmë qytetarëve.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 27 shtator 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, datë 26 shtator 2017

Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie. Orari i punës të zgjatet përtej orës 22.00”, u shpreh ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Radhët kilometrike në Kakavijë/ Ministria e Jashtme: Pala greke do shtojë kapacitetet testuese

Publikuar

-

Nga

Radhët kilometrike në Kakavijë/ Ministria e Jashtme: Pala greke do shtojë kapacitetet testuese

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sërish për radhët e gjata të automjeteve në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

MEPJ deklaron se pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria njofton se është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.



“Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim. Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 29 shtator 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 5 shkurt 2017

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare. Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE